• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Policia aksione kundër ‘armëmbajtjes pa leje’, Balla: Përbën shpërfillje të rëndë ndaj ligjit

14/01/2024
in Kronikë
Policia aksione kundër ‘armëmbajtjes pa leje’, Balla: Përbën shpërfillje të rëndë ndaj ligjit

Armëmbajtja pa leje është tani në qendër të operacionit “Sundimi i Ligjit”. Kjo vepër penale shpesh është edhe një nga shkaqet kryesore jo vetëm të krimeve, shpërfilljes së ligjit, por edhe të kërcënimeve ndaj jetës dhe pronës.

Nisur nga ky shqetësim dhe me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në mbarë vendin, po zhvillohen një seri operacionesh policore, thuajse në të gjithë territorin, kundër personave apo grupeve kriminale që mbajnë armë pa leje.

Këtë fakt e ka bërë të ditur edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili, nëpërmjet një postimi në faqen e Policisë së Shtetit, bëri të ditur se uniformat blu po godasin çdo ditë veprën penale të armëmbajtjess pa leje, një fenomen ky që, sipas tij, “mbetet gjithmonë një shembull i keq në sytë e publikut”.

“Armëmbajtja pa leje është një shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë. Armëmbajtja pa leje është burim potencial i krimeve të rënda kundër personit. Gjithashtu gjatë kontrolleve të befasishme, bazuar në edhe në inteligjencën policore, janë goditur disa rrjete të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Sasi të konsiderueshme drogrash të ndryshme janë sekuestruar nga Policia e Shtetit gjatë natës së mbëmshme”, njofton Balla.

Armëmbajtja pa leje, çfarë parashikon Kodi Penal?

Sipas Kodit Penal, mbajtja e armëve, e armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

Ndërsa mbajtja e municioneve luftarake, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

“Mbajtja e armëve në banesë, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet.  Mbajtja e armëve shpërthyese ose lëndëve plasëse në banesë, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga një deri në katër vjet.”, thuhet në Kodin Penal.

Nga ana tjetër, prodhimi, shitja, blerja, ofrimi për shitje, tregtimi dhe transportimi i armëve dhe i municioneve luftarake, lëndëve plasëse, i armëve shpërthyese, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Po kjo vepër penale, kur kryhet në sasi të mëdha, në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Ndërsa falsifikimi ose fshirja, zhvendosja ose ndryshimi i paligjshëm i shenjave mbi armët dhe municionet luftarake dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Nisur nga këto parashikime ligjore, Kodi Penal parashikon dënime jo të pakta për armëmbajtje pa leje.

/a.r

 

Më të lexuarat

  • Indri përballet me Vanesën, zbulojnë bisedat pas daljes nga Ferma VIP

    Indri përballet me Vanesën, zbulojnë bisedat pas daljes nga Ferma VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mbi 20 ditë protestë, Balla tregon emrat e organizatorëve: Njihuni me udhëheqësit e “Shqipërisë së re” (Video)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zhaku bën veprimin e papritur, çfarë ndodhi në Post Ferma VIP (VIDEO)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani? Dy fitimtarë do të dalin nga kjo protestë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vetëpastrimi i partisë duhet të nisë nga ty”/ Kryesocialistja e Shkodrës i kthehet Elisa Spiropalit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Irani kundërshton deklaratat e SHBA-së: Bashkëpunimi me ‘IAEA’-n vazhdon sipas procedurave aktuale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çunat e Londrës me blogeret në Dhërmi, ja pse kishte pak protestues mbrëmë para Kryeministrisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skadon ultimatumi i dorëheqjes / Avokati i Berishës: Nga sot s’ka më paqe. Çim Peka: Gati për përballje fizike, këtë mund t’a bëjmë vetëm ne që kemi 15 vite që lutojmë me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vajza e Fatos Lubonjës u pagua nga dhëndri i Berishës, firmosi grabitjen e ish Klubit Partizani, si gënjeu sot para GJKKO duke mbrojtur aferën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!