• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Problemi i kufirit, Kina dhe India arrijnë konsensus prej 6 pikash

19/12/2024
in Botë
Problemi i kufirit, Kina dhe India arrijnë konsensus prej 6 pikash

Përfaqësuesi special i Kinës Wang Yi, shtrëngon duart me përfaqësuesin special të Indisë Shri Ajit Doval në Pekin. Kinë, 18 dhjetor 2024/Ministria e Jashtme e Kinës

Përfaqësuesit e posaçëm të Kinës dhe Indisë mbi problemin e kufirit organizuan mbledhjen e 23-të në Pekin të mërkurën, duke arritur një konsensus prej gjashtë pikash. Kjo është mbledhja e parë e këtij lloji në pesë vjet.

Të dy palët pranuan të vazhdojnë marrjen e masave për të ruajtur paqen e qetësinë në rajonet kufitare dhe për të promovuar zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në mënyrë shëndetshme e të qëndrueshme, duke vazhduar të kërkojnë gjetjen e një zgjidhjeje për problemin e kufirit që është e drejtë, e arsyeshme dhe e pranueshme për të dy palët në përputhje me parimet politike drejtuese të arritura në vitin 2005.



Ata ranë në një mendje gjithashtu të përsosin më tej rregullat për menaxhimin e zonës kufitare dhe të forcojnë masat e forcimit të besimit, të vazhdojnë rritjen e shkëmbimeve e të bashkëpunimit ndërkufitar për të nxitur rifillimin e vizitave të pelegrinëve indianë në Xizang të Kinës dhe të forcojnë më tej punën për formimin e mekanizmit të mbledhjes së përfaqësuesve të posaçëm.

Një mbledhje ndërmjet përfaqësuesve të posaçëm do të organizohet në Indi vitin tjetër, sipas këtij konsensusi.

Gjatë takimit, të dyja palët theksuan rëndësinë e marrëdhënieve të qëndrueshme, të parashikueshme e të shëndetshme kino-indiane për paqen dhe qëndrueshmërinë ndërkombëtare e rajonale.

Përfaqësuesi i posaçëm i Kinës Wang Yi, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe drejtor i Zyrës së Komisionit Qendror për Punët e Jashtme, theksoi se liderët e të dy vendeve u takuan në tetor në Kazan të Rusisë dhe arritën një konsensus të rëndësishëm për përmirësimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, që përcakton kursin dhe drejtimin për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve kino-indiane në një moment kritik.

Përfaqësuesi i posaçëm i Indisë, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Shri Ajit Doval, vuri në dukje që India dhe Kina kanë interesa të përbashkëta e pikëpamje të ngjashme, duke shtuar se është e nevojshme që të dy vendet të bashkëjetojnë në mënyrë paqësore dhe të zhvillohen së bashku.(Xu Guang)

Më të lexuarat

  • Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!