• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Shehaj në Kuvend: Taulant, do të vijë edhe ty fundi/ Balla: PD të bëri deputet qyl, ti Agron u vodhe listën e anëtarësisë! Por për këtë do të flasë tezja e Lapajt

27/01/2026
in Kryesore, Politikë
Shehaj në Kuvend: Taulant, do të vijë edhe ty fundi/ Balla: PD të bëri deputet qyl, ti Agron u vodhe listën e anëtarësisë! Por për këtë do të flasë tezja e Lapajt

 

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se qeveria po mbron zëvendëskryeministren Belinda Balluku përmes Gjykatës Kushtetuese.

Në fjalën e tij në Kuvend, Shehaj u shpreh se plani i kryeministrit Edi Rama, është t’i drejtohet Komisionit të Venecias, për të fituar kohë. 

Shehaj iu drejtua edhe kreut të grupit të PS, Taulant Balla, duke i thënë se edhe atij do i vijë fundi. 

“Tani, lajmi i ditës duhet të ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me kërkesën e Edi Ramës, për ndalimin e pezullimit të Belinda Ballukut, zëvendës së tij, të cilën SPAK e ka kapur duke vjedhur dhe duke abuzuar me paratë e qytetarëve. Por lajmi nuk ishte ky, lajmi ishte shkarkimi i drejtorit të 16 të Kadastrës së Vlorës në pak vite. 16 drejtorë të Kadastrës, ose janë shkarkuar, ose kanë dhënë dorëheqje, sepse padrejtësia më e madhe që i është bërë këtij populli, ka të bëjë me pronat, keni vjedhur pronat, ju keni mohuar të drejtën e pronës, i keni rrjepur, i keni telendisur. Jeni pasuruar duke vjedhur pronat. Ky parlament në 35 vjet, padrejtësia më e madhe, ka qenë e drejta e pronës. Kjo është padrejtësia më e madhe, në këto 35 vjet nuk keni pasur drejtësi. Tani, Gjykata Kushtetuese ndërkohë, ka mbetur shpresa e fundit për ju, për të korruptuarit që t’i shpëtojnë drejtësisë, shpresa  e vetme e ministres Balluku, që ka kërkesë për arrest, ju e mbroni këtu. Ka 3 muaj që ka një hetim. Ka kërkesë pezullimi, arrestimi, e keni marrë në mbrojtje, keni një plan diabolik në lidhje me Gjykatën Kushtetuese. 

Unë e kuptoj shqetësimin tënd Taulant, jam Taulanti dua 100 mijë euro. Do kthehemi te thelbi. Gjykata Kushtetuese ka gjasa të marrë vendim, ose të mos marrë vendim, t’i drejtohet Komisionit të Venecias, të fitojmë kohë, ja që shpëtuan nga sikleti i Belinda Ballukut. Vendimi për fatin tuaj, për fatin e të korruptuarve nuk është marrë këtu, por në Perëndim, u ka gjetur belaja. Po i shpikni të gjitha. Është koha juaj, koha e të korruptuarve, që kanë vjedhur qytetarët shqiptarë, Taulant, shumë shpejt do të vijë fundi edhe ty”, theksoi ai. 

 Me 1 gur 2 zogj, Balla: PD të bëri deputet qyl, ti Agron u vodhe listën e anëtarësisë! Por për këtë do të flasë tezja e Lapajt në Kuvend 

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, shfrytëzoi marrëdhëniet e tensionuara mes Adriatik Lapajt dhe deputetit Agron Shehaj, për t’i sulmuar të dy njëherësh. 

Në një replikë me Shehajn, Balla tha se ndaj këtij të fundit rëndon një dënim për vjedhjen e databazës së anëtarësisë së Partisë Demokratike para se të “divorcohej” nga kjo forcë politike, por se për këtë do të flasë “tezja e Lapajt” në Kuvend, duke iu referuar deputetes Ana Dajko, e cila fitoi mandatin e ligjvënëses aksidenatalisht, për shkak të mosmarrëveshjes mes kreut të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” dhe Endri Shabanit, asokohe drejtues i Nismës Thurje dhe bashkëkryetar i koalicionit, sot Avokat i Popullit. 

“Kam para një vendim të një autoriteti të pavarur që je dënuar për vjedhjen e listave të anëtarësisë së PD, nuk po futem te Lapaj, Llapaj., Lapaj, se kur të merret vendimi i formës së prerë, të dalë e të flasë tezja e Lapajt këtu. Po ti i ke vjedhur listën e anëtarëve të PD, këta të futën qyl, ti u vjedh të dhënat”,- tha Balla.  

Më të lexuarat

  • Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mos na e shisni si rinovim!”, Shehi-Berishës për kryesinë e re: Protestuesit duan të ndryshojnë ligjin e 2008-ës që votove me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arrestohet Roland Sula, personi që goditi gazetarin Ilir Demalia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gaz Paja: Si u bëra investitor strategjik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U shfaq si protestues, deputetja socialiste për Paulin Lulin: PS të dha çdo mundësi, ku e gjen legjitimitetin të bërtasësh në bulevard, ‘Rama ik’?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si ra Donald Trump në grackën e “sheikëve” të Ballkanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestuesve u soset durimi, kërcënojnë Ramën me fatin e Enver Hoxhës: Dorëzohu ose rrëzohu!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qeveria i jep “Osmanit” 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Publikohet lista e kandidateve gra për Këshillin Kombëtar të PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!