AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Raporti i KiE “gëzon” Majkon, Bashën s’e mban vendi: Do t’ja dëgjoni krismën!

by SHT Media
18/04/2024
in Politikë
6
0
Raporti i KiE “gëzon” Majkon, Bashën s’e mban vendi: Do t’ja dëgjoni krismën!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas 29 vitesh Shqipëria doli nga lista e vendeve nën monitorim nga Këshilli i Evropës, pas votimit unanim të rezolutës ditën e djeshme. Pikërisht ky raport i Asamblesë Parlamentare të KiE, u bë shkak i replikave mes Pandeli Majkos dhe Lulzim Bashës në Kuvend.

 

Pasi Majko u shpreh i lumtur me këtë arritje, Basha e paralajmëroi se në fakt shqetësimet në Këshill për Shqipërinë janë dyfishuar.

“Mendoj që për procedurë parlamenti duhet të ishte informuar sot për dy vendime të një karakteri jo burokratik, por të rëndësishme dhe që kanë të bëjnë qoftë me Shqipërinë, qoftë me Kosovën që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka marrë. I bashkohem kolegut Shehu përsa i përket vlerësimeve që ai bëri për aktin historik, të Asamblesë Parlamentare për vendimmarrjen lidhur me pranimin e shtetit të Kosovës në KiE. Por ka edhe një hap tjetër, një vendim tjetër i cili duhet kujtuar si një moment procedural i rëndësishëm ky parlament ka një delegacion shumë të rëndësishëm që gjej rastin ta falenderoj qoftë për aktin e parë që ka të bëjë me pranimin e Kosovës por edhe me aktin që po e them tani, me heqjen e Shqipërisë nga monitorimi i Këshillit të Europës, pas mëse 30 vjetësh. Tani zoti Gazi në këtë atmosferë korrupsioni, droge, trafiku, Këshilli i Europës mori një vendim i cili me thënë të drejtën është tregues se, o kolegët tanë të delegacionit kanë punuar më shumë sesa duhet, ose zoti Basha ka tradhtuar më shumë sesa duhet. Zoti Basha është thjesht një humor”, tha Majko.

Nga foltorja, Basha iu përgjigj: Zoti Majko në fakt mos u gëzoni para kohe. Me të vërtetë raporti i hartuar prej dyshes, njëri prej të cilëve nuk është më në Asamble Parlamentare se janë pezulluar kredencialet, si pjesë e delegacionit të një vendi që ka kryer agresion territorial nga një vend tjetër. Të siguroj si anëtar i delegacionit se shqetësimet për Shqipërinë janë dyfishuar. Janë dyfishuar në Bernë për pastrimin e parave, janë në dyfishuar në Komisionin e Venecias në veçanti që nga java e kaluar kur kjo parti shkaktoi krizë kushtetuese, se mos të zbatosh vendimin e GjK do të thotë ta fusësh vendin në krizë kushtetuese. Shqipëria ka nevojë për dyfish monitorim, mos u gëzoni o të gëzuar se nuk mjafton të kapesh si i mbyturi pas fijes së kashtës te një raport formal. Zoti Majko e të gjithë të interesuarit, shqetësimi në Këshillin e Evropës është dyfish i vitit të kaluar dhe është meritë e kryeministrit tuaj. Do t’ja dëgjoni krismën!”

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re
  • Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.