• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Shantazhonte grekët se do i publikonte bisedat intime, arrestohet korçari

26/02/2026
in Kronikë
Shantazhonte grekët se do i publikonte bisedat intime, arrestohet korçari

Një 47-vjeçar nga Korça është arrestuar pasi dyshohet se shantazhonte shtetas grekë me publikimin e bisedave dhe fotove intime, duke i marrë mijëra euro.

Mendohet se shtetasi nga Korça i ka marrë 4000 euro një greku, duke e shantazhuar për rreth 3 vjet se do t’i publikonte biseda dhe foto intime. Dyshohet se me të njëjtin mekanizëm, ka përfituar edhe nga shtetas të tjerë grekë, shuma të konsiderueshme parash, që variojnë nga 30 000-40 000 euro.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Blackmail”. Operacioni, rezultat i 4 muajve hetime me metoda proaktive.

I mori 4000 euro një shtetasi grek, duke e shantazhuar për rreth 3 vjet, se do t’i publikonte biseda dhe foto intime, vihet në pranga 47-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Korçë, si rezultat i hetimeve të kryera për një periudhë 4-mujore, me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Blackmail”.

Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi K. J., 47 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mashtrimi”.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi K. J., për një periudhë rreth 3-vjeçare, nëpërmjet shantazhit për publikimin e bisedave dhe fotove intime, ka përfituar rreth 4000 euro, nga një shtetas grek. Gjithashtu, shtetasi K. J. dyshohet se me të njejtin mekanizëm, ka përfituar edhe nga shtetas të tjerë grekë, shuma të konsiderueshme parash, që variojnë nga 30 000 – 40 000 euro.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të shtetasve të tjerë të përshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • “Zvarritje e shëmtuar e seancave”/ Juristja: Drejtësia, anemike për 21 janarin!

    “Zvarritje e shëmtuar e seancave”/ Juristja: Drejtësia, anemike për 21 janarin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Adriatik Lapaj kundër propozimit të PS: Ulja e numrit të deputetëve në 100, vijë e kuqe për ne

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rusia kërcënon Evropën: Do sulmojmë çdo vend që merr bombardues francezë me armë bërthamore!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Basti për Kubën: Trump kërkon ndryshim regjimi, Putin dërgon anijen me naftë në ishull

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Konfirmohet “pakti” Rama-Meloni, BE: Qendrat e Gjadrit nuk shkelin ligjet tona

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!