AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

PS fillon fushatën për mandatin e katërt/ Berisha nga ballkoni: Rama i tmerruar. Më 20 shkurt merr fund narkoregjimi i tij

by SHT Media
10/02/2024
in Politikë
6
0
PS fillon fushatën për mandatin e katërt/ Berisha nga ballkoni: Rama i tmerruar. Më 20 shkurt merr fund narkoregjimi i tij
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha pohoi mbrëmjen e sotme se 20 shkurti, dita e protestës së opozitës, do shënojë fundin e kryeministrit Rama dhe qeverisjes së tij.

Ai u shfaq në dritaren e shtëpisë për të  përshëndetur mbështetësit poshtë teksa tha se Rama po tmerrohet nga protesta e opozitës dhe nga qytetarët që mblidhen çdo natë poshtë në rrugë.

“Protesta juaj ka një rrezatim të fuqishëm në të katër anët e vendit. Kudo në Shqipëri sot zien pakënaqësia e madhe ndaj narkoregjimit të Edi Ramës. Por miqtë e mi, kjo protestë ka tmerruar Edi Ramën, i cili çdo natë lë çdo gjë dhe ngulet para protestës me shpresë se do gjejë ndonjë ngushëllim.

Sonte do ju rrëfej një gjë që më kanë informuar disa ditë më parë. Çdo natë, dërgonte hafijet dhe maste rrugën që mbushni ju, përpiqeshin të numëronin, por nuk arrinin ndonjëherë, pjesëmarrësit, qëndrestarët në Rrugën e Shpresës. E vërteta është se raportet që i shkonin, e tmerruan. Raportet flisnin për mijëra e mijëra protestues.

Ua thashë këtë shembull se çfarë bën frika, se sa e keni tmerruar ju Edi Ramën. Imagjinoni ju se ç’ndodh me 20 shkurt, kur t’i kujtohen pamjet e zvarritjes së babait të tij shpirtëror. T’i kujtohet udhëtimi me familjen e tij prej bllokmeni që bëri drejt bunkerëve të Zall Herrit.

Pra, 20 shkurti po afron. Është dita juaj, dita e shqiptarëve, dita e fitores. Është fundi i narkodiktaturës, fundi i Edi Ramës dhe regjimit të tij.” – tha Berisha.

Berisha ndodhet në arrest shtëpie pasi po hetohet për privatizimin e klubit Partizani, duke e detyruar dhe opoziten qe te sillet vetem rreth shtepise dhe hallit te tij me drejtesine.

Nderkohe qe Berisha kercenon nga maja e ballkonit, perballe 30-40 pjesemarresve ne ‘turnin’ e radhes ne rrugicen e tij, Rama mbledh neser asamblene e PS per te startuar fillimin e fushates elektorale per zgjedhjet parlamentare te vitit 2025, ku e ka te sigurte fitoren e mandatit te kater radhazi ne qeverisjen e vendit./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”
  • 5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.