• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Presidenti Donald Trump planifikon të vizitojë Greqinë”, ambasadorja amerikane në Athinë jep detaje

02/02/2026
in Botë
“Presidenti Donald Trump planifikon të vizitojë Greqinë”, ambasadorja amerikane në Athinë jep detaje
Shpërndaje me miqtë

President Donald Trump po planifikon një vizitë zyrtare në Greqi. Lajmi, sipas Euractiv, u dha të dielën nga ambasadorja amerikane në Athinë, Kimberly Ann Guilfoyle gjatë prezantimit të dokumentarit të ri të Melania Trump në kryeqytetin grek.

“E di që presidenti do të vijë, dhe mezi pres që të dy ata, përfshirë Melaninë, të vijnë e të vizitojnë Greqinë. Do të ishte një nder i jashtëzakonshëm për Greqinë” tha ajo.

Guilfoyle nuk dha një datë konkrete dhe as nuk sqaroi nëse Trump do të ndalet edhe në vende të tjera të rajonit, si Izraeli, Qiproja apo Turqia, të gjitha me peshë strategjike për SHBA.

Njoftimi për vizitën e president Donald Trump ka peshë politike për Europën Juglindore, një rajon i përfshirë prej vitesh në tensione për kufijtë detarë, veçanërisht mes Greqisë dhe Turqisë, si edhe për burimet energjetike në Mesdheun Lindor.

Që nga rizgjedhja e Trump, kompanitë amerikane kanë shtuar investimet për kërkime gazi dhe nafte në rajon. Ambasadorja amerikane në Athinë, Kimberly Ann Guilfoyle, e ka cilësuar Greqinë si një aktor kyç në të ardhmen energjetike të Europës. Ndryshe nga shumë vende të BE-së, Athina përputhet me qëndrimin e Trump për rritjen e importeve të gazit të lëngshëm nga SHBA.

Në të njëjtën kohë, Greqia ka ringjallur bashkëpunimin me Izraelin dhe Qipron, duke forcuar koordinimin në fushën e mbrojtjes dhe energjisë. Ky afrimitet po ndiqet me shqetësim në Ankara, ku ekziston frika se ky bosht mund të ndryshojë balancat e fuqisë në rajon.

Megjithatë, pas vitesh tensione në Detin Egje, ka sinjale për një ulje të toneve mes Greqisë dhe Turqisë. Javën e kaluar, dy vendet nisën një dialog politik të nivelit të lartë, që pritet të çojë në një takim mes kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan në gjysmën e parë të shkurtit.

Paralelisht, Turqia lëshoi njoftime detare NAVTEX për aktivitete në zona të kontestuara, të cilat Greqia i hodhi poshtë si të pavlefshme ligjërisht dhe si përpjekje për presion politik. Deputeti grek Angelos Syrigos deklaroi se këto lëvizje synojnë të pengojnë takimin Mitsotakis–Erdoğan.

Interesi në rritje i SHBA për potencialin energjetik të rajonit mund të ndryshojë ekuilibrat dhe të shtyjë rivalët e vjetër drejt një zgjidhjeje politike. President Donald Trump dhe Erdoğan shihen si liderë me një kuptim të përbashkët për balancat lokale të fuqisë, ndërsa Turqia, ndryshe nga Greqia, i është bashkuar nismës së Trump për “Bordin e Paqes”.

Në këtë kuadër, mund të ketë zhvillime edhe për kërkesën e Turqisë për t’u rikthyer në programin e avionëve luftarakë F-35, nga i cili u përjashtua në vitin 2019 pas blerjes së sistemit rus S-400. Ambasadori amerikan në Ankara, Tom Barrack, ka deklaruar se kjo çështje mund të zgjidhet brenda katër deri në gjashtë muajve, duke theksuar marrëdhënien e mirë mes dy presidentëve. Greqia dhe Izraeli kanë kundërshtuar hapur një rikthim të tillë.

Turqia mbetet gjithashtu një faktor kyç në politikën amerikane për Sirinë, ku president Donald Trump ka nënvizuar lidhjet e ngushta me Erdoğan dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në veri të vendit, një zonë që ka njohur ndryshime të balancës pas ofensivave të mbështetura nga Ankaraja.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • “Jemi në një betejë kundër Tiranisë së Madhe të Iranit”, Netanyahu paralajmëron: Lufta nuk ka mbaruar ende!

    “Jemi në një betejë kundër Tiranisë së Madhe të Iranit”, Netanyahu paralajmëron: Lufta nuk ka mbaruar ende!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sherr i dhunshëm në Vlorë, një i ri goditet fizikisht nga disa persona

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vendet e Gjirit do të dalin më të forta”, Rama nga Abu Dhabi: Në krah të Emirateve të Bashkuara Arabe në kohë tensioni

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët nga mbeturinat “përpijnë” pallatin brenda pak minutash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • La partnerin për të, Indri i jep fund marrëdhënies me Vanesën: Do jemi vetëm miq

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!