AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Dalin bisedat midis qendrës së kontrollit dhe drejtuesve, pak para përplasjes së 2 trenave në Spanjë

by Alb Times
29/10/2026
in Botë
6
0
Dalin bisedat midis qendrës së kontrollit dhe drejtuesve, pak para përplasjes së 2 trenave në Spanjë

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Regjistrimet audio të publikuara në mediat spanjolle zbulojnë bisedat mes drejtuesve të trenit dhe qendrës së kontrollit hekurudhor në minutat para aksidentit tragjik të trenave, ku humbën jetën të paktën 68 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e katastrofës, e cila ka ndodhur të mërkurën në mëngjes, kur një tren i shpejtësisë së lartë që udhëtonte nga Madridi drejt Seviljes u përplas me një tren të ndalur.

Tre regjistrime audio mes qendrës së kontrollit në Madrid dhe dy drejtuesve të trenit tregojnë se njërit prej trenave të shpejtësisë së lartë iu dha leje të vazhdonte lëvizjen, megjithëse rreth 25 kilometra më përpara ndodhej një tren tjetër që kishte ndaluar për shkak të një defekti.

Publikimi i regjistrimeve vjen në kohën kur Spanja nis tri ditë zie kombëtare për një nga aksidentet më të rënda hekurudhore në historinë moderne të Evropës.

Treni i ndalur, që operohej nga kompania Iryo, kishte ndaluar në shina për shkak të një defekti kompjuterik. Në atë moment, kontrollin e situatës e mori qendra e kontrollit në kryeqytetin spanjoll, e cila funksionon 24 orë në ditë.

Regjistrimet audio janë publikuar nga media spanjolle, përfshirë gazetën El País dhe transmetuesin RTVE.

Në njërin prej regjistrimeve, një operator i qendrës së kontrollit i thotë drejtuesit të trenit të kompanisë shtetërore hekurudhore Renfe që ta vazhdojë udhëtimin me shpejtësi normale, pas disa problemeve teknike.

“Vazhdoni udhëtimin dhe më pas ndiqni sistemin e bllokut me sinjalizim anësor, me shpejtësi normale dhe sipas procedurës së zakonshme”, i thotë operatori i qendrës së kontrollit makinistit.

Makinisti pyet: “Me shpejtësi normale?”.

Kontrollori përgjigjet: “Po”.

Sistemi i bllokut me sinjalizim anësor është një sistem rezervë ose alternativ i kontrollit të trenave, që përdoret kur sistemi automatik i sinjalizimit ose i transmetimit të të dhënave pëson defekt.

Më vonë, makinisti i trenit tjetër, të operuar nga kompania private Iryo, thotë në një regjistrim tjetër audio se lidhja me sistemin e kontrollit të trenit është ndërprerë dhe se treni ka ndaluar në Urda.

“Treni është i ndalur përpara sinjalit të hyrjes në Urda”, i thotë drejtuesi operatorit të qendrës së kontrollit. Pas një sërë shkëmbimesh, drejtuesit i thuhet që ta “vazhdojë udhëtimin” normalisht.

Sipas një regjistrimi të mëvonshëm, drejtuesi i trenit të Iryo-s kontakton sërish qendrën e kontrollit dhe thotë se nuk mund ta nisë trenin.

“Treni nuk më lejon ta kontrolloj sistemin e sigurisë. Prandaj jam ende i ndalur përpara sinjalit të hyrjes”, thotë ai.

Regjistrimi i fundit sugjeron se kontrollori ishte njoftuar që treni i Iryo-s vazhdonte të ishte i ndalur, ndërsa treni i Renfe-s po afrohej.

Kompania Iryo ka thënë se treni i saj, në të cilin ndodheshin 147 pasagjerë, ishte “goditur nga prapa” nga një tren tjetër i kompanisë Renfe, i cili transportonte 397 pasagjerë.

Ministri i Transportit i Spanjës, Oscar Puente, ka thënë të mërkurën se vendimi për të udhëzuar trenat që të lëvizin përsëri, pa asnjë kufizim shpejtësie, ishte “i pashpjegueshëm”.

The post Dalin bisedat midis qendrës së kontrollit dhe drejtuesve, pak para përplasjes së 2 trenave në Spanjë appeared first on Euronews Albania.

Burimi: Botë

Tags: BotaEvropaPërplasja e trenave në Spanjë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Veliaj, me tre të dënuar përjetë” / Avokati: Njëri prej tyre, personazh i njohur i krimit!

29/10/2026

Vendimi i Apelit për bojkotin, avokatët presin Dhomën e Avokatisë, shtyhet seanca ndaj Beqajt

29/10/2026

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Sanchez: Po punojmë ditë e natë për të sqaruar çdo detaj

29/10/2026

Balla pas seancës me tensione: Zhurma e opozitës nuk ndal axhendën europiane të Shqipërisë

29/10/2026

Sulmi në stacion bazë Starlink, Lituania akuzon dy të dyshuar për terrorizëm

29/10/2026

Imunitet Guvernatorit! Balla: Do gëzojë të drejtat e homologëve të tij në BE. Ligji ka marrë “dritën jeshile” nga KE

29/10/2026

Flamuri kombëtar si strehë ku fshihen bandat

29/10/2026

Anija greke me kontejnerë fundoset pas një sulmi me dron në brigjet e Bullgarisë

29/10/2026

Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban

29/10/2026

Ergys Agasi mbërrin në burgun e Fierit: Zbardhen detajet e para nga transferimi

29/10/2026

PD bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

29/10/2026

Protestë në Kosovë në mbrojtje të grave, kërkohet llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse pas vrasjes në Pejë

29/10/2026

Rusia godet me dron trenin e pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur

29/10/2026

Lidhje me Shtetin Islamik, Iraku dënon me burgim të përjetshëm tre francezë

29/10/2026

Një shënim për Erion Veliajn

29/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Veliaj, me tre të dënuar përjetë” / Avokati: Njëri prej tyre, personazh i njohur i krimit!
  • Vendimi i Apelit për bojkotin, avokatët presin Dhomën e Avokatisë, shtyhet seanca ndaj Beqajt

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.