AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Samiti për Ballkanin Perëndimor, tre kryeministrat shqiptarë mblidhen në Kotor të Malit të Zi

by SHT Media
16/05/2024
in Politikë
6
0
Samiti për Ballkanin Perëndimor, tre kryeministrat shqiptarë mblidhen në Kotor të Malit të Zi
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Malin e Zi vijon sot takimi 2-ditor i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Samiti i cili zhvillohet në Kotor të Malit të Zi ka në qendër të diskutimeve të tij Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Samiti do të organizohet nga kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, ndërsa ky takim do të bëjë së bashku tre kryeministra shqiptarë, nisur me Edi Ramën, Albin Kurtin dhe Talat Xhaferrin e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë samit marrin pjesë edhe Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Várhelyi dhe Ndihmës sekretari i Shtetit amerikan për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Në fokus të këtij samiti do të jetë koordinimi i punës së vendeve të rajonit në procesin e integrimit evropian. Një pikat kryesore të takimit do të përqendrohet te fondi i Bashkimit Evropian prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor që synon të ndihmojë me projekte ekonomitë e vendeve të rajonit në sektorët prioritarë sikurse janë: infrastruktura, energjia, nxitja e investimeve, arsimi e kurrikulat arsimore.

Samiti organizohet nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët” (One region, common vision).

Çfarë synon paketa e BE-së prej 6 mld eurosh për Ballkanin Perëndimor 

Paketa e cila përfshin 6 miliardë euro parashikon që vendet e Ballkanit Perëndimor do të marrin 2 miliardë euro në formën e parave pa interes dhe 4 miliardë euro në formën e kredive të buta.

Kjo është një prej paketave më ambicioze të Bashkimi Evropian për të ndihmuar rritjen ekonomike dhe reformat në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që ato të ecin përpara më shpejt drejt integrimit në BE.

Por fjalën e fundit do ta japë Këshilli i BE-së. Pasi Parlamenti Evropian miratoi paketën, ajo duhet të ‘vuloset’ edhe nga Këshilli i BE-së. Pas kësaj, mund të fillojnë pagesat e para për përfituesit.

Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave dhe kryerjen e investimeve, bazuar në katër shtylla kryesore:

  • Rritja e integrimit ekonomik me Tregun Unik të Bashkimit Evropian.
  • Rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor, përmes Tregut të Përbashkët Rajonal.
  • Përshpejtimi i reformave themelore
  • Rritja e ndihmës financiare

Për të zbatuar këtë plan, BE-ja ka propozuar një instrument të ri financimi: 6 miliardë euro në tre vitet e ardhshme për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke kombinuar grantet me kreditë e buta.

Si do të funksionojë plani i rritjes ekonomike?

Mbështetja 6 miliardë euro nga Bashkimi Evropian për Ballkanin në periudhën 2024-2027, do të çelet pasi instrumenti të jetë miratuar edhe nga Këshilli Evropian.

3 miliardë euro (2 miliardë € grante dhe 1 miliard € kredi të buta) do të shkojnë për investime përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF).

3 miliardë eurot e tjera, janë në formën e kredive të buta për qeveritë në Ballkanin Perëndimor, me kusht që ato të përmbushin Agjendat e Reformës.

Për të përfituar nga fondet, secili vend i Ballkanit Perëndimor do të duhet të përgatisë një Agjendë Reformash, në mënyrë të veçantë ato në fushën e rendit dhe të sundimit të ligjit.

Pagesat do të bëhen dy herë në vit, në bazë të kërkesave të paraqitura nga partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe pas verifikimit nga Komisioni për arritjen e kushteve dhe parakushteve përkatëse të pagesës, si stabiliteti makro-financiar, menaxhimi i shëndoshë i financave publike, transparenca dhe mbajtja nën kontroll e buxhetit.

Nëse kushtet e pagesës nuk plotësohen, Komisioni pezullon ose zbret një shumë të caktuar nga fondi.

Secili prej 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të ketë 1-2 vjet kohë për të përmbushur kushtet, në të kundërt shuma do të rishpërndahet mes të tjerëve në vitet në vijim.

Me përthithjen e këtyre fondeve, në formën asistencës financiare për të ndihmuar reformat, ku 2 miliardë euro do të jenë grante dhe 4 miliardë euro kredi nga 2024 deri në 2027,  Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të mund të integrohen paraprakisht në tregun  e përbashkët evropian, duke lehtësuar jetën e individëve dhe bizneseve rezidentë në secilin shtet.

Por çfarë do të përfitojnë konkretisht qytetarët? 

Me integrimin në tregun e brendshëm evropian, vlerësohet se vetëm nga ndryshimi i regjimit të transaksioneve financiare që bëjnë qytetarët shqiptarë që jetojnë në shtetet Evropiane, siç janë dërgesat e parave për familjet e tyre dhe për sipërmarrjet e tyre të vogla në Shqipëri, parashikohet që ata të mund të kursejnë mbi 20 milion euro në vit.

Nga ana tjetër, janë miliona euro që bizneset e rajonit dhe shpenzojnë ndërkohë që janë jashtë konkurrencës me kompanitë evropiane, të cilat për të njëjtat gjëra nuk ka nevojë të bëjnë shpenzime të tyre sepse shfrytëzojnë mekanizmat që janë brenda tregut të Bashkimit Evropian.

Plani i ri parashikon fillimisht integrimin e Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët, proces i cili do të varet nga përshtatja e vendeve të rajonit me rregullat e këtij tregu dhe paralelisht hapje e tregut të tyre në sektorët përkatës për vendet fqinje.

Hapja e tregut rajonal parashikohet të rrisë Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) të Ballkanit Perëndimor me 10 për qind.

Reformat janë një tjetër hallkë e rëndësishme e planit, çka nënkupton sundimin e ligjit që ndihmon edhe në tërheqjen e investimeve të drejtpërdrejta të huaja dhe forcon stabilitetin rajonal. Dhe në fund do të aplikohet shpërndaja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat, prej 6 miliardë eurosh.

Në kuadër të integrimit të rajonit, ka qenë edhe Procesi i Berlinit, një iniciativë e nisur në vitin 2015 që synoi rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.

Në vijim të saj, për të forcuar bashkëpunimin në rajon u ndërmor iniciativa tjetër “Ballkani i Hapur”, ku pjesë e saj u bënë vetëm Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Çfarë ndodh pas miratimit?

Pasi të miratohen, gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor do të ftohen të paraqesin agjendat e tyre individuale të reformave duke paraqitur reformat social- ekonomike dhe themelore që do të ndërmarrin për të nxitur rritjen dhe konvergjencën sipas Planit të Rritjes gjatë periudhës 2024- 2027. Konvergjenca ekonomike është një element thelbësor në afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në.

Aktualisht, BPV-ja mesatare për kokë banori i rajonit qëndron ndërmjet 30% dhe 50% të mesatares së BE-së. Integrimi me tregun e vetëm të BE-së ka qenë shtytësi kryesor i rritjes ekonomike për të gjitha vendet që iu bashkuan BE-së. Ndikimi pozitiv në BPV-në e një vendi dhe nivelet e të ardhurave që rrjedhin nga integrimi me tregun e vetëm të BE-së është demonstruar qartë në të kaluarën.

4 shtylla kryesore të planit

1. Rritja e integrimit ekonomik me Tregun Unik të Bashkimit Evropian;

2. Rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal;

3. Përshpejtimi i reformave themelore;

4. Rritja e ndihmës financiare.

Zbërthimi i 4 pikave

Rritja ekonomike  

Pika e parë është rritja ekonomike që synon integrimin ekonomik me tregun e vetëm të BE-së, me kusht që Ballkani Perëndimor të përafrohet me rregullat e tregut të vetëm dhe hapja e fushave përkatëse për të gjithë fqinjët e tyre në të njëjtën kohë, në përputhje me Tregun e Përbashkët Rajonal.

“Fushat kryesore janë lëvizja e lirë e mallrave, shërbimeve dhe punëtorëve, zona e vetme e pagesave në euro, transporti, energjia dhe tregu i vetëm digjital”, thuhet në dokument.

Nxitja e integrimit

Nxitja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Tregut të Përbashkët Rajonal, është një tjetër çështje që përfshihet në plan, bazuar në rregullat dhe standardet e BE-së, të cilat potencialisht mund të shtojnë 10% në ekonomitë e tyre.

Përshpejtimi i reformave

Plani ka të bëjë edhe me përshpejtimin e reformave themelore, mbështetja e rajonit drejt anëtarësimit në BE, përmirësimi i rritjes së qëndrueshme ekonomike, duke përfshirë tërheqjen e investimeve të huaja dhe forcimin e stabilitetit rajonal.

Rritja e ndihmës financiare

Rritja e ndihmës financiare ka si qëllim për të mbështetur reformat themelore. Instrumenti prej 6 miliardë eurosh përbëhet nga 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi koncesionare, me pagesë të kushtëzuar nga përmbushja e reformave specifike nga partnerët e Ballkanit Perëndimor.

Plani i Rritjes bazohet në Planin Ekonomik dhe Investues prej 30 miliardë eurosh, i nisur që në vitin 2020.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

27/09/2026

Falimenton media e vëllezërve Veshaj që i blenë Fidel Yllit për 300 mijë euro, biznesmenia Silvana Kulla e vetmja sponsore për platformën, dyshime për pastrim parash

27/09/2026

Marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

27/09/2026

“Nuk ka asnjë firmë që më implikon”, Rama: Jam për të bërë histori, jo për të fryrë xhepat

27/09/2026

“Çështjet me drejtësinë janë personale”, Rama: S’ka korrupsion! Nuk jam palë me asnjë

27/09/2026

“Drejtuesit rrëshqasin nga binarët”, Rama: Vlora Hyseni në borxh me shqiptarët

27/09/2026

“Arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, Rama: Masë ekstreme! Akuzat të provohen në mënyrë të paanshme

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime
  • Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.