AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Për çfarë i paralajmëron?! Orban letër liderëve të BE: Ja çfarë mund të bëjë Trump sapo të rizgjidhet

by SHT Media
16/07/2024
in Botë
6
0
Për çfarë i paralajmëron?! Orban letër liderëve të BE: Ja çfarë mund të bëjë Trump sapo të rizgjidhet
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një letër dërguar udhëheqësve të Bashkimit Evropian kryeministri hungarez Viktor Orban, tha se kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, është gati të veprojë “menjëherë” si ndërmjetësues i paqes në luftën Rusi-Ukrainë, nëse fiton në zgjedhjet e nëntorit.

Letra, drejtuar presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel dhe e ndarë me të gjithë udhëheqësit e BE-së, u hartua pasi kryeministri Orban zhvilloi bisedime me zotin Trump, si dhe me udhëheqësit e Ukrainës, Rusisë dhe Kinës.

“Unë mund (…) të deklaroj me siguri se menjëherë pas fitores së tij në zgjedhje, (Donald Trump) nuk do të presë deri në inaugurimin e tij, por do të jetë gati të veprojë si ndërmjetës i paqes menjëherë. Ai ka plane të hollësishme dhe të bazuara për këtë”, thuhet në letrën e kryeministrit Orban.

Udhëheqësi nacionalist hungarez Orban, një mbështetës i vjetër i zotit Trump, bëri vizita të papritura në kryeqytete në dy javët e fundit, në një të vetëquajtur “mision paqeje”, pasi Hungaria mori presidencën e radhës së BE-së, duke nxitur zemërimin e aleatëve.

Në letër, kryeministri Orban tha se presidenti amerikan Joe Biden “po bën përpjekje të jashtëzakonshme” për të mbetur në garën presidenciale dhe sugjeroi se ai “nuk është në gjendje të modifikojë politikën aktuale pro-luftës të Shteteve të Bashkuara”.

Kryeministri Orban ka kritikuar prej kohësh mbështetjen ushtarake evropiane për Ukrainën, ndryshe nga shumica e aleatëve që mbështesin përpjekjet e Kievit kundër agresionit rus.

Udhëheqësi hungarez tha se një fitore e zotit Trump do të ndryshonte barrën e SHBA-së dhe BE-së kur bëhet fjalë për mbështetjen financiare për Ukrainën, në dëm të evropianëve.

“Strategjia jonë evropiane në emër të unitetit transatlantik, ka kopjuar politikën pro-luftës të Shteteve të Bashkuara. Nuk kemi pasur një strategji sovrane dhe të pavarur evropiane apo plan veprimi politik deri më tani”, shkroi ai duke propozuar që “të diskutohet nëse vazhdimi i kësaj politike është racionale në të ardhmen”.

Kryeministri Orban sugjeroi “rihapjen e linjave të drejtpërdrejta të komunikimit diplomatik me Rusinë”, duke mbajtur kontakte të nivelit të lartë me Kievin si dhe zhvillimin e bisedimeve me Kinën, “për modalitetet e konferencës së ardhshme të paqes”.

Një grup ligjvënësish i bën thirrje BE-së t’i heqë Hungarisë të drejtën e votës

Një grup prej 63 ligjvënësish të Parlamentit Evropian i kërkoi BE-së t’i heq Hungarisë të drejtën e votës në bllok, si kundërpërgjigje ndaj vizitave të fundit të kryeministrit hungarez Viktor Orban në Moskë dhe Pekin.

Hungaria mori presidencën e radhës të BE-së këtë muaj dhe është përgjegjëse për organizimin e takimeve të vendeve të bllokut, të njohura kolektivisht si “këshilli” i BE-së, deri më 31 dhjetor.

Ligjvënësit thanë se kryeministri Orban qëllimisht kishte lënë të nënkupthet se se po vepronte në emër BE-së, pavarësisht se nuk kishte autoritetin për ta bërë këtë.

“Kryeministri Orban tashmë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme duke shfrytëzuar dhe keqpërdorur rolin e kryesuesit të Këshillit”, thuhet në letrën e publikuar në platformën e mediave sociale X.

“Kjo kërkon veprime konkrete të tilla si pezullimi i të drejtës së votës së Hungarisë në Këshill, pasi praktika ka treguar se dënimet e thjeshta verbale, nuk kanë asnjë efekt”, theksohet në letër.

Zyrtarët hungarezë nuk komentuan letrën e nënshkruar nga ligjvënës nga grupe të shumta politike në Parlamentin Evropian, përfshirë Partinë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë, që është fraksioni më i madh i Parlamentit.

Ligjvënësit nuk kanë fuqi formale për t’i hequr të drejtën e votës Hungarisë, por kërkojnë të shtojnë trysninë politike mbi Brukselin për të ndërmarrë veprime më të ashpra ndaj Budapestit.

Komisioni Evropian tha të hënën se do të ndalojë dërgimin e komisionarëve në takimet jozyrtare të organizuara nga presidenca hungareze e BE-së, duke ulur përfaqësimin në nivelin e nëpunësve civilë.

“Në vazhdën e zhvillimeve të fundit, që shënojnë fillimin e Presidencës hungareze, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vendosur që Komisioni të përfaqësohet në nivelin e nëpunësve të lartë civilë gjatë takimeve joformale të Këshillit”, shkroi në platformën X zëdhënësi i Komisionit, Eric Mamer.
“Vizita e Kolegjit në presidencën hungareze nuk do të realizohet”, theksoi ai.

Kolegji është udhëheqja e Komisionit Evropian dhe përbëhet nga 27 komisionarë.

Hungaria protestoi duke akuzuar Komisionin për “përzgjedhje” të institucioneve dhe shteteve anëtare me të cilat dëshiron të punojë./VOA

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026

U përfol si opinioniste e Big Brother Vip, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë

02/10/2026

Eli Fara thyen heshtjen për videot intime me Adi Hilën/ Nuk kisha dijeni për kamerat e vendosura në banesë

02/10/2026

“Duam 50 mln lekë ose të hedhim në erë biznesin”/ Kërcënohet biznesmeni në Peshkopi, kërkesa iu dërgua me një kuti picash, policia blindon zonën

02/10/2026

Dema i Rrushit në videot treshe dhe biznesmenia që e godet me shkop Ad Hila, kush paguante për organizimin e orgjive me artiste, moderatore dhe politikane

02/10/2026

Berisha jashtë pritjes së Eric Wendt, sinjali i parë amerikan pas debatit për “non gratën”

02/10/2026

Perla/Zegjineja “sherr”me Mziun – “Vajte në plazh, nuk mendove për reformën!”

02/10/2026

Çfarë po kurdis Luizi?! Fenomeni i BBV rikthehet sonte në ekran me Alketa Vejsiun, “shënjestron” Sara Hoxhën: E di ti ç’ndodh me mua në TV

02/10/2026

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

02/10/2026

“Unë e vrava, më vjen keq”, ekzekutoi shqiptarin, italiani pranon krimin, u jep familjarëve të viktimës 5 mijë euro

02/10/2026

Ekstradohet nga Dubai në Belgjikë Eldi Dizdari: Eksponenti i “Kompania Bello” do të vuajë dënimin me 10 vite burg

02/10/2026

“Do mbajë përgjegjësi”, Petro Koçi: Vlora Hyseni tradhtoi misionin e saj, akt shumë i rëndë

02/10/2026

Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

02/10/2026

Videot intime / Zbardhet dëshmia e Hilës në polici: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova
  • Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.