AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Rama sulmon sërish influencerët: Dalin me lloj-lloj kremrash dhe përhapin gënjeshtra për ‘like’ dhe ‘followers’!

by Alb Times
09/06/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Rama sulmon sërish influencerët: Dalin me lloj-lloj kremrash dhe përhapin gënjeshtra për ‘like’ dhe ‘followers’!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj blogerëve dhe aktivistëve. Gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Fier, ai përdori tone ironike dhe akuza të drejtpërdrejta ndaj atyre që, sipas tij, po përhapin informacione të pavërteta për të fituar vëmendje në rrjetet sociale.

Rama tha se qeveria do të përballet gjithmonë me probleme për sa kohë që, sipas tij, ka njerëz që flasin në emër të mbrojtjes së mjedisit, por veprojnë në kundërshtim me atë që pretendojnë.

“Unë nuk po them që ne nuk kemi probleme, se ne do kemi gjithmonë probleme, për sa kohë që do kemi njerëz që në emër të mjedisit, shpendëve shkojnë në Zvërnec dhe i parkojnë të gjitha makinat mu në rërë dhe protestojnë për flamingot”, deklaroi kryeministri.

Më tej, kreu i qeverisë ironizoi figurat e njohura të rrjeteve sociale, duke thënë se ato ndërtojnë një realitet artificial për ndjekësit e tyre, ndërsa përhapin mesazhe që nuk përputhen me faktet.

“Do kemi probleme për aq kohë sa njerëzit shfaqen në Instagram me lloj-lloj kremrash, me lloj-lloj rrobash, sfondesh. Jam në Toskanë, ju përshëndes nga Parisi, o sa e bukur Vjena dhe mbrapa Mozarti që këndon”, tha Rama mes të qeshurave të të pranishmëve.

Ai u ndal veçanërisht te debati që ka shoqëruar investimet në Zvërnec dhe Sazan, duke pretenduar se një pjesë e kritikëve po mbështeten në informacione të rreme dhe teori të pabazuara.

Në fjalën e tij, Rama tregoi edhe për një bisedë telefonike që, sipas tij, kishte zhvilluar me një protestues që e konsideronte veten patriot. Kryeministri tha se i kishte kërkuar atij të distancohej nga pretendimet e pavërteta dhe të kërkonte transparencë përmes dokumenteve dhe fakteve.

“Ju, djem, nuk duhet të bëheni patriotë dhe t’i ikni të vërtetës. Nëse ka një gjë patriote, është e vërteta. Është që kur flet për vendin tënd, kur i del për zot vendit tënd, kur përpiqesh të thuash sa më mirë për vendin, ta bësh duke pasur parasysh që të mos cenohet dinjiteti i vendit tënd”, u shpreh ai.

Kryeministri akuzoi gjithashtu një pjesë të personazheve publikë në rrjetet sociale se përdorin çështje të ndjeshme për të rritur audiencën dhe ndikimin e tyre online.

“Kur flet për vendin tënd duhet të mos thuash gjëra të pavërteta, për hir të likes dhe followers”, deklaroi Rama.

Në fund të fjalës së tij, ai iu referua edhe debateve të fundit mbi projektet turistike në bregdet, duke ironizuar pretendimet që, sipas tij, zhvendosin vazhdimisht fokusin nga një zonë në tjetrën dhe krijojnë konfuzion në opinionin publik.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)

13/10/2026

Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

13/10/2026

“Nuk ka humbje jete dhe të intubuar”- Disa të plagosur në protestën e dhunshme, flet shefi i Traumës: I riu me këmbën e thyer stabël…

13/10/2026

Berisha akuza Policisë e Qeverisë, bën thirrje për tjetër protestë: Nesër është dita e studentëve, të gjithë në mbështetje të tyre në të njëjtën orë!

13/10/2026

Protestuesi 19-vjeçar theu këmbën, Policia e Shtetit: Pezullohen 4 efektivët dhe shefi i Rendit të Komisariatit Nr. 1, AMP po heton dinamikën!

13/10/2026

Protesta e dhunshme, Demalia: Nuk ishin studentë, e papranueshme që deputetët sulmuan Policinë

13/10/2026

“Gjendja është alarmante”- Protesta e dhunshme në Tiranë, deputetët e PD vizitojnë të lënduarit te Trauma

13/10/2026

“Kam kërkuar garë”- Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës: Braçe: Kandidati i PS të zgjidhet me votë, jo nga drejtuesit!

13/10/2026

Protesta/ Ministria e Shëndetësisë: 20 të plagosur, 7 persona po marrin trajtim mjekësor në spital! Mes të lënduarve policë, gazetarë dhe një diplomat

13/10/2026

“Qeveria ia ka deleguar pushtetin njerëzve të pavotuar”- Braçe tregon problemet: Ja pse votova pro Reformës Territoriale!

13/10/2026

Nigel Farage mbron përdorimin e forcës vdekjeprurëse ndaj migrantëve që kalojnë “Kanalin Anglez”

13/10/2026

A ju detyroi Edi Rama të votoni pro Territoriales? Erion Braçe rrëfehet: Kryeministri më tha se…

13/10/2026

Trump kritikon rebelët Huthi, por nuk sqaron nëse SHBA do të ndërhyjë ushtarakisht në Jemen

13/10/2026

“Edhe Evropa po digjet, protesta e drejtë kushtetuese”- Deputeti Braçe: Në botë policia dhunon kur cenohet rendi, këtu nuk e pashë!

13/10/2026

“Ne bëjmë gabim që…”- Braçe: Në fillim iu bashkova protestës, në PS u hapën fjalë sikur e organizoja unë dhe një tjetër!

13/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)
  • Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.