AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Presidenti Begaj në stërvitjen ‘Mbrojtja e Qëndrueshme’ në Pukë: Forcat e Armatosura, vija e parë e mbrojtjes dhe e garantimit të sigurisë

by SHT Media
13/02/2024
in Kronikë
6
0
Presidenti Begaj në stërvitjen ‘Mbrojtja e Qëndrueshme’ në Pukë: Forcat e Armatosura, vija e parë e mbrojtjes dhe e garantimit të sigurisë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ishte sot i pranishëm në stërvitjen “Mbrojtja e Qëndrueshme” të Grup-Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë që u zhvillua në rajonin Luf të Pukës.

Kjo njësi e certifikuar nga NATO konsiderohet si forcë e gatshme për dislokim dhe operim në ndërveprim të plotë me Aleancën Veri-Atlantike.

Presidenti Begaj vlerësoi se stërvitja e Grup-Batalionit tregon që Shqipëria është e gatshme dhe e aftë për t’u mbrojtur dhe për të kontribuar aktivisht në mbrojtjen kolektive, sidomos në krahun Juglindor të NATO-s.

jatë stërvitjes u testuan kapacitetet operacionale dhe pajisjet e reja. Presidenti Begaj, duke iu drejtuar Grup-Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë, u shpreh: “Në këtë mënyrë, ju dëshmoni aftësitë operacionale për të vepruar dhe kryer operacione luftarake në çdo lloj terreni gjeografik dhe në çdo lloj rrethane”.

Kjo stërvitje zhvillohet në të njëjtën kohë me “Steadfast Defender 24”, më të madhen stërvitje të NATO-s prej dekadash dhe në këtë kontekst Kreu i Shtetit vlerësoi se “ NATO po tregon se është një aleancë e fuqishme, e aftë dhe e gatshme për të mbrojtur popullsinë dhe territorin e vendeve anëtare në hapësirën Euro-Atlantike nga të gjitha kërcënimet, në një qasje 360 gradë”.

Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin krah NATO-s për Ukrainën, ndërsa u shpreh, gjithashtu, për rrezikun real të përshkallëzimit të vatrave të nxehta duke iu referuar situatës në Lindjen e Mesme, por edhe situatës së brishtë në Ballkan.

“Në këtë kontekst, stërvitja juaj merr një tjetër kuptim dhe rëndësi. Ju, si pjesëmarrës në këtë stërvitje, dhe e gjithë trupa e Forcave të Armatosura, jeni vija e parë e mbrojtjes dhe e garantimit të sigurisë dhe paqes. Roli juaj për Shqipërinë dhe shqiptarët është jo vetëm jetik, por dhe strategjik”,- deklaroi Kreu i Shtetit.

Presidenti i Republikës theksoi, gjithashtu, rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të lidhjeve transatlantike, duke u shprehur: “NATO, që këtë vit feston 75-vjetorin, është mishërimi i mbrojtjes kolektive të një komuniteti vlerash, ku Shqipëria ka nderin të jetë pjesë.”

Ndërsa vlerësoi përparimin e Forcave të Armatosura shqiptare që nga koha e anëtarësimit në NATO, Kreu i Shtetit u shpreh se vijimi i modernizimit të tyre është çështje e sigurisë kombëtare.

“Vlerësoj çdo iniciativë në drejtim të mbështetjes së sigurimit të mirëqenies së personelit të Forcave të Armatosura, sepse për mbrojtjen e vendit nuk shpenzohet, por investohet për sigurimin e të tashmes dhe të së ardhmes”.

Ai theksoi, gjithashtu, rëndësinë e imazhit dhe të mesazhit që Forcat e Armatosura përcjellin në publik, duke deklaruar se “Mbi të gjitha, duhet të transmetojë misionin thellësisht patriotik që ju përmbushni. Ky komunikim duhet të ndodhë sidomos me brezin e ri”.

“Të jesh pjesë e Forcave të Armatosura sot nuk është thjesht një profesion, është çështje krenarie kombëtare dhe patriotizmi” , – deklaroi Presidenti Begaj në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjatë stërvitjes së Grup-Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë, ku morën pjesë dhe Ministri i Mbrojtjes, Peleshi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Kingji, dhe Komandanti i Forcave Tokësore, Gjeneral Xhebexhia./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”
  • 5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.