• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

SHËNIM / Familja Berisha po habitet, janë kaq të pasur sa flasin për miliona euro sikur ishin lekë të vjetra

14/09/2024
in Politikë
SHËNIM / Familja Berisha po habitet, janë kaq të pasur sa flasin për miliona euro sikur ishin lekë të vjetra

Përtej përgjegjësive ligjore, mbetet fakti që përpara gjithë popullit do të dalë në sallën e gjyqit një familje miliarderësh dhe kjo ngre një pyetje të madhe politike: Cilën klasë shoqërore përfaqëson sot PD? Sa njerëz të varfër dhe pensionistë do të jenë të gatshëm të luftojnë përsëri për të mbrojtur miliardat e liderit të tyre?

Përtej akuzave të SPAK-ut dhe mbrojtjes së dy të pandehurëve (qëndrime të kundërta që do të gjykohen nga gjykata), është një fakt i padiskutueshëm që del nga hetimet për privatizimin e ish-Klub Partizanit dhe 19 kullat që u ndërtuan në ato toka: Familja e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kur erdhi në pushtet në vitin 1992 u filmua nga France Presse në shtëpinë e tij modeste pa as edhe një libër, është bërë jashtezakonisht shumë e pasur. Ata kanë grumbulluar aq shumë para, saqë kanë humbur të gjithë sensin e masës.

Sipas SPAK, Jamarbër Malltezi, dukshëm duke përfituar nga pozicioni i tij i pushtetit në krahasim me Fatmir Bektashin (i cili ishte investitor), ka marrë edhe një sipërfaqe shtesë të kullës me emrin ARA me vlerë 1,250,815 euro. Një sipërfaqe që sipas SPAK atij nuk i takon sipas ndarjes së berë me ortakët e tjerë. Jamarber reagoi ndaj kësaj akuze: ”Ajo është zyra ime. Pjesërisht e kam marrë përmes shkëmbimit të pronave, pjesërisht e kam blerë nga Homeplan”, shpjegoi ai. Por problemi themelor është një tjetër: sa shqiptarë kanë një zyrë me vlerë 1.2 milionë euro? Për Jamarber Malltezin është kaq normale, saqë as që ka marrë mundimin ta mohojë atë vlerë marramendëse, duke u shqetësuar vetëm për të shpjeguar se është pronari legjitim.

I gjithë ”Operacioni Partizani” nxori një çmim fitim 5,908,570 euro për familjen e dhëndrit të ish-kryeministrit Berisha!!! Dhe as përballë kësaj shifre marramendëse familja Berisha nuk e mori mundimin të bëjë ndonjë përgënjeshtrim. Për ta është krejtësisht normale të kenë fituar atë shumë: e vetmja gjë që i shqetëson është të pretendojnë se e kanë fituar pa ndihmën e baba Berishës. Por sa shqiptarë normalë fitojnë 6 milionë euro në një operacion të vetëm të pasurive të paluajtshme pa ndihmën e askujt?

Argita dhe Jamabëri janë aq të pasur sa kanë mundësi të paguajnë 118 mijë euro bamirësi në fondacionin e fëmijëve autik të Liri Berishës. Gjest i bukur, sigurisht. Po sa shqiptarë normalë e kanë luksin të japin 118 mijë euro për bamirësi? Një pensionist shqiptar, ata që Berisha pretendon se dëshiron të mbrojë, nuk arrin t’i kursejë në gjithë jetën e tij.

Dosja e SPAK-ut është plot me shifra të tilla. Shuma të paimagjinueshme për çdo qytetar shqiptar, por për familjen e ish-kryeministrit janë vlera që ata i konsiderojnë normale dhe që as që përpiqen t’i mohojnë. Flasin për milionat euro sikur ishin milionat e lekëve të vjetra dhe bezdisja që shkakton ky hetim në fund të fundit është vetëm se këto shifra dalin në dritë. Në fakt, përtej përgjegjësive ligjiore, mbetet fakti që përpara gjithë popullit do të dalë në sallën e gjyqit një familje miliarderësh dhe kjo ngre një pyetje të madhe politike: Cilën klasë shoqërore përfaqëson sot PD? Borgjezinë dhe të pasurit, që në realitet janë në anën e qeverisë që vitet e fundit nuk ka bërë asgjë kundër tyre dhe mbi të gjitha që nuk i kërcënon t’i arrestojë vetëm se janë të pasur, siç bën Berisha? Apo të varfërit dhe pensionistët? Por në vendin që mbetet më i varfëri në Evropë, sa njerëz të varfër dhe pensionistë do të jenë të gatshëm të luftojnë përsëri për të mbrojtur miliardat e liderit të tyre?/Shqiptarja.com

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!