AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Putin, provokimi mbi bisedimet në Moskë dhe shqetësimi mes aleatëve të tij: Zelensky nuk duhet legjitimuar

by SHT Media
20/08/2025
in Botë
6
0
Putin, provokimi mbi bisedimet në Moskë dhe shqetësimi mes aleatëve të tij: Zelensky nuk duhet legjitimuar
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Në ‘mbledhjen e madhe’ në Shtëpinë e Bardhë, Zelensky dhe europianët më në fund arritën të ‘hedhin sheqer pluhur’ në rezervuarin e procesit negociator të suksesshëm të nisur në Alaskë”. Mikhail Rostovskij, analist politik i Moskovskij Komsomolets, gëzon reputacion të madh për faktin se ka qenë ish-koleg i Vladimir Putinit dhe mik personal i tij, ndaj është në gjendje të interpretojë më së miri humorin dhe linjën e Kremlinit. Dhe nëse ai pranon se gjërat nuk kanë shkuar siç ishte parashikuar apo shpresuar, ndoshta do të thotë se këtë e mendon edhe dikush tjetër, më i rëndësishëm. “Trump është bindur të fusë një pykë midis vetes dhe Putinit. Nën marrëveshjen e Anchorage është vendosur një bombë e fuqishme politike. Mendoj se ky është interpretimi më bindës i asaj që ka ndodhur nga ato që kemi në dispozicion.”

Dilema

Tani ka të paktën një dilemë për t’u përballur. Takimi i mundshëm i presidentit rus me Volodymyr Zelensky paraqet shumë kurthe, aq sa shumë vëzhgues do të preferonin të refuzonin këtë rrugë të hartuar nga Donald Trump, me të gjitha pasojat që mund të pasonin. Kundërpropozimi për të ftuar presidentin ukrainas në Moskë është dukur më shumë si një provokim i diktuar nga inati, sesa nga diplomacia.

Siç pritej, Sergey Lavrov, ministri më jetëgjatë i Putinit, në krye të Punëve të Jashtme që nga viti 2004, kur loja u bë më e ashpër, u rikthye në ekipin e negociatave. “Një marrëveshje paqeje me Ukrainën duhet të garantojë respektimin e interesave të sigurisë së Rusisë”, tha të martën. Dhe për mundësinë e një takimi të shpejtë mes dy armiqve të betuar, nuk tha jo, por u duk mjaft i ftohtë. “Ne nuk kërkojmë një ngjarje që të përdoret që të nesërmen për thashetheme në rrjete sociale në përpjekje për të shijuar ‘kremin propagandistik’, por duam të ecim hap pas hapi, gradualisht, duke filluar nga niveli i ekspertëve dhe duke ndërmarrë pastaj të gjithë hapat e nevojshëm. Çdo kontakt që përfshin liderët duhet të përgatitet me shumë kujdes.”

Duke lexuar editorialin e Ria Novosti, agjenci shtetërore dhe zë gjysmëzyrtar i pushtetit, mundësitë për një kontakt të drejtpërdrejtë mes Putinit dhe njeriut që gjatë katër viteve të fundit është portretizuar si e keqja absolute, nuk duken të afërta.

Ftohtësia

Pasi kujtoi kujdesin e këshilltarit Yuri Ushakov, ‘liderët kanë diskutuar idenë për të vlerësuar mundësinë e rritjes së nivelit të përfaqësuesve të Rusisë dhe Ukrainës në negociata’, artikulli nxjerr përfundimet. ‘Është e qartë se nuk ka konsensus për një samit të shpejtë. Ky takim duhet të përfundojë me marrëveshje, dhe jo thjesht për një armëpushim të përkohshëm, por mbi kushtet thelbësore të një traktati paqeje. (…) Megjithatë, duke gjykuar nga deklaratat e Zelensky-t dhe të liderëve europianë, pozicionet e tyre nuk kanë pësuar asnjë ndryshim. Në mungesë të një vendimi mbi çështjen territoriale, presidenti i Rusisë nuk takohet me Zelensky-n.’”

Frika nga kurthi

Linja e komentuesve zyrtarë është e njëjtë me atë të ‘patriotëve në front’ dhe ultranacionalistëve, ndryshojnë vetëm tonet. Shumë mosbesim, ndjesi se po përgatitet një kurth.

Rusia do të preferonte një takim tre palësh, me Trump-in si balancues. Por vetëm për të vendosur vulën mbi një negociatë tashmë të përfunduar. ‘Si Kievi, ashtu edhe Europa, po promovojnë një Minsk-3 konvencional,’ shkruan blogeri i luftës Yuri Podolyaka për miliona lexuesit e tij, ‘pra një tjetër ngrirje të luftës, gjë që ne, sigurisht, nuk do ta pranojmë. Rezultati i një vendimi të tillë, është i lehtë të parashikohet: lufta do të vazhdojë.’

Nuk është rastësi që mendimi i Aleksandr Dugin-it u pasqyrua menjëherë nga faqja Tsargrad, strehë zyrtare e nostalgjikëve të Rusisë perandorake. ‘Nëse zhvillohen, bisedimet midis Putinit dhe Zelensky-t do ta bëjnë këtë të fundit një figurë legjitime. Por ne, këto vite, jemi përpjekur të mbështesim idenë se ai nuk është personi i duhur për të folur. Do të ishte e paqëndrueshme.’

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

06/11/2026

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

06/11/2026

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

06/11/2026

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

06/11/2026

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

06/11/2026

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

06/11/2026

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

06/11/2026

Misioni Artemis II drejt Hënës çrregulloi atmosferën e Tokës, ja si ndikoi në funksionimin e GPS-it

06/11/2026

“Dialog do kemi kur PD të ndalojë dhunën!”- Kuko për bashkëpunimin me opozitën: Ta çojmë vendin para, Zgjedhorja kërkon konsensus!

06/11/2026

Tensionet antisemitiste në Gjermani, Merz paralajmëron emigrantët: Respektoni historinë! Kush nuk pranon, le të largohet…

06/11/2026

Krimi i rëndë brenda familjes në Durrës, zbardhet dinamika e ngjarjes! Djali i goditi prindërit me sëpatë, dyshohet se vuan nga…

06/11/2026

Masakër në Jemen, të paktën 30 të vrarë gjatë një sulmi të përgjakshëm në treg! Akuza të ndërsjellta mes Arabisë dhe rebelëve Huthi

06/11/2026

Tirana pret Samitin Europian për Investimet, analisti: Një mundësi e artë për Shqipërinë, ta shfrytëzojmë!

06/11/2026

“Roli i Parlamentit, më i fortë”- Muzhaqi: Progres-raporti i KE duhet lexuar i plotë dhe jo në mënyrë selektive!

06/11/2026

Aksidentet tragjike me 115 viktima, BE nis hetimet për keqpërdorimin e fondeve në hekurudhat spanjolle

06/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!
  • Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.