• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Presidenti i Hungarisë fshin fjalën ‘ruse’ nga komunikata për sulmet në Ukrainë!

21/08/2025
in Botë
Presidenti i Hungarisë fshin fjalën ‘ruse’ nga komunikata për sulmet në Ukrainë!

Presidenti i Hungarisë, Tamas Sulyok, e ka hequr fjalën “ruse” nga një shkrim në rrjetet sociale, ku shprehu ngushëllime për viktimat e një sulmi të madh me dronë dhe raketa gjatë natës në Ukrainë.

“Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për të plagosurit nga sulmi me raketa ruse mbi Munkaçevo, dhe u uroj shërim të shpejtë e të plotë”, tha fillimisht Sulyok në një komunikatë të publikuar në Facebook të enjten.

Postimi u fshi pak pas publikimit dhe u zëvendësua nga një deklaratë pothuajse e njëjtë, por në të cilën fjala “ruse” (orosz në hungarisht) u hoq nga fjalia e parë. Dallimi shihet qartë në fotografinë që Shërbimi hungarez i Radios Evropa e Lirë ua bëri postimeve.

Munkaçevo është një qytet me rreth 85 mijë banorë në perëndim të Ukrainës, ku jeton një komunitet i madh hungarez, dhe ndodhet rreth 30 kilometra nga kufiri i Ukrainës me Hungarinë.

Sulmi me raketa ishte pjesë e një vale prej qindra sulmesh në të gjithë Ukrainën gjatë natës mes së mërkurës dhe enjtes. Zyra e presidentit të Hungarisë nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it në lidhje me këtë postim.

Veprimi i tij vë në pah hezitimin e Qeverisë hungareze për ta kritikuar haptazi Moskën për pushtimin e plotë të fqinjit të vet, Ukrainës, si edhe marrëdhëniet e tensionuara mes Budapestit dhe Kievit.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, dhe partia e tij, Fidesz, kanë ruajtur marrëdhënie të ngushta me Moskën dhe kanë penguar përpjekjet e Bashkimit Evropian për ta mbështetur Ukrainën në luftën me Rusinë. Hungaria gjithashtu ka bllokuar bisedimet për anëtarësimin e Kievit në BE.

Budapesti, kryeqyteti i Hungarisë, gjithashtu thuhet se po merret shqyrtohet si qyteti pritës i një samiti të mundshëm trepalësh, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, mes Rusisë dhe Ukrainës, që mund të mbahet në javët e ardhshme.

‘Politico’ raportoi këtë javë se shërbimi sekret i SHBA-së po përgatitet për samitin në Hungari, dhe se Budapesti është zgjedhja e parë e presidentit amerikan, Donald Trump, për qytetin pritës.

Pas kësaj, ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ofroi Budapestin si vend të mundshëm për një takim të tillë.

“Nëse jemi të nevojshëm, ne jemi gati të ofrojmë kushte të përshtatshme, të ndershme dhe të sigurta për negociata për paqe. Jemi të kënaqur nëse mund të kontribuojmë në suksesin e përpjekjeve për paqe”, tha ai të enjten në një podcast ditor të organizuar nga anëtarë të Qeverisë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shprehur gatishmërinë për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, “në çdo format”, por nuk e ka përmendur ofertën e Hungarisë, duke sugjeruar në vend të saj Zvicrën, Austrinë ose Turqinë, si vende të mundshme për bisedimet për paqe. /REL/

Më të lexuarat

  • Provat e reja në SPAK, avokatja godet Ulsi Manjën dhe Taulant Ballën, zbulon si manipuluan dokumentet dhe sistemin TIMS për llogari të një zyrtareje “VIP”

    Provat e reja në SPAK, avokatja godet Ulsi Manjën dhe Taulant Ballën, zbulon si manipuluan dokumentet dhe sistemin TIMS për llogari të një zyrtareje “VIP”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Klodi tradhtoi Elijonën me një mashkull? Ish-banori i “BBVK” thyen heshtjen, vendos pikat mbi “i”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 6mijë euro tavolina / Dj Mahmuti mblodhi oligarkinë dhe krimin te Moyo në Drimadhes, agjentë të BKH-së monitoruan eventin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama lexon për vrasjen nga plazhi, por e mbulon me muzikë: Heshtje për krimin, DJ për Dhërmiun!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Principotes i ndërtuar pa leje, në tokë të vjedhur dhe me para të pista, shteti i dorëzuar para krimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Turisti vritet në Ksamil, ministri i bie fyellit në Tiranë! Lamallari jep leksione për rendin, por policia e tij akuzohet për fshehje krimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ja si Blendi Gonxhe shkatërroi zonat arkeologjike, legalizoi 156 ndërtime pa leje pas nisjes së punimeve, dalin faktet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Mos bëni zhurmë’, dinamika e sherrit që i mori jetën portugezit në Ksamil! Punonjësi i ‘Principotes’: Thikën ia mora nga dora turistit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ Aksidenti tragjik në Durrës, momenti kur makina fluturon mbi bordurën! Vdes çifti i sapomartuar dhe 15-vjeçari

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga paratë e “Bankers” te ndërtimi – Qeveria “shpërblen” Behar Çukajn, i jep leje për 5 kulla të quajtura “Kashari Center”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!