AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Saga e familjes Jaçaj/ Saranda në “shtetrrethim”, zbarkojnë RENEA dhe FNSH

by SHT Media
05/10/2025
in Kronikë
6
0
Saga e familjes Jaçaj/ Saranda në “shtetrrethim”, zbarkojnë RENEA dhe FNSH
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Forcat RENEA dhe një grup i repartit të FNSH kanë zbarkuar në qytetin e Sarandës dhe në zonat periferike të Bashkisë Konispol, duke kryer kontrolle të shumta me qëllim gjetjen e provave që mund të çojnë në zbulimin e autorëve të vrasjes së 58-vjeçarit Isuf Jaçaj.Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se pista e vetme në të cilën po hetohet është ajo e vrasjes për hakmarrje, për shkak se i biri i viktimës ka ndihmuar autorin e plagosjes së dy personave më 17 korrik në Sarandë. 31-vjeçari Klaus Jaçaj u vetëdorëzua në Komisariatin e Sarandës mbrëmjen e 23 korrikut, dy ditë pasi një person i maskuar i shpërtheu me eksploziv automjetin e tij tip “BMW”, që ndodhej i parkuar pranë banesës, ngjarje kjo ende e pazbardhur. Prokuroria ngriti ndaj tij akuzat “përkrahje e autorit të krimit” dhe “moskallëzim krimi” dhe e la në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ngjarja që pasoi me një sagë hakmarrjeje u regjistrua më 17 korrik të këtij viti, ku në lagjen nr. 4, 43-vjeçari Ramadan Zoto, alias Ramadan Canaj, plagosi me armë zjarri Gëzim Hajdaraj, 33 vjeç, dhe Ernest Lama, 25 vjeç, nga Kamza. Këta të fundit rezultojnë persona me precedentë penalë në Sarandë, pasi më 8 janar të këtij viti kishin kundërshtuar forcat e policisë së Sarandës në rrugën “Skënderbeu”, por kishin rifituar sërish lirinë. Pas plagosjes, Hajdarajt iu gjet nga policia një armë zjarri pistoletë dhe u arrestua në spital. Ramadan Zoto, një ish-i dënuar në Greqi për krime të rënda, përfshirë vrasje, u largua nga vendi i krimit, derisa u kap i armatosur në Korçë paraditen e 22 gushtit. Dy prej personave që ndodheshin me të në vendngjarje janë vetëdorëzuar më herët.

Në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, sipas ekspertëve të xhenios, dyshohet se janë përdorur rreth 800 gram eksploziv, i cili ishte vendosur poshtë mjetit tip “Toyota” të Isuf Jaçaj. Shpërthimi dyshohet të jetë kryer me telekomandë në distancë. Policia po has vështirësi në dokumentimin e plotë të ngjarjes, pasi pranë tij nuk ka kamera sigurie nëpër biznese. /TEMA/

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Dialogu Kosovë-Serbi në ngërç: Çfarë kartash ka ende BE-ja?

05/11/2026

Shpërthimi tragjik me dy viktima në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Një pjesë e godinës e pabanuar, priten verifikime për strukturën e pallatit!

05/11/2026

Fitorja e Abdul El-Sayed është edhe një fitore e Amerikës që njohim ne emigrantët

05/11/2026

Një krizë e re? Çmimet e ushqimeve në Europë po shtrenjtohen, ja vendet ku po rriten më shumë

05/11/2026

Elon Musk del “piramidë”, hodhi 474 milionë dollarë për Republikanët në Teksas dhe humbi! Demokratët paralajmërojnë hetime

05/11/2026

Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye

05/11/2026

Shpërthimi tragjik në Elbasan, shkon në dy numri i viktimave! Nxirret i pajetë nga rrënojat edhe trupi i 69-vjeçari, zbulohet dhe shkaku! (EMRI)

05/11/2026

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

04/11/2026

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

04/11/2026

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

04/11/2026

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

04/11/2026

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

04/11/2026

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

04/11/2026

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

04/11/2026

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

04/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Dialogu Kosovë-Serbi në ngërç: Çfarë kartash ka ende BE-ja?
  • “Jemi të vendosur për sfidat”- Ministri Hoxha në Bundestag: Mbyllja e negociatave deri në fund të 2027-ës është ambicioze, por e arritshme!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.