AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Përurohet palestra e gjimnazit “Ismail Qemali”, Veliaj: Të gjithë bashkë bëjmë punë të mira që i mbeten qytetit

by SHT Media
12/01/2024
in Politikë
6
0
Përurohet palestra e gjimnazit “Ismail Qemali”, Veliaj: Të gjithë bashkë bëjmë punë të mira që i mbeten qytetit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadorja e Polonisë, Monika Zuchniak-Pazdan, përuruan palestrën e re të gjimnazit “Ismail Qemali”. Projekt ky u realizua nga Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Ambasadës së Polonisë në Tiranë.

“‘Ismail Qemali’ ka një ambient fantastik buzë të Lanës, në një nga bulevardet kryesore të Tiranës, me fushë tenisi, basketbolli, volejbolli, por në këto kohë të dimrit, sado që dimri ynë është relativisht i butë, ka nevojë edhe për një hapësirë sportive të brendshme. I jam shumë mirënjohës Ambasadës së Polonisë. Prej punës që kam, unë takoj shumë ambasadorë dhe diplomatë, ku pjesa më e madhe mbajnë fjalime, konferenca, seminare, etj. Por, ne e kemi kaluar atë fazë, tani na duhen miq që vërtet na japin një dorë. Kjo palestër mund të duket modeste sepse Tirana ka 400 institucione arsimore, por për ata që e bëjnë shkollën tek “Ismail Qemali”, ky është një investim shumë i rëndësishëm”, tha Veliaj.

Mandej, ai theksoi se në sport është shumë e rëndësishme që gjërat të bëhen në skuadër, ashtu sikur edhe në jetën e përditshme është mirë të kesh një mbështetje për të ecur përpara.

“Nuk është e thënë që të gjithë do të dalim sportistë elitarë, por ka rëndësi fakti që çunat dhe gocat luajnë në skuadër, mësojnë si të fitojnë e si të humbasin, sepse në jetë ashtu siç nuk mund të fitosh gjithmonë, edhe nuk humbet gjithmonë. Nga ana tjetër, gjërat bëhen në skuadër. Asnjë prej koshave që bëmë sot, nuk vinte dot nëse dikush tjetër nuk e pason topin, dikush nuk e mbron, edhe dikush tjetër nuk është pranë tabelës. Parimet që mësojmë nga sporti, janë parime që vlejnë për tërë jetën. Kush është marrë me sport tërë jetën, e di që një sportist i mirë, është mbi të gjitha një qytetar i mirë. Më vjen mirë që sot kultivojmë jo vetëm një ambient ku kalojmë kohë, por ku krijojmë skuadër, krijojmë komunitet, dhe krijojmë ndoshta disa miqësi, që do i kemi gjithë jetën, dhe nuk do t’i harrojmë kurrë”, u shpreh Veliaj.

Nga ana e saj, ambasadorja e Polonisë në Tiranë, Monika Zuchniak-Pazdan, falenderoi Bashkinë e Tiranës për punën e shkëlqyer që është bërë për realizimin e këtij projekti.

“Së pari, më lejoni të falënderoj përfaqësuesit e shkollës për mbështetjen dhe sigurisht ty, Erion, dhe skuadrën tënde, për gatishmërinë në realizimin e këtij projekti që prej fillimit. Të gjithë e dimë që vitin e kaluar Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Sportit, me një kalendar të pasur me një sërë aktivitetesh dhe turnesh. Realisht keni bërë një punë të shkëlqyer. Ambasada e Republikës së Polonisë u angazhua në zbatimin e projektit, në rinovimin e këtij gjimnazi. Jam shumë e lumtur që ne e realizuam këtë në bazë të projektit polak të quajtur “Polish Aid”. Ky program tashmë na mundëson mbështetjen e disa projekteve, jo vetëm në Tiranë, por edhe në Kamëz. Shpresojmë që ky gjimnaz t’ju shërbejë për vite”, u shpreh ajo.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD!

06/09/2026

Athina sinjalizon veto ndaj avancimit të Shqipërisë në BE, Mitsotakis: Do të ushtrojmë të drejtat tona

06/09/2026

Çfarë është AfD dhe çfarë programi ka! Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

06/09/2026

“Non-grata çështje e mbyllur”, Berisha sulmon Blinken dhe Yuri Kim nga Nju Xhersi: Kush na tregoi barin, sot është pa punë!

06/09/2026

Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë

05/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit
  • Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje
  • Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.