AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Përcillet në banesën e fundit Fatos Nano. Bashkëshortja, fjalim prekës pranë arkëmortit, Rama nderon ish-kryeministrin

by SHT Media
02/11/2025
in Politikë
6
0
Përcillet në banesën e fundit Fatos Nano. Bashkëshortja, fjalim prekës pranë arkëmortit, Rama nderon ish-kryeministrin
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mijëra qytetarë, krerët e shtetit dhe të politikës i dhanë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS, Fatos Nano. Homazhet bënë bashkë politikën majtas e djathtas, krerët e besimeve fetare e deri tek personalitetet nga rajoni, mes tyre Albin Kurti, zv.kryeministri i Maqedonisë, Haxhia e kreu i BDI, Ali Ahmeti, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit njeriut që la gjurmë të thella në politikën shqiptare të pas viteve ’90. 

Mes lotëve dhe dhimbjes së madhe, bashkëshortja e tij, Xhoana Nano foli për historinë e dashurisë, rolin e Nanos për Shqipërinë dhe burgosjen e padrejtë me urdhër të Berishës. 

“Hakmarrja ishte cilësi që nuk e kishte e nuk pranonte ta njihje. Këtë e dëshmoi pas burgimit të padrejtë. Solli një jetë të re, e konsideronte jetën politike, ji përplasje, por garë dhe konkurrencë, marrëveshje dhe kompromis”, tha Xhoana Nano. 

Ndërkohë kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij e kujtoi Fatos Nanon si mik, si udhëheqës dhe si njeri që la gjurmë të pashlyeshme në historinë politike të vendit. Burgosjen e kujtoi edhe Rama, kur tha “të paskan dashur edhe ata që të kallën në burg”.  

“Sa të paskan dashur e admiruar, edhe ata që s’të lanë shkop ndër rrota pa të vënë dhe gurë kurrë pa të hedhur, mezi paskam pritur të të tregojnë dashurinë sapo të merrnin vesh që nuk do ti hapësh më sytë. Dhe ata që të kallën në burg duke të akuzuar si vjedhës dhe erdhën të vrasin në zyrë duke të mallkuar si vrasës e që të lëshuan mbi fytyrë për vite me radhe tërë të zezat e gjuhës shqipe, veç ta shihje se si ta kanë qëndisur aq bukur fjalët e admiratës së tyre”, tha Rama. 

Kreu i PD, Sali Berisha nuk mori pjesë, ndërsa si përfaqësues të PD dërgoi Flamur Nokën dhe Agron Gjekmarkajn. Homazheve nuk iu bashkua as Presidenti Bajram Begaj që ndodhet jashtë shtetit.  

Në respekt për kontributin e Fatos Nanos në jetën publike dhe politike të vendit, 2 nëntori është shpallur edhe ditë zie kombëtare. Të gjithë flamujt në institucionet shtetërore janë ulur në gjysmë shtizë. Në fund, me nderime, trupi i Nanos do të niset nga Pallati i Kongreseve për në banesën e fundit, që do të jetë në Sharrë. Familja ka kërkuar të kryejë në privatësi, në shtëpi edhe shërbesën e ritualit ortodoks për Fatos Nanon, i cili ishte i pagëzuar dhe i martuar me Xhoanën në Kishën Ortodokse Shqiptare. 

Fatos Nano ndërroi jetë të premten e 31 tetorit në një prej spitaleve private në kryeqytet ku po qëndronte prej 24 ditësh. Gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm pas problemeve kronike kronike respiratorë. Së fundmi ai pësoi arrest kardiak e më pas vdekje klinike të trurit. 

4 herë kryeministër i Shqipërisë, Fatos Nano do të mbahet mend si një lider historik i të majtës, vizionar për Shqipërinë dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës gjatë periudhës së tranzicionit. 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Policia mban ende masa të shtuara sigurie në Tiranë, autobotët e ujit dhe efektivët në gatishmëri pas shpërndarjes së protestuesve

31/10/2026

Protestuesit u larguan nga bulevardi pas ndërhyrjes së policisë, një grup i vogël vijon marshimin në rrugët e Tiranës

31/10/2026

Çupi: Paketa antidhunë frenoi protestat e dhunshme, shteti riktheu sigurinë dhe stabilitetin në vend

31/10/2026

Erdogan: Sulmet ndaj anijeve civile në Detin e Zi duhet të ndalen, situata në rajon mund të përshkallëzohet

31/10/2026

Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

31/10/2026

Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

31/10/2026

Hakimi rekord në Binance, kompania mbulon 90% të kriptomonedhave të vjedhura me vlerë 6.3 miliardë dollarë

31/10/2026

Avokati Plarent Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit, gati kallëzimi penal ndaj punonjësve përgjegjës

31/10/2026

Policia zbras bulevardin, shpërndan protestuesit pas sulmeve me molotovë

31/10/2026

Leka: Berishës i janë larguar 200 mijë vota, protesta kombëtare tregoi tkurrjen e mbështetjes për PD-në

31/10/2026

Molotovët në protestën përpara Kryeministrisë, policia nis shoqërimet

31/10/2026

Trump optimist: Po i afrohemi arritjes së një marrëveshje Rusi-Ukrainë

31/10/2026

Analisti nxjerr prapaskenat nga protesta: Në shesh nuk dalin njerëzit e lirisë, por grupe të dhunshme dhe të paguara

31/10/2026

Revolucioni pa popull

31/10/2026

Kina rrit presionin detar ndaj Tajvanit, roja bregdetare kryen patrullime në lindje të ishullit

31/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Policia mban ende masa të shtuara sigurie në Tiranë, autobotët e ujit dhe efektivët në gatishmëri pas shpërndarjes së protestuesve
  • Protestuesit u larguan nga bulevardi pas ndërhyrjes së policisë, një grup i vogël vijon marshimin në rrugët e Tiranës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.