• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Pas vulës, Berisha i merr Bashës dhe paratë e partisë: Audit financave të PD-së

19/06/2024
in Politikë
Pas vulës, Berisha i merr Bashës dhe paratë e partisë: Audit financave të PD-së

Humbja e logos dhe vulës zyrtare të Partisë Demokratike do të shoqërohet me kosto financiare për Lulzim Bashën, i cili duhet t’i dorëzojë Sali Berishës jo vetëm simbolet, por edhe arkën e partisë.

Financat e  PD-se janë ende në proces transferimi, por pasi të merren në zotërim, organet e reja drejtuese do të nisin një audit të thellë.

“Ne për shkak të ligjit kemi detyrim për raportim pranë KQZ. Kjo do të thotë që për shkak se institucionet drejtuese të PD-së jo vetëm nuk i kanë poseduar llogaritë bankare, por edhe nuk kanë dijeni për veprimet financiare që janë kryer që nga momenti i marrjes në dorëzim të tyre çdo gjë do i dorëzohet një auditimi të rreptë”, shprehet sekretari për Çështjet Zgjedhore dhe Ligjore në PD, Ivi Kaso.

Në llogarinë bankare të Partisë Demokratike, shuma më e fundit që u derdh është fondi vjetor që KQZ u shpërndau partive politike. Lulzim Basha, si kryetar me letra i partisë më të madhe te opozitës, përfitoi një bonus financiar prej 1 milion euro, por  pas vendimit të Apelit do të humbasë çdo të drejtë mbi PD.

“Me zbardhjen e vendimit të Apelit është Gjykata e Tiranës, regjistri i partive politike që do të regjistrojë në mënyrë automatike shkarkimin që demokratët i kanë bërë ish-kryetarit Lulzim Basha në 11 dhjetor 2021 dhe do të regjistrojë organet e reja të Partisë Demokratike. Pra, është një procedurë automatike“, shpjegon Kaso.

Lulzim Basha ka paralajmëruar krijimin e një partie politike, ndërsa ka provokuar me imazhin e ri të logos së partisë, të cilës i shtoi shtesën demokratët euroatlantikë. Por, për juristin Ivi Kaso, ligji flet qartë për kopjimin e simboleve.

“Ligji për partitë politike dhe dispozitat e kodit zgjedhor janë shumë të qarta ku sanksionet që emri i një partie apo force të re që mund të krijohet nuk duhet të jetë asnjë mënyrë të ngjashme me një force ekzistuese aq më tepër të një force historike si PD”, thotë juristi.

Lulzim Basha nuk pajtohet me vendimin e Apelit, duke paralajmëruar rekurs, por kjo gjë duket se nuk shqetëson kastën e re drejtuese të Partisë Demokratike./tch

Më të lexuarat

  • Aksion i ri kundër ‘kërpudhave’ të mashtrimit, goditen dy call center-a pranë Liqenit të Thatë!

    Aksion i ri kundër ‘kërpudhave’ të mashtrimit, goditen dy call center-a pranë Liqenit të Thatë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Planet ushtarake të Gjermanisë frikësojnë Europën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Alimehmeti: Në protestë ka drejtorë të Partisë Socialiste, duhet reflektim edhe te PD

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Salianji sfidon Berishën: Pse nuk flet për ‘kullën e ortakërisë’ me Ramën te Pallati i Kongreseve?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Lëvizje e re politike me karakter kombëtarist dhe nacionalist”, studentja zbulon fazën e dytë të protestës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja SHBA-Iran, çfarë ka përfituar secila palë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Burri i Elisa Spiropalit shfaqet me ROLEX, ndërkohë shqiptarët protestojnë kundër korrupsionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK shpartallon perandorinë kriminale të Isa Aliut, si u investuan milionat e kokainës në resorte dhe vila luksoze

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tonelata drogë nga Amerika e Jugut në Europë, kush është Eldi Dizdari që u godit nga SPAK

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pritet arrestimi nga SPAK / Shkarkohet Arlinda Pogaj, drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, ndau qindra milionë euro me klientët e burrit dhe figura të krimit. Ka mbushur një shtëpi me para në Elbasan?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!