AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Porto Palermo tjetër-nga kamp, në përkujtim”- Spiropali: Duke njohur të shkuarën, e ardhmja është më e sigurt

by SHT Media
22/08/2024
in Politikë
6
0
“Porto Palermo tjetër-nga kamp, në përkujtim”- Spiropali: Duke njohur të shkuarën, e ardhmja është më e sigurt
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Autoriteti për Informim mbi dokumentet e ish sigurimit të shtetit ka zhvilluar një veprimtari në përkujtim të 23 gushtit, Dita e Përkujtesës evropiane për viktimat e komunizmit dhe fashizmit. Me një ceremoni përkujtimore për viktimat e burgut në Porto Palermo, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali tha se shumë jetë të pafajshme u “këputën” për shkak të ideologjisë së komunizmit.

Duke kujtuar historitë e të mbijetuarve, Spiropali u shpreh se të gjitha këto tragjedi të ndodhura në kampin e Porto Palermos duhen studiuar në mënyrë që shoqëria të shkëputet njëherë e mirë nga periudha komuniste dhe se vetëm duke njohur të shkuarën, e ardhmja do të jetë më e sigurt.

“23 gushti është shënuar nga PE si dita e përkujtesës evropiane për viktimat e komunizmit dhe fashizmit, ditë homazhi për ato jetë të këputura në mes, ato drama e fatkeqësi njerëzore të shënjuar nga dy skajet ekstreme të ideologjive, atë të nazi-fashizmit dhe komunizmi. Për të ecur para nuk duhet kthyer koka pas, por ajo që harrohet rrezikohet të përsëritet. Ka vetëm 3 dekada e pak që Shqipëria u nda nga e kaluara komuniste dhe për brezin e ri sot është e vështirë të kuptohet burgu i ndërgjegjes, ato tela me gjemba dhe plumbi që vriste më shumë pasi qëllohej në emër të ideologjisë. Edhe kur jeta e sjell që të prekësh pak histori para syve sot bëhet edhe më dramatike për shkak të kontrasteve. Porto Palermo dukej si gjetja më djallëzore e bashkimit mes bukurisë natyrore dhe shuarjes së kundërshtarëve në ketë burg. Për 13 muaj, nga 1949-1950 ky vend u tentua të bëhej varr ëndrrash e mal vuajtjesh njerëzore. Asgjë në botë nuk mund të jetë më e fortë se qenia njerëzore. Sot përkujtojmë 82 burrat, 62 gratë dhe 37 fëmijët që bashkëjetuan me vdekjen në birucat e kësaj kalaje, burrat u rrëmbyen përdhunshëm dhe u syrgjynosën në muret e kësaj kalaje. Gratë u nxorën pa mëshirë nga shtëpitë e tyre dhe u degdisën në muret e këtij burgu. Ato fëmijë e vajza të reja u shpallën armiq dhe u degdisën këtu. Kampi i Porto Palermos është një nga faqet që duhet studiuar dhe duhet të ndriçohet nga drita e njohjes për t’u ndarë përfundimisht me të. Mbijetesa e të burgosurve duhet të dëshmojë të vërtetën. Duke njohur të shkuarën do jetë më e sigurt edhe vetëm e ardhmja”, tha Spiropali.

Për kryetaren e Kuvendit këto histori tragjike duhet të shërbejnë edhe për jetën shoqërore-politike për të forcimin e institucioneve demokratike dhe respektimin e lirive edhe të drejtave të njeriut.

“Qëllimi ynë është që të riintegrojmë ish të përndjekurit në jetën shoqërore e politike të vendit dhe ish pronarët të gëzojnë pronat e tyre. Shoqëria dhe shteti duhet të njohin përmasat e kësaj traume politike, shoqëror dhe ekonomike dhe të krijojmë kushtet që të drejta dhe liritë e njeriut të lulëzojnë dhe institucionet demokratike të forcohen. Kuvendi do të bëjë më të mirën për të përmirësuar legjislacionin për ish të përndjekurit pasi këto çështje nuk janë partiake dhe do gëzojnë konsensusin e të gjithëve”, tha Spiropali.

Për 13 muaj nga viti 1949 deri në 1950 në Burgun e Porto Palermos humbën jetën 82 burra, 62 gra dhe 37 fëmijë dhe të rinj. Porto Palermo ka qenë një kamp internimi ku trajtimet çnjerëzore e kriminale ndaj të burgosurve të pafajshëm janë kryer gjatë viteve 1949-1950.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026

U përfol si opinioniste e Big Brother Vip, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë

02/10/2026

Eli Fara thyen heshtjen për videot intime me Adi Hilën/ Nuk kisha dijeni për kamerat e vendosura në banesë

02/10/2026

“Duam 50 mln lekë ose të hedhim në erë biznesin”/ Kërcënohet biznesmeni në Peshkopi, kërkesa iu dërgua me një kuti picash, policia blindon zonën

02/10/2026

Dema i Rrushit në videot treshe dhe biznesmenia që e godet me shkop Ad Hila, kush paguante për organizimin e orgjive me artiste, moderatore dhe politikane

02/10/2026

Berisha jashtë pritjes së Eric Wendt, sinjali i parë amerikan pas debatit për “non gratën”

02/10/2026

Perla/Zegjineja “sherr”me Mziun – “Vajte në plazh, nuk mendove për reformën!”

02/10/2026

Çfarë po kurdis Luizi?! Fenomeni i BBV rikthehet sonte në ekran me Alketa Vejsiun, “shënjestron” Sara Hoxhën: E di ti ç’ndodh me mua në TV

02/10/2026

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

02/10/2026

“Unë e vrava, më vjen keq”, ekzekutoi shqiptarin, italiani pranon krimin, u jep familjarëve të viktimës 5 mijë euro

02/10/2026

Ekstradohet nga Dubai në Belgjikë Eldi Dizdari: Eksponenti i “Kompania Bello” do të vuajë dënimin me 10 vite burg

02/10/2026

“Do mbajë përgjegjësi”, Petro Koçi: Vlora Hyseni tradhtoi misionin e saj, akt shumë i rëndë

02/10/2026

Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

02/10/2026

Videot intime / Zbardhet dëshmia e Hilës në polici: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova
  • Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.