• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Saga e vrasjeve/ Plumbi e “fali” për milimetra, si ndodhi atentati mbrëmë në Shkodër

09/02/2024
in Kronikë
Saga e vrasjeve/ Plumbi e “fali” për milimetra, si ndodhi atentati mbrëmë në Shkodër

Të paktën 10 plumba u zbrasën mbrëmjen e së enjtes ndaj Selami Brahimit, 60-vjeçari që i shpëtoi mrekullisht vdekjes. Sapo kishte zbritur mbesën e mitur, 60-vjeçari po futej në automjet, ku një breshëri plumbash e la të plagosur. Menjëherë pas të shtënave, autori/ët u larguan, duke i shpëtuar arrestimit nga uniformat blu.

Policia njoftoi se ka sekuestruar kamerat e zonës ku ndodhi atentati dhe po vijon kërkimet për lokalizimin e autorëve. Ndërkohë uniformat blu kanë marrë dëshmitë e personave të pranishëm në vendngjarje si dhe të vetë të plagosurit. Ky i fundit ka mohuar të ketë konflikte me ndokënd, ndërsa ka nënvizuar se nuk ka mundur të dallojë automjetin dhe autorët, kjo për shkak të dinamikës së ngjarjes.

“Unë sapo lashë mbesën time tek një punonjës që është afër picerisë. Sapo jam ulur poshtë më kanë qëlluar. Kam shpëtuar për mrekulli sepse në atë moment jam kthyer dhe plumbi më kapi fytyrën sepse ndryshe mund të më kishin qëlluar në kokë. Nuk kam arritur që të shoh asgjë. Nuk kam asnjë problem me askënd dhe nuk e di kush mund të jenë autorët. Po ashtu nuk kam arritur që të shoh asnjë makinë apo mjet tjetër të autorëve. Nuk kam pasur asnjë kërcënim apo problem ndaj nuk e kam idenë se kush më ka qëlluar dhe për çfarë arsye”, mësohet të ketë thënë i plagosuri.

Ndërkohë, këtë të premte uniformat blu njoftuan arrestimin e bujshëm të një nga emrave më të njohur të drejtësisë, Shkëlzen Xhenje. Ky i fundit rezulton të jetë një person me precedent të theksuar kriminal, i dyshuar si pjesëmarrës edhe në atentatit e mbrëmjes së djeshme ndaj Selami Brahimit, në hyrje të Shkodrës.

Shkëlzen Xhenje rezulton si i dyshuar edhe për një tjetër atentat të bujshëm në Shkodër. Vrasja e Ismet Çekores në gusht të vitit 2022, tronditi Shkodrën, duke ‘trazuar’ edhe njëherë botën e krimit dhe gjakmarrjes në këtë zonë.

Ismet Çekorja u ekzekutua me breshëri plumbash, pasi dyshohet se u nxor në pritë nga një 19-vjeçar, i cili u ekzekutua disa kohë më pas nga i biri i viktimës, Bajram Çekorja.  Ky i fundit është shpallur në kërkim, si autor i dyshuar i atentati të dyshuar ndaj Alban Bruçit të ndodhur në 25 gusht. Ndonëse në kërkim “hija” e tij u shfaq për të marrë hak ndaj vrasjes të të atit, i cili sipas informacioneve u nxor në pritë nga 19-vjeçari, Erjon Xhenje. I riu u vra teksa ndodhej në një lokal, në lagjen “Kiras”. Autori u afrua me motoçikletë, zbrasi plumbat dhe u largua për të mos u kapur nga uniformat blu.

Shkëlzen Xhenje dyshohet të jetë autor i atentatit ndaj babai të Bajram Çekores, teksa ai u shpall në kërkim pasi doli në regjistrimet e dosjes “Metamorfoza”. 32-vjeçari me precendet të theksuar kriminal dhe i përshkruar nga autoritetet si person me rrezikshmëri të lartë rezulton të jetë “krahu i djathtë” i një tjetër emri mjaft të njohur në botën e krimit, Eljo Hato.

 

/f.s

Më të lexuarat

  • Muli dyshon se Rama shpall non grata Ikballën, meqë ka mbiemër Berisha

    Muli dyshon se Rama shpall non grata Ikballën, meqë ka mbiemër Berisha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vëllai dhe burri trafikantë droge / Habit deputetja e PD: I detyroi Edi Rama

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama, Berisha dhe e gjithë kasta përballë një realiteti të ri: Shqiptarët nuk heshtin më!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Negociatat SHBA-Iran, Rubio: Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Bushati dhe Malaj, te Dade, Zela, Legisi dhe Meksi, “Garda e vjetër” ngrihet kundër Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk e duroj më!”, zbardhet sherri Meta-Kryemadhi në sallën e gjyqit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbardhet deklarimi i ri pasuror i Ramës/ Bashkëshortja vijon të shtojë pasuritë e paluajtshme, blen pronë 200 mijë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Non grata” dhe bllokime pronash/ Çfarë përmban dekreti i plotë i Trump për të korruptuarit e Tiranës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!