AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Protesta e opozitës, Vangjeli: Rama i dha ‘oksigjenin’ e munguar

by SHT Media
27/01/2026
in Politikë
6
0
Protesta e opozitës, Vangjeli: Rama i dha ‘oksigjenin’ e munguar
6
SHARES
303
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin “Trialog” me gazetaren Alba Alishani, komentoi protestën e opozitës të zhvilluar më 24 janar, duke e cilësuar si një nga më të mëdhatë e viteve të fundit.

Ai e krahasoi me protestën e 7 korrikut 2023, kur Sali Berisha u rikthye në krye të Partisë Demokratike, duke theksuar se kjo e fundit ishte më masive dhe më e gjatë në kohëzgjatje.

“Pas protestës së 7 korrikut 2023, ku Berisha u rikthye në PD, kjo ishte protesta më e madhe e opozitës nga pikëpamja e masivitetit dhe në shumicën dërrmuese të kohëzgjatjes së saj, flas në momentet para Kryeministrisë. Ishte dhe një protestë model. Një protestë e cila mund të ishte e llojit ‘fishekzjarrëve’, të cilët shpesh bëjnë më shumë dritë se vetë bombat molotovë.” u shpreh Vangjeli.

Analisti i njohu meritën kryesore liderit të opozitës, Sali Berisha, duke thënë se epilogu i protestës para Kryeministrisë, me episodet e dhunës, hedhjen e molotovit dhe reagimin joproporcional të policisë, i atribuohen mazhorancës dhe i kthyen nderin protestës.

“Dy janë njerëzit më të rëndësishëm në protestën e 24 janarit: nga njëra anë Sali Berisha si lider i opozitës, dhe nga ana tjetër kreu i mazhorancës, Edi Rama, si njeriu që i dha oksigjenin e munguar kësaj proteste.”  tha Vangjeli.

Ai shtoi se ndërhyrja e policisë ishte joproporcionale dhe në fakt i shërbeu opozitës.

“Edi Rama me ndërhyrjen joproporcionale të policisë e shpëtoi opozitën dhe nderin e protestës. Sepse është gafë dhe naivitet i të gjitha opozitave që organizojnë protesta. Madhështia e turmave në protestë bën që të paramendosh se të nesërmen opozita do jetë në zyrë dhe mendojnë se e rrëzuan gjithmonë mazhorancën.”

Vangjeli kujtoi se protesta e 24 janarit u zhvillua pas 14 vitesh dhe tre ditësh nga ngjarjet e 21 janarit 2011, kur policia reagoi po ashtu në mënyrë joproporcionale.

“Kjo protestë është zhvilluar pas 14 vitesh dhe tre ditësh nga 21 janari i 2011, ku edhe atëherë policia ka reaguar në mënyrë joproporcionale. Dhe këtu, në momentin që protesta po shuhej, u godit me gaz lotsjellës dhe me ujë. Unë do të ftoja gjithë njerëzit të gjykojnë 24 janarin e 2026 me atë që ndodhi më 21 janar 2011, për të kuptuar që parimi nuk ndryshon.”

Në analizën e tij, Vangjeli vuri në dukje se, ashtu si në protestat e mëparshme, edhe në këtë rast nuk munguan elementët e dhunës dhe individët problematikë.

“E përbashkëta është që kishte mercenarë, rrugaçë, por protestuesit nuk fyhen.” përfundoi ai.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.