AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Qeveria ndryshon ligjin për ndërtimet pa leje: AAPSK merr kontrollin, mbrohen blerësit e apartamenteve

by Alb Times
02/09/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
Qeveria ndryshon ligjin për ndërtimet pa leje: AAPSK merr kontrollin, mbrohen blerësit e apartamenteve
6
SHARES
302
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Administrimi i ndërtimeve të konfiskuara si të paligjshme pritet të ndryshojë rrënjësisht, duke kaluar nën kontrollin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), ndërsa një kategori objektesh me shkelje të lejes do të mund të legalizohet kur njësitë janë në duart e blerësve me kontrata noteriale. Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme ndryshimet në ligjin nr.66/2023, që prekin  gjithashtu trajtimin e qytetarëve që kanë blerë apartamente në këto ndërtime, duke parashikuar në raste të caktuara kalimin e pronësisë së njësisë dhe jo vetëm njohjen e një detyrimi financiar.

Ligji në fuqi e mbështet administrimin e objekteve të konfiskuara te një Komision me nëntë anëtarë, ministria përgjegjëse për pronën shtetërore dhe njësitë e zbatimit.  Ndërkohë, projektligji heq Komisionin dhe njësinë e zbatimit dhe ia kalon funksionet kryesore AAPSK-së. Pranë Agjencisë do të ngrihet një grup pune me numër tek anëtarësh, të caktuar me urdhër të titullarit të saj.

AAPSK do të administrojë objektet dhe fondin e posaçëm, do të aplikojë pranë Kadastrës dhe AZHT-së si përfaqësuese e pronarit shtet, do të propozojë shitjen e pasurive, do të zhvillojë ankandet dhe do të monitorojë pasuritë e dhëna në përdorim. Objekti i konfiskuar dhe dokumentacioni tekniko-ligjor duhet t’i kalojnë Agjencisë brenda 30 ditëve. Projektligji parashikon gjithashtu që ekspertët e jashtëm të AAPSK-së të zgjidhen nga lista e administruar nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa përzgjedhja e tyre përjashtohet nga procedurat e prokurimit publik.

Legalizim për disa objekte me shkelje të lejes

Një dispozitë e re prek drejtpërdrejt pallatet apo objektet ku janë shitur njësi te qytetarët. Përjashtimisht, kur objekti ka shkelje të lejes së ndërtimit, punimet në strukturë kanë përfunduar dhe apartamentet apo njësitë posedohen ose përdoren nga palë të treta, porositës apo përfitues me kontratë noteriale me investitorin ose zhvilluesin, objekti mund të legalizohet dhe regjistrohet sipas ligjit për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë. Në këto raste AAPSK do t’i kërkojë ASHK-së vijimin e legalizimit.

Ndryshim edhe më i rëndësishëm për blerësit është mënyra se si njihen kontratat e tyre. Ligji aktual parashikon njohjen proporcionalisht të shumës së paguar dhe kompensimin e personit të tretë me vlerën që korrespondon me punimet e realizuara. Me ndryshimet e propozuara, autoritetet duhet të njohin dhe respektojnë kontratat e hartuara përpara noterit dhe të regjistruara në Kadastër përpara konstatimit të paligjshmërisë. Pas përfundimit dhe regjistrimit të ndërtesës, AAPSK do të miratojë kalimin e pronësisë te blerësi për njësinë që i takon sipas kontratës së lidhur më parë me zhvilluesin.

Një trajtim i ngjashëm parashikohet për pronarët e truallit. Ndryshe nga ligji aktual, i cili përcakton shprehimisht se pronarët e truallit nuk kanë të drejta mbi pjesën e ndërtuar në tejkalim të lejes, projektligji kërkon që të njihen dhe zbatohen marrëdhëniet kontraktuale të mëparshme me zhvilluesin. Pas përfundimit dhe regjistrimit të ndërtesës, AAPSK mund të kalojë në pronësi të tyre njësitë që u takojnë sipas këtyre kontratave, për sa kohë pronari i truallit nuk është njëkohësisht zhvillues, zbatues, mbikëqyrës apo kolaudues i objektit.

Hiqet parablerja si mekanizëm i përgjithshëm, zhvilluesit përjashtohen nga ankandi

Projektligji ndryshon edhe mënyrën e shitjes së pasurive të konfiskuara. Në ligjin aktual, pronari i truallit dhe personat e tretë kanë përparësi në parablerje dhe, nëse ata nuk e ushtrojnë këtë të drejtë, ajo mund t’i kalojë edhe subjektit zhvillues ose ndërtues. Skema e re parashikon shitjen me ankand publik, ndërsa zhvilluesit, zbatuesit, mbikëqyrësit dhe kolauduesit e pronës së konfiskuar nuk do të lejohen të marrin pjesë në procedurat e shitjes. Çmimi nuk mund të ulet poshtë vlerës fillestare të ankandit.

Megjithatë, projektligji krijon një përjashtim të rëndësishëm kalimtar. Subjektet që posedojnë objekte të ndërtuara pa leje dhe i deklarojnë ato vullnetarisht pranë AZHT-së brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e ndryshimeve do të fitojnë të drejtën e parablerjes. Po ashtu, të drejtat e parablerjes që kanë lindur për objektet e konfiskuara sipas legjislacionit të mëparshëm do të respektohen nga AAPSK.

Pallatet e papërfunduara, deri te bllokimi i llogarive

Për herë të parë ligji merr në trajtim të posaçëm edhe objektet e konfiskuara ku investimi ka mbetur i papërfunduar. AAPSK do të vlerësojë koston për përfundimin e gjithë ndërtesës, ambienteve të përbashkëta dhe pjesëve që i përkasin shtetit. Projektligji parashikon që shpenzimet e punimeve të papërfunduara t’i ngarkohen subjektit zhvillues, zbatues, mbikëqyrës ose kolaudues sipas rasteve, ndërsa nëse pagesa apo punimet nuk kryhen mund të procedohet me bllokimin e llogarive bankare ose të pasurive për mbulimin e kostove. Teksti përdor pragjet 2–10% dhe mbi 10% të tejkalimit, ndonëse formulimi për kategorinë e parë mbetet jo plotësisht i qartë në draft.

Ndërkohë, koha e lejuar për vlerësimin e një pasurie të konfiskuar zgjatet ndjeshëm. Ligji aktual vendos një afat maksimal prej 30 ditësh nga urdhri i vlerësimit, ndërsa projektligji ia lë afatin urdhrit të brendshëm të titullarit të AAPSK-së, por me kufi maksimal 90 ditë. Pra, afati maksimal trefishohet.

Edhe fondi financiar për objektet e konfiskuara kalon nën AAPSK dhe do të jetë zë më vete në buxhetin e saj. Burimet do të jenë të ardhurat nga shitja ose qiraja, financimet vendase e të huaja dhe buxheti i shtetit. Fondet e akumuluara deri në hyrjen në fuqi të ndryshimeve, së bashku me dosjet dhe dokumentacionin që aktualisht administrohen nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, njësia e zbatimit dhe Komisioni i Objekteve të Konfiskuara, duhet t’i kalojnë AAPSK-së brenda 30 ditëve.

Projektligji parashikon gjithashtu procedura më të drejtpërdrejta për lejet. Për objektet e përfunduara plotësisht do të mund të kërkohet direkt certifikata e përdorimit, ndërsa për ndërtesat e papërfunduara mund të kërkohet ndryshimi i lejes së ndërtimit. AAPSK duhet të aplikojë për lejen brenda 90 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit të konfiskimit. Nëse projekti i ri nuk përputhet me Planin e Përgjithshëm Vendor, KKTU mund të miratojë një rregullore të veçantë bashkë me ndryshimin e lejes. /ekofin.al

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026

Lufta e egër e Berishës ndaj Azem Hajdarit nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës

15/09/2026

Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve

15/09/2026

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

15/09/2026

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë
  • Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit
  • SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.