• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Përmbyllet me sukses viti i Tiranës si “Qyteti Europian i Sportit”, Veliaj: Kemi futur kulturën sportive në çdo familje, mezi pres të nisim…!

29/01/2024
in Politikë
Përmbyllet me sukses viti i Tiranës si “Qyteti Europian i Sportit”, Veliaj: Kemi futur kulturën sportive në çdo familje, mezi pres të nisim…!

Sot Tirana përmbylli me suksses vitin kur mbajti titullin “Qyteti Europian i Sportit 2023”. Në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ndihet i lumtur për gjithçka arriti Tirana në një vit suksesi për sportin.

“I gjithë ky vit ishte një përqafim i madh për të gjithë ata që u regjistruan në kurse sportive. Për mijëra çuna dhe goca të Tiranës që këtë vit u regjistruan në qindra shoqata sportive, një super duartrokitje! Ne do vazhdojmë të jemi tifozët tuaj kudo që do lulëzoni, kudo që shkëlqeni, kudo që do vraponi dhe kudo që do fitoni. Ambicia ime, ambicia e kryeministrit sidomos, ambicia e Fidelit meriton një super duartrokitje për skuadrën tonë olimpike dhe futjen e sportit në shkolla. Ambicia ishte për çdo djalë dhe çdo vajzë me aftësi speciale apo me aftësi ndryshe, me lindjen në Tiranë, në qendër apo në ndonjë periferi, me ndihmë ekonomike ose në mes të Bllokut, ta kishte një mundësi, të tregonte veten, të lozte në skuadër dhe të arrinte një fitore. Faleminderit që e përdorët këtë vit për të futur kulturën sportive në çdo familje”, tha Veliaj.

Veliaj tha se sporti ka një fuqi të jashtëzakonshme për të bashkuar njerëzit dhe për t’i mësuar të luajnë në skuadër, teksa theksoi se mezi pret 2025-ën kur Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut.
“Këtu sot kemi disa kryetarë bashkie nga i gjithë Ballkani. Kemi kryetarin e Bashkisë së Sofjes, Sarajevës, Podgoricës, kolegët nga Shkupi, kemi Përparimin dhe kolegët nga Kosova, dhe mezi pres që Tirana ta kthejë në histori suksesi edhe B 40. Vitin tjetër Tirana është”Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës” dhe mezi pres që të kemi një përfshirje shumë të madhe edhe aty. Sporti ka një fuqi të jashtëzakonshme, është lidhja për shoqëri, për miqësi dhe për një dashuri që zgjat për një jetë”, tha Veliaj.

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqipëtar, Fidel Ylli falenderoi Bashkinë e Tiranës për punën e shkëlqyer kur tha se, kryebashkiaku Veliaj ka qenë një lokomotivë për gjallërimin e lëvizjes olimpike, jo vetëm në Tiranë, por në gjithë Shqipërinë.

“Në vëmendje të Bashkisë së Tiranës përveç ekipeve sportive kanë qenë dhe sportistët tanë elitarë, ku 100% e delgacionit olimpik që do të shkojë në Paris 2024 janë punësuar në Bashkinë e Tiranës, shpërblehen nga kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe dua t’i bëj një falenderim të veçantë. Për pak muaj Komiteti Olimpik me delegacionin Olimpik do të shkojë në Lojërat Olimpike të Paris 2024. është aktiviteti më madhor dhe ne e kemi zgjedhur atasheun tonë olimpik për lojërat e dyta radhazi, kryetarin e Bashkisë së Tiranës i cili do të shoqërojë delegacionin olimpik në Paris 2024. E falenderoj Veliajn që ka qënë një lokomotivë për gjallërimin e lëvizjes olimpike, jo vetëm në Tiranë, por në gjithë Shqipërinë”, u shpreh Ylli.

Në fund kryebashkiaku, Erion Veliaj u kaloi stafetën qytetit të sportit, Prishtinës dhe Vlorës, dy qyteteve shqiptare që do të mbajnë këtë vit titullin “Qyteti Europian i Sportit”.

“Jemi fatlumë që kemi prej kujt të mësojmë tani”, tha kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha tha: “Faleminderit Erion. Ndihem shumë i privilegjuar të marr stafetën nga kryeqyteti i vendit tonë, nga Tirana. Sepse marr me vete një eksperiencë të vyer, e cila do të na shërbejë ne për të bërë një vit plot me evente sportive në qytetin e Vlorës”./m.j

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!