AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Rama, kreu i korrupsionit”, Berisha: Duhet të largohet urgjentisht nga pushteti

by SHT Media
24/02/2026
in Politikë
6
0
“Rama, kreu i korrupsionit”, Berisha: Duhet të largohet urgjentisht nga pushteti
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PD-së Sali Berisha, në konferencën për mediet sot në 24 shkurt tha se kryeministri Edi Rama është kreu i korrupsionit në Shqipëri.

Berisha kërkoi që Rama të japë dorëheqjen, duke shtuar se ai do të ketë fundin e kultit të Enver Hoxhës. Sipas tij, Ramën nuk do e heqë nga pushteti as drejtësia, as komuniteti ndërkombëtar, por vetëm populli shqiptar.

“Rama duhet të shkarkohet, vetëm për ndërtimet e tij sikur të ishte mbret, duke jetuar në saraje krimi. Ai sarajet e Surrelit i bëri me para korrupsioni, aspak gjaku. Rama vetëm plaçkit dhe vjedh fondet publike të shqiptarëve. Monumenti më i zi e tij ishte afera e djegësit, miliona euro dhe nuk ekziston një tullë. Djegësat e tjerë që janë llamarinë dhe nuk ekzistojnë më. Erion Veliaj, në vend që të burgosej për 130 milionë euro të zhdukura bashkë me Ramën, është burgosur për disa milionë që ka transferuar në konton bankare të gruas së tij me një garderobë, po aq të kushtueshme e të larmishme sa Lajla Assadi. Rama me firmën e tij ka vendosur që të ndërtojë në Durrës, “Dubain e vet”, aferë që shkon 4 miliardë euro, që do e ndërtojë në bashkëpunim me trafikantë droge.

Rama është implikuar kokë e këmbë me ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, me kompani ruse. Dosja më e pashembullt është AKSHI, ku është implikuar sigurisht edhe Rama. Edi Rama duhet të japë urgjentisht dorëheqjen. Revolta ndaj tij po arrin nivelet e urrejtjes ndaj kultit të Enver Hoxhës, që do të thotë se po bëhet e papërmbajtshme. Kjo do të thotë se do të ketë fatin e kultit të tij, prandaj jep dorëheqjen. Rama është kryehajduti dhe kreu i organizatës kriminale. Ramën nuk e heq drejtësia, as komuniteti ndërkombëtar, por atë do e shembin shqiptarët”, tha Berisha.

Berisha nënvizoi se Rama është i gatshëm t’ja mbyllë Shqipërisë rrugën e integrimit në Bashkimin Europian.

“Kudo që shkon, Rama shkon si një langaraq i pashoq. Ai tashmë është një njeri i dalë boje. Për karrigen e tij, është i gatshëm që të sakrifikojë edhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Rama, ai që shau Trumpin, shkoi në Bordin e Paqes dhe mbajti fjalim me neveri dhe asgjë tjetër. Është damkosur si langaraqi i komunitetit ndërkombëtar”, u shpreh ai.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.