AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

SHBA i dërgon “mesazh privat” Iranit

by SHT Media
15/01/2024
in Botë
6
0
SHBA i dërgon “mesazh privat” Iranit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të dielën se Uashingtoni i ka dërguar një mesazh privat Teheranit për rebelët e lëvizjes jemenase të mbështetur nga Irani, Huthi, të cilët janë përgjegjës për sulmet kundër anijeve tregtare ndërkombëtare në Detin e Kuq.

“Ne ua dhamë atë [mesazhin] privatisht dhe jemi të bindur se jemi të përgatitur mirë”, tha Biden për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë të dielën, një ditë pasi forcat amerikane dhe aleatët e tyre i bombarduan për herë të dytë caqet Hollësitë e mesazhit privat nuk u bënë të ditura.

Shtetet e Bashkuara dhe Irani nuk kanë marrëdhënie diplomatike formalisht. Çështjet mes tyre në përgjithësi janë shtjelluar përmes Ambasadës së Zvicrës në Teheran prej vitit 1979.

Rebelët huthi – sulmet e të cilëve kundër anijeve të lidhura me Izraelin dhe anijeve të tjera tregtare në Detin e Kuq kanë nxitur reagim ushtarak nga SHBA-ja dhe aleatët e saj kundër caqeve huthi në Jemen – janë zotuar për hakmarrje “të fuqishme” pas sulmit të dytë të së shtunës.

Ky kërcënim i rrit shqetësimet se mund të ketë konfrontime të mst nga SHBA-ja dhe BE-ja, në Rripin e Gazës, i cili njëlloj sikur lëvizja Huthi gëzon mbështetjen e Iranit.

Rusia dhe Irani, mbështetësi kryesor të rebelëve huthi, i dënuan menjëherë sulmet duke thënë se ato do të sillnin konfrontime të mëtejshme në Lindjen e Mesme.

“Sulmi i ri do të jetë një përgjigje e fuqishme dhe efektive”, tha zëdhënësi i Huthit, Nasruldeen Amer të shtunën, sipas Al-Jazeera.

Ai tha se nga sulmi i dytë nuk kishte viktima, të lënduar apo dëme materiale.

Kërcënimi i tyre vjen pas ushtria amerikane e kreu sulmin e dytë brenda dy ditëve, këtë herë kundër një zone radarësh.

Të premten, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe i bombarduan caqet e Huthit në Jemen. Huthi tha se pesë luftëtarë të tij u vranë gjatë bombardimeve.

Huthi e ka mohuar se dëshiron të përzihet në tregtinë ndërkombëtare në Detin e Kuq, por thotë se cak i sulmeve të rebelëve të tij janë anijet e lidhura me Izraelin, si shenjë mbështetje për palestinezët gjatë luftës së Izraelit kundër Hamasit.

Megjithatë, shumë prej anijeve që ata i kanë sulmuar nuk kanë lidhje të qartë me Izraelin.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk po kërkojnë konflikt në rajon, por e kanë paralajmëruar lëvizjen Huthi se nuk do ta lejojnë dhunën ta pengojë rrugën ndërkombëtare të transportit të mallrave./REL

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD!

06/09/2026

Athina sinjalizon veto ndaj avancimit të Shqipërisë në BE, Mitsotakis: Do të ushtrojmë të drejtat tona

06/09/2026

Çfarë është AfD dhe çfarë programi ka! Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

06/09/2026

“Non-grata çështje e mbyllur”, Berisha sulmon Blinken dhe Yuri Kim nga Nju Xhersi: Kush na tregoi barin, sot është pa punë!

06/09/2026

Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë

05/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit
  • Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje
  • Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.