AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“PD është gati për të gjetur kandidatin e Tiranës”- Kaso: Demokratët duan të fitojnë, kanë vuajtur shumë!

by Alb Times
12/11/2026
in Politikë
6
0
“PD është gati për të gjetur kandidatin e Tiranës”- Kaso: Demokratët duan të fitojnë, kanë vuajtur shumë!

Foto: Politika

6
SHARES
308
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, u shpreh se demokratët duan të fitojnë dhe do të bëjnë gjithçka për të fituar, duke nisur nga gara për Bashkinë e Tiranës.

Sipas tij, PD-ja është gati për të zgjedhur kandidatin më të pëlqyer dhe që do të ketë mbështetjen e të gjithë faktorëve opozitarë, përfshirë faktorët e protestës.

“Ka propozime, vetëpropozime deri tani, ç’ka tregon një farë entuziazmi dhe pritshmërie për të fituar, por duhet edhe të kemi edhe realizmin për të kuptuar të gjithë faktorët e përfshirë. Sa më shumë kandidatura të ketë në kampin opozitar, aq më shumë ulen edhe shanset për fitore nëqoftëse nuk do të ketë dakordësi për të mbështetur një kandidaturë që gëzon popullaritetin më të madh ose mbështetjen më të madhe të gjithë spektrit opozitar. Në këtë kontekst ka qenë edhe ftesa jonë për të gjithë partitë opozitare, për koalicionin opozitar në radhë të parë me të cilin e kemi dakordësuar këtë qëndrim, por edhe me partitë e tjera opozitare jashtë koalicionit opozitar, edhe me protestën dhe të gjithë faktorët që e përbëjnë atë, për t’u ulur e për të diskutuar seriozisht për garën zgjedhore, veçanërisht për Tiranën, që është bashkia më e madhe dhe që është ajo që i paraprin ndryshimit. Sepse kuptohet që një ndryshim dhe përmbysje në Tiranë do të ishte paradhoma dhe preludi i ndryshimit të madh që presin shqiptarët për pushtetin qendror dhe vazhdojmë të këmbëngulim për të patur një proces diskutimesh, në të cilin ne si forca kryesore e opozitës ulemi pa paragjykime, pa kërkuar të imponojmë një zgjedhje tonën ose një kandidaturë tonën, por të gjithë të zgjedhim së bashku atë që është figura më e pëlqyer dhe më e mbështetur nga të gjithë faktorët opozitarë, si dhe nga të gjithë faktorët e protestës”, tha Kaso në studion e “Off the Record”, në A2CNN.

Kur u pyet nëse eleminohen primaret me këtë metodologji, Kaso u përgjigj:

“Jo, primaret janë për një proces përzgjedhës brenda Partisë Demokratike. Pra, nëqoftëse Partia Demokratike del me kandidatët e saj, sigurisht do të ketë një proces primaresh që është brenda forcës politike. Nëqoftëse Partia Demokratike del për hir të një interesi të unifikimit të frontit opozitar, veçanërisht në një garë të rëndësishme siç është gara e Tiranës, sigurisht nuk besoj që mund të aplikohet mekanizmi i primareve, që është mekanizëm jo vetëm brenda partisë, por dhe që ka tendencën të prodhojë një figurë partiake. Nëqoftëse kërkojmë unifikimin e frontit opozitar, jo domosdoshmërisht duhet një figurë partiake. Unë besoj që demokratët duan të fitojnë. Demokratët janë ata që kanë vuajtur më shumë se kushdo, më shumë se çdo shqiptar tjetër i paangazhuar, dhunën dhe keqqeverisjen e këtij regjimi, duke filluar që nga fundi i vitit 2013, ku mbi 9 000 punonjës të administratës u hodhën në rrugë dhe pasojat e të cilëve po paguhen ende edhe sot. Janë ata që kanë mbushur sheshet dhe kanë qëndruar në çdo protestë, në çdo përballje. Janë ata që të parët kanë provuar shkopin e gomës e dhunën policore, dhe vazhdojnë ta provojnë edhe sot së bashku me studentët e me qytetarët e tjerë në shesh. Kështu që, besoj se prioriteti i demokratëve është fitorja. Do bëjmë gjithçka në funksion të fitores”.

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

12/11/2026

Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

12/11/2026

Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

12/11/2026

Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

12/11/2026

“Je gazetarja më e keqpërdorur zonjë!”- Pas Drejtësisë, Sali Berisha sulmon edhe gazetaren Klodiana Lala në daljen nga SPAK

12/11/2026

Ligji për Dhomat e Specializuara rikthehet sot në Kuvend, VV dhe PDK dakordohen për amendamentimin e tij!

12/11/2026

Kallëzimi për gjyqtaren Irena Gjoka, Berisha pas daljes nga SPAK sulmon Drejtësinë: Më thirri ‘skapi’ i partisë!

12/11/2026

Hesapet e drogës/ Vrasja e shqiptarit në mes të Brukselit dhe policit në aksion, 4 autorët ekstradohen në Belgjikë nga Spanja e Franca!

12/11/2026

Po trafikonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë kundrejt pagesës, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë! Në kërkim bashkëpunëtori

12/11/2026

Vetë në gjyq për dosjen “Partizani”, Berisha shkon në SPAK për kallëzimin ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka!

12/11/2026

Xi Jinping rikthen mesazhin për Tajvanin: Ribashkimi i plotë është i pashmangshëm

12/11/2026

Stuhia spanjolle godet Shqipërinë? Meteorologia tregon kushtet atmosferike

12/11/2026

PROFILI/ Kush është drejtoresha e re e SHISH! Esmeralda Hasani, nga drejtësia dhe administrata në krye të spiunazhit shqiptar!

12/11/2026

“PD është gati për të gjetur kandidatin e Tiranës”- Kaso: Demokratët duan të fitojnë, kanë vuajtur shumë!

12/11/2026

Skandali i dytë sentimental po trondit “Nvidia”-n, kush është gruaja që mund t’i kushtojë postin CEO-s Jensen Huang!

12/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!
  • Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.