AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Ragip Gila, vrasës me pagesë? Zbulohet roli i Barush Bregut në masakrën e 8 shtatorit, lidhjet me fisin Lici

by SHT Media
24/09/2025
in Kronikë
6
0
“Ti mos fol gja mor njish, rri i qet, a ndin mor?/ Zbardhen përgjimet e Ragip Gilës me vëllain, si i shpëtoi dënimit dhe..
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Masakra e 8 shtatorit në Shkodër ka ngritur pikëpyetje para grupit hetimor që po merret me zbardhjen e krimit me 2 viktima dhe 2 të tjerë të plagosur dhe që patën në shënjestër, vëllain e Denis Bajrit, Erogen Vaso (Bajrovic). 

Emisioni “Në Shënjestër” publikoi të dhëna të dosjes së policisë sipas së cilës, në këtë masakër dyshohet se bashkëpunëtor i Ragip Gilës të jetë Barush Bregu, që njihet edhe si Bajram Bregu si dhe një 17-vjeçar. 

Të dy të shpallur në kërkim si bashkëpunëtorë të Ragip Gilës, për akuzat ‘Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’ dhe ‘Vjedhja’. 

Skeda kriminale e Barush Bregut është e pasur dhe ai konsiderohet si një nga eksponentët më problematik të botës së krimit. 

Bregu që sipas hetuesve është lidhje e të shumëkërkuarit Ibrahim Lici. 

“Në vitin 2016, Barush Bregu është dënuar me 4 vite burgim për drogë dhe armëmbajtje pa leje. 

Në vitin 2018, gjurmët e gishtërinjve të tij u zbuluan në një armë në mesin e një arsenali që u gjet në bazat e grupit Lici, në të cilën u ushtrua kontroll pas vrasjes së Fatbardh Licit, xhaxhait të Ibrahim Licit, kur policia shkoi për kontroll pas ngjarjes së rëndë. 

Në mars të vitit 2019 në Shkodër u ekzekutuan Ibrahim dhe Astrit Bilali, babai dhe xhaxhai i Astmer Bilalit, ky i fundit i njohur si krahu i armatosur i Bajrave dhe dyshimet ranë mbi Ibrahim Licin, ndërsa Barush Bregu u dyshua si bashkëpunëtor. 

Por për ta nuk pati akuzë zyrtare. 

Në vitin 2024 Barush Bregu i shpëtoi ndjekjes së policisë pasi aksidentoi automjetin zyrtar dhe u largua”, thuhet në dosjen hetimore. 

Nuk dihet nëse Ragip Gila është investuar nga familja Lici për të qëruar hesapet me anëtarin e familjes rivale, tashmë të deklaruar, Bajri, në këtë rast Erogen Bajroviç dhe përse pikërisht u zgjodh ai. 

A është kjo një formë e njohur kundërshpërblimi, për nderin që atij, duke u liruar shpejt nga qelia ku ndodhej pas operacionit të koduar ‘Imazhi fals’, ku ai u arrestua në vitin 2023 teksa e kishte shndërruar shtëpinë në një bazë kriminale, e cila u zbulua nga policia pas denoncimit të kunatës së tij që i vëllai e dhunonte? 

A është Ragip Gila një vrasës profesionist me pagesë, apo dështimi i tij në masakrën e fundit në qytet ku ishte në rolin e qitësit, e rrëzon plotësisht këtë pistë? 

Dhe a duhet tashmë SPAK ta marrë në dorë këtë dosje dhe ta kthejë në një të penduar të drejtësisë, ndoshta me qëllimin për të hedhur dritë mbi shumë vrasje të tjera të pazbardhura  që kanë ndodhur në këtë qytet në harkun kohor të 7 viteve të fundit, ku shënohen me dhjetra viktima. 

Ku Ragip Gila mund të ketë dijeni për shumë nga këto krime. 

Hasmëria midis fisit Bajri nga Dobraçi dhe Lici nga Kirasi që ngriti krye pas vendosjes së minës së telekomanduar mbi automjetin e Lulzim Kullës në janar të vitit 2018, një atentat që tronditi vendin dhe la pas 8 të plagosur. 

Por që ka mjaftuar kaq për të ndezur fitilin e barutit të një fuçie midis dy fiseve që ishin edhe kumbar me njëri tjetrin. 

Por që në 7 vitet e fundit e kanë kthyer Shkodrën në një amfiteatër të hasmërisë së tyre. 

Ku kanë mbetur të vrarë në atentate mafioze shumë njerëz si dhe janë zhdukur familjarë dhe të afërm apo lidhje të dy fiseve. 

Një bilanc tragjik lufte, që se lan as Buna dhe Kiri bashkë, dy lumenjtë që lagin Shkodrën. 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

05/11/2026

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

05/11/2026

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

05/11/2026

Apo do të bëhet si në Serbi?!

05/11/2026

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

05/11/2026

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

05/11/2026

Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

05/11/2026

Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

05/11/2026

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për të dalë nga kafazi i xhamit, Kryemadhi: 90% e mesazheve janë nxjerrë jashtë kontekstit

05/11/2026

Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

05/11/2026

Horror në burrel: vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën

05/11/2026

SPAK lexon pretencën për emrat e njohur të krimit. Sa vite u kërkuan për Nuredin Dumanin

05/11/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, lënda plasëse e vendosur në gomën e një automjeti

05/11/2026

Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

05/11/2026

“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard
  • Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.