• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

SHBA dhe Britania sulmojnë bazat e rebelëve pro-iranianë “Houthi” në Jemen

12/01/2024
in Botë
SHBA dhe Britania sulmojnë bazat e rebelëve pro-iranianë “Houthi” në Jemen

Ushtria amerikane dhe ajo britanike, me mbështetjen Australisë, Bahreinit, Kanadasë dhe Holandës, kanë ndërmarrë sulme ndaj objektivave të përdorura nga grupi i rebelëve Houthi. Presidenti amerikan Joe Biden thotë se sulmet janë në përgjigje të sulmeve nga Huthi të mbështetur nga Irani mbi anijet në Detin e Kuq që prej muajit nëntor. SHBA dhe Britania sulmuan 60 objektiva të terroristëve Houthi në 16 vende të Jemenit.

“Këto sulme janë në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj sulmeve të paprecedente nga (grupi) Houthi kundër anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq, përfshirë përdorimin e raketave balistike kundër anijeve për herë të parë në histori”, tha presidenti Biden përmes një deklarate për shtyp.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak tha se sulmet e groupit Houthi kanë rrezikuar personelin amerikan, marinarët civilë dhe partnerët e Shteteve të Bashkuara, si edhe kanë rrezikuar tregtinë e kanë kërcënuar lirinë e lundrimit.+

Nga ana tjetër Biden theksoi se “nuk do të hezitojë të urdhërojë masa të mëtejshme” për të mbrojtur njerëzit dhe tregtinë e lirë.

“Më shumë se 50 vende janë prekur nga 27 sulme ndaj anijeve tregtare ndërkombëtare. Ekuipazhet nga më shumë se 20 vende janë kërcënuar ose janë marrë peng në akte piraterie”, shprehet presidenti Biden.

Në një deklaratë të bërë pas sulmeve thuhet se SHBA dhe aleatët synojnë “të rivendosin stabilitetin në Detin e Kuq”.

Nga ana tjetër, një zëdhënësi i Huthi tha se do të hakmerren dhe do të vazhdojnë t’i shënjestrojnë anijet e lidhura me Izraelin në Detin e Kuq”. Edhe Irani ka dënuar sulmet e SHBA dhe Britanisë.

“Ne pohojmë se nuk ka absolutisht asnjë justifikim për këtë agresion kundër Jemenit, pasi nuk ka pasur asnjë kërcënim për transportin ndërkombëtar në Detin e Kuq dhe Detin Arabik, dhe sulmet kanë goditur dhe do të vazhdojnë të godasin anijet izraelite ose ato që drejtohen në portet e Palestinës së pushtuar”, shkruan Mohammed Abdulsalam në “X”.

Sulmet u kryen me raketa Tomahawk të lëshuara nga anijet dhe avionë luftarakë, thanë zyrtarë amerikanë për agjencinë Associated Press. Objektivat ushtarake përfshinin qendra logjistike, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe depo armësh, thanë zyrtarët.

​Sulmet ishin përgjigjja e parë ushtarake nga ana e Shteteve të Bashkuara ndaj fushatës së vazhdueshme të sulmeve me dronë dhe raketa ndaj anijeve tregtare që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit. Sulmi i koordinuar ushtarak vjen një javë pasi Shtëpia e Bardhë dhe një numër vendesh partnere paralajmëruan rebelët Houthi se do të përballeshin me kundërpërgjigje ushtarake nëse nuk ndalonin sulmet.

/f.s

Më të lexuarat

  • “Irani nuk ka vend në këtë proces”/ Bisedimet Izrael-Liban, ambasadori izraelit sulmon rolin e Teheranit

    “Irani nuk ka vend në këtë proces”/ Bisedimet Izrael-Liban, ambasadori izraelit sulmon rolin e Teheranit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Indri përballet me Vanesën, zbulojnë bisedat pas daljes nga Ferma VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mbi 20 ditë protestë, Balla tregon emrat e organizatorëve: Njihuni me udhëheqësit e “Shqipërisë së re” (Video)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zhaku bën veprimin e papritur, çfarë ndodhi në Post Ferma VIP (VIDEO)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani? Dy fitimtarë do të dalin nga kjo protestë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vetëpastrimi i partisë duhet të nisë nga ty”/ Kryesocialistja e Shkodrës i kthehet Elisa Spiropalit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Irani kundërshton deklaratat e SHBA-së: Bashkëpunimi me ‘IAEA’-n vazhdon sipas procedurave aktuale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çunat e Londrës me blogeret në Dhërmi, ja pse kishte pak protestues mbrëmë para Kryeministrisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skadon ultimatumi i dorëheqjes / Avokati i Berishës: Nga sot s’ka më paqe. Çim Peka: Gati për përballje fizike, këtë mund t’a bëjmë vetëm ne që kemi 15 vite që lutojmë me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!