• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Jetë

Indri përballet me Vanesën, zbulojnë bisedat pas daljes nga Ferma VIP

22/06/2026
in Jetë, Kryesore
Indri përballet me Vanesën, zbulojnë bisedat pas daljes nga Ferma VIP

Një nga përballjet më të forta në Post Ferma VIP ishte ajo mes Vanesës dhe Indrit, të cilët sqaruan publikisht raportin e tyre pas përfundimit të spektaklit.

Vanesa u shpreh e zhgënjyer nga sjellja e Indrit pas daljes nga ferma, duke deklaruar se kishte investuar maksimalisht në marrëdhënien e tyre, ndërsa sipas saj ai e harroi gjithçka sapo ajo u eliminua.

Nga ana tjetër, Indri mohoi se kishte luajtur me ndjenjat e saj dhe këmbënguli se çdo gjë që kishte thënë brenda fermës ishte e sinqertë.

Indri pranoi se kishte gabuar me mënyrën se si kishte vepruar pas largimit të Vanesës, por mohoi që Klevisa të kishte qenë arsyeja e krisjes së raportit të tyre.

Pjesë nga biseda:

Florian Agalliu: Pasi u eliminove, si e le marrëdhënien?

Vanesa: Ne ishim shumë, shumë mirë. Përgjatë gjithë javës së fundit unë i jam dhënë 150% Indrit dhe deri në ditën e fundit meraku im ka qenë si ishte ai. Kur kam dalë, kam lënë amanet rrobat dhe fizikën e Indrit. Pesë minuta që dola, pastaj ishte kështu si një pluhur, u harrua çdo gjë që kishte ndodhur këtu brenda.

Florian Agalliu: Ju keni komunikuar gjatë kësaj kohe që keni qenë jashtë?

Vanesa: Kemi pasur një bisedë te after party. Një bisedë shumë të shkurtër, pesë minuta. Në ato pesë minuta vërtetova edhe njëherë atë që kisha krijuar, ishte shumë i ftohtë në logjikën, në atë që thoshte. Kuptova që s’kishte pasur pikë ndjenje.

Indri: Unë e kuptoj Vanesën, më vjen shumë keq. Unë të gjitha gjërat që t’i kam thënë ty, i kam thënë se i kam ndjerë vërtet. Nuk ka qenë strategji.

Vanesa: Ka qenë.

Indri: Unë nuk e kam fuqinë të të bëj ty të më besosh. Por unë po ta them në sy, letrën e kam shkruar unë me vullnetin tim.

Vanesa: Bravo, urime.

Indri: Unë kam pasur vërtet një pëlqim të madh për ty që në ditën 1, 2. Më ke pëlqyer shumë për vajzën që je, për artisten që je, për shpirtin e pastër që mendoj se e ke. Ndodhi çfarë ndodhi… Ti je viktimë e atij problemi që unë kam pasur, e atij momenti. Unë shumë, shumë herë të kam thënë ta marrim me qetësi, hap pas hapi. Ti s’e ke marrë me qetësi.

Vanesa: Më thuaj kur s’e kam marrë unë me qetësi?

Indri: Kemi pasur një disnivel.

Vanesa: Pse s’ma ke thënë brenda, por prite të dilja jashtë?

Indri: Në momentin që ti më thua “të dua”, “jam e përfshirë”… në momentin që unë s’të përgjigjem “të dua”, por them ta marrim me qetësi…

Vanesa: Jo, s’ma ke thënë.

Indri: Ka qenë një marrëdhënie njohjeje.

Vanesa: Nëse të pyesin: “Vanesa Sono çfarë e ke pasur?”, çfarë do thuash ti? Do thuash e kam pasur shoqe? Çfarë kemi qenë ne të dy?

Indri: Të dashur s’kemi qenë. Ajo që të kam dhënë unë ty ka qenë komplet prej shpirtit tim, të tëra momentet e bukura.

Vanesa: Ke dalë dhe ke thënë s’kam qenë i dashuruar. Si ke dhënë dashuri kur s’ke qenë i dashuruar?

Indri: Po, faji im është që s’kam rënë në dashuri me ty, o Vanesa?

Vanesa: Pika jote e fortë në lojë ishin marrëdhëniet romantike. Dhe the: “Marrëdhënia romantike iku, çfarë të bëj unë tani?”. Po prit se kjo vajza, Klevisa, erdhi, ja ta shtyj deri në finale.

Indri: Klevisa s’ka lidhje me ndarjen tonë. Bëra gabim, shumë gabim që shpreha diçka të sinqertë për Klevisën.

Vanesa: Mua gjëja që më bezdisi më tepër se ndërprerja e marrëdhënies është, nga ana njerëzore, një seri gjërash që ti bëre. Vjen Klevisa, pas pesë minutash që unë isha larguar, shkon merr Klevisën, harrove dhe patericën. Madje, në një moment the: “Shpëtova nga skemat”. Nga cilat skema?

Më të lexuarat

  • Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %

    Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndahet nga jeta Dolly Parton

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ado arrestohet Salillari nga SPAK? Pas Lulzimit për ndërtimet pa leje oligarku tenton t’i faturojë burgun Bledar Starovës për aferat e tij me tendera, lidhja me ‘merimangën’ Entela Çano

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Andi Tepelena i ‘Flamingove’ përlau qindra mijëra euro nga Soros dhe BE me OJF-në e errët Art Kontakt, financime edhe nga Ministria e Kulturës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %, zgjedhjet konfirmuan mashtrimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është presidentja sllovene një spiune e Moskës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga radikalizimi islamik te komprometimi i Kurtit, si BIA serbe tentoi të destabilizonte Kosovën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mundet SHBA ta “mbysë” ekonomikisht Iranin pa prekur Kinën? Basti i madh i Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga postet në qeverinë “Berisha” te Rilindja, si i ngjiti shkallët e karrierës burri i Manastirliut dhe misteri i 200 mijë eurove

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga avioni te kështjella dhe fotoja me Macron, media franceze ‘zbërthen’ Ermal Beqirin; gjykata e lë në burg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!