• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Qëlloi me armë në drejtim të banesës së dy vëllezërve, vihet në pranga 30-vjeçari në Tiranë

12/04/2025
in Kronikë
Qëlloi me armë në drejtim të banesës së dy vëllezërve, vihet në pranga 30-vjeçari në Tiranë

Policia ka vendosur në pranga një 30-vjeçar pasi akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së dy vëllezërve, Erjon dhe Blerim Allmeta, ngjarje e ndodhur në tetor 2023.

Ndaj 30-vjeçarit Adriatik Cena, banues në Vorë, rëndojnë akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me 28-vjeçarin Luan Lame, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së 2 vëllezërve në Domje.


Gjithashtu tre të rinjtë Luan Lame, Blerim Allmeta, dhe Adriatik Cena, janë konfliktuar edhe në shtator 2021 ku sherri mes tyre ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se si pasojë e konfliktit, i cili ka agravuar deri në përdorimin e armës nga njëri prej shtetasve të lartpërmendur është plagosur me armë zjarri shtetasi R. S., 21 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nuk ka persona të tjerë të dëmtuar nga përdorimi i armës së zjarrit”, deklaroi policia në atë kohë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Over”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Kapet dhe ndalohet një 30-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim.

30-vjeçari me precedent të mëparshëm penale në krimet kundër jetës/armëmbajtjes pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e marra nga inteligjenca policore dhe pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe ndaluan në kuadër të operacionit policor “Over” shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar:

A. C., 30 vjeç, banues në Vorë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin L. L., në tetor të 2023, në Domje, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së 2 shtetasve(vëllezër).

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Më të lexuarat

  • Bushati ndjek recetën e Mamicës, Heroizëm nga Facebook-u, jo në terren

    Bushati ndjek recetën e Mamicës, Heroizëm nga Facebook-u, jo në terren

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetari “zbërthen” prapaskenat e protestës: Ja kush vendos

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjyqtari Rexhep Bekteshi shpall të pafajshëm Trifon Muratajn: Kokainën në bananet e tij e kanë harruar trafikantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U përplas fizikisht me gazetarin para Kuvendit, reagon Braçe: Më kishin zënë pritë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Enno Bozdo i PD me 31 pasuri ‘duke kursyer’ nga rroga, 26 prona në emrin e babait

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Kthimi i Veliajt imediat’, Valteri sulmon Ristanin: Kryetarja më e tmerrshme që ka pasur Tirana, nuk pastron as qytetin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 40% e tokës bujqësore për fotovoltaikë, debate të forta te ‘Ligjet’; Gjiknuri dhe PD braktisin komisionin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Plas debati në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës: I dimë pasojat e bojkotit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha negociata me organizatorët e protestës, Këlliçi takime me Luçiana Kokajn, dy revolucionet drejt bashkimit, Haçkaj rrezikon Alimehmetin për Tiranën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marta Kos i ‘pret hovin’ Ramës: Integrimi do reforma, shfuqizo ligjet për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!