• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Plagosën moldavin pasi përshëndeti të dashurën e njërit prej tyre, arrestohen dy shqiptarë në Itali

11/04/2025
in Kronikë
Plagosën moldavin pasi përshëndeti të dashurën e njërit prej tyre, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga dy shqiptarë pas një konflikti në ambientet e një e një lokali Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata plagosën një 30-vjeçar moldav në një klub nate. Plagosja mësohet se ka ndodhur pasi 30-vjeçari moldav përshëndeti të dashurën e njërit prej shqiptarëve. Pas kësaj ata janë konfliktuar dhe ka agravuar në përdorimin e thikave.

Akuzat ndaj tyre janë vrasje e mbetur në tentativë, me pasojë plagosjen e rëndë dhe mbajtjen e armëve të ftohta pa leje. Nga plagët e marra, moldavi humbi një veshkë, të cilën mjekët u detyruan t’ia hiqnin me ndërhyrje kirurgjikale, si dhe një pjesë të zorrës së trashë. I lënduar mbeti edhe një 24-vjeçar rus.

Pas ngjarjes së rëndë, shefi i policisë, Marco Odorisio, mori menjëherë masa administrative duke pezulluar për 4 muaj aktivitetin e klubit të natës. Krimi, sipas hetuesve, ka motive pasioni. Autori kryesor i sulmit u kap pas ndjekjes, i fshehur në shtëpinë e të dashurës së tij në Venecia. Ai u gjet i befasuar dhe tentoi arratisjen, por pa sukses. Kur hyri policia për kontroll në shtëpi, shqiptari ishte duke fjetur, raportojnë mediat italiane.

Gjatë kontrollit u gjetën rrobat që kishte veshur mbrëmjen e sulmit dhe një thikë 22 centimetra e fshehur në jastëkun që flinte, si dhe një kaçavidë në xhepat e një xhakete. Po më 7 prill, agjentët zbuluan ku fshihej edhe bashkëpunëtori tjetër, gjithashtu shqiptar, me precedentë penalë për emigracion të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje. Edhe ky u kap i fshehur në shtëpinë e partneres, teksa iu sekuestrua po një thikë, që po ekspertohet nëse është arma e përdorur në krim.

Në banesë u gjetën të fshehura edhe 20 gramë kokainë të ndara në doza, një peshore precize dhe material ambalazhi, si dhe shuma e parave të gatshme prej rreth 2 mijë eurosh, të ardhura të supozuara nga trafiku i drogës, të cilat i kushtuan shqiptarit edhe një kallëzim për posedim të lëndëve narkotike për qëllime shpërndarjeje.

Më të lexuarat

  • Bushati ndjek recetën e Mamicës, Heroizëm nga Facebook-u, jo në terren

    Bushati ndjek recetën e Mamicës, Heroizëm nga Facebook-u, jo në terren

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetari “zbërthen” prapaskenat e protestës: Ja kush vendos

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjyqtari Rexhep Bekteshi shpall të pafajshëm Trifon Muratajn: Kokainën në bananet e tij e kanë harruar trafikantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U përplas fizikisht me gazetarin para Kuvendit, reagon Braçe: Më kishin zënë pritë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Enno Bozdo i PD me 31 pasuri ‘duke kursyer’ nga rroga, 26 prona në emrin e babait

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Kthimi i Veliajt imediat’, Valteri sulmon Ristanin: Kryetarja më e tmerrshme që ka pasur Tirana, nuk pastron as qytetin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 40% e tokës bujqësore për fotovoltaikë, debate të forta te ‘Ligjet’; Gjiknuri dhe PD braktisin komisionin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Plas debati në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës: I dimë pasojat e bojkotit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha negociata me organizatorët e protestës, Këlliçi takime me Luçiana Kokajn, dy revolucionet drejt bashkimit, Haçkaj rrezikon Alimehmetin për Tiranën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marta Kos i ‘pret hovin’ Ramës: Integrimi do reforma, shfuqizo ligjet për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!