• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Rënia e çmimit të kokainës detyron trafikantët të ripërdorin nëndetëset e drogës

25/12/2025
in Botë
Rënia e çmimit të kokainës detyron trafikantët të ripërdorin nëndetëset e drogës

Rënia e ndjeshme e çmimit të kokainës po detyron trafikantët të ripërdorin nëndetëset e drogës që më parë i fundosnin pasi përfundonin transportin nga Amerika e Jugut drejt Evropës, sipas një zyrtari të lartë të policisë spanjolle.

Automjetet gjysmë nënujore përdoren që nga vitet 1980 në Kolumbi dhe pjesë të tjera të Amerikës së Jugut dhe Qendrore, por në ujërat evropiane u zbuluan për herë të parë në 2006-ën, kur një nëndetëse e braktisur u gjet në rajonin veriperëndimor spanjoll të Galicias. Që atëherë, dhjetë nëndetëse të tilla janë parë ose sekuestruar nga policia spanjolle.

Derisa më parë këto anije, që kushtonin rreth 600 mijë euro për t’u ndërtuar, përdorej vetëm për udhëtime njëkahëshe, tani trafikantët nuk mund t’i heqin më nga qarkullimi për shkak të çmimeve të ulëta të kokainës. Çmimi me shumicë është përgjysmuar në rreth 15 mijëeuro për kilogram gjatë viteve të fundit.

“Përpara, këto ndëndetëse shkonin drejt Ishujve Kanarie për udhëtime njëkahëshe dhe pastaj fundoseshin”, tha Alberto Morales, kreu i brigadës qendrore kundër narkotikëve në Policinë Nacionale.

“Kostoja e mallrave krahasuar me koston e anijes e bënte këtë shumë fitimprurëse. Por tani çmimi i drogës është shumë i ulët, ndaj organizatat kanë ndryshuar strategjinë. Ata zbrazin mallin dhe krijojnë një platformë karburanti në det, që nëndetëset të kthehen dhe të bëjnë sa më shumë udhëtime”, tha ai.

Policia dhe doganat spanjolle sekuestruan vitin e kaluar 123 tonë kokainë, krahasuar me 118 tonë në 2023 dhe 58 tonë në 2022. Në shtator, Policia Nacionale arrestoi 14 persona dhe sekuestronte 3.65 tonë kokainë, të cilat dyshohet se u sollën në Galicia me nëndetëse droge.

Morales tha se aktiviteti i nëndetëse narko është rritur gjatë dy viteve të fundit, ndërsa përdorimi i jahteve për transportin e drogës ka rënë.

“Tani organizatat kanë dy metoda bazë: Anijet tregtare dhe nëndetëset gjysmë nënujore, që u mundësojnë transportin gjatë gjithë vitit”, tha ai.

Ai shtoi se megjithëse dhjetë nëndetëse janë regjistruar gjatë dy dekadave të fundit, numri real i tyre në funksion është ndoshta më i madh, duke pasur parasysh vijën bregdetare prej 8 mijë kilometra të Spanjës.

Përveç kësaj, policia ka vënë re një rritje të prodhimit të drogave sintetike në vend. Gjatë dy viteve të fundit janë shkatërruar më shumë laboratorë amfetamine, metamfetamine dhe MDMA se sa në 18 vitet e mëparshme. Vetëm këtë vit janë sekuestruar mbi pesë tonë MDMA, 450 kg amfetaminë sulfati dhe 27 kg metamfetaminë.

Ekspertët thonë se prodhimi i drogave sintetike ka kaluar kufijtë e Holandës dhe është zgjeruar në vende të tjera evropiane si Spanja, Franca dhe Gjermania, ku ka më shumë hapësirë për prodhim dhe për hedhjen e mbetjeve, si dhe lëvizja e përbërësve dhe drogës është më e lehtë.

“Laboratorë ka kudo sidomos në zonat rurale, ku ka pak njerëz dhe siguria është më e madhe”, tha një zyrtar i lartë. Ai shtoi se trafikantët përdorin edhe dronë për të mbikëqyrur operacionet e tyre dhe shpesh paguajnë banorët lokalë që të mbajnë vëzhgim ndaj të huajve dhe policisë.

“Fenomeni i drogave sintetike na ka befasuar për shkak të numrit të laboratorëve që po shkatërrojmë dhe shkallës së prodhimit”, përfundoi zyrtari.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!