• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Pas rrëzimit të Assad sytë shkojnë te Lartësitë e Golanit, Turqia paralajmëron Izraelin

10/12/2024
in Botë
Pas rrëzimit të Assad sytë shkojnë te Lartësitë e Golanit, Turqia paralajmëron Izraelin

President i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, vend i të cilit mban shumicën e emigrantëve sirianë, thotë se Siria nuk duhet të ndahet sërish.

Turqia është bërë shtëpia e miliona refugjatëve sirianë gjatë luftës civile, ndërsa Ankaraja zyrtare gjatë konfliktit ka mbështetur disa prej grupeve të armatosura që operonin atje.

Këtë të martë, presidenti Erdogan tha se vendi i tij do të qëndrojë kundër çdo sulmi mbi “integritetin e tokave të Sirisë”.



“Nga ky moment, nuk mund ta lejojmë që Siria të ndahet sërish. Çdo sulm mbi lirinë e popullit sirian, stabilitetin e administratës së re dhe integritetit të tokave të saj, do të na gjejë ne përballë”, tha ai.

Deklaratat e tij erdhën pasi Ministria e Jashtme e Turqisë denoncoi ushtrinë izraelite për hyrje në një zonë neutrale të çmilitarizuar që ndan Lartësitë e Golanit të pushtuara prej Izraelit, nga Siria.

“Izraeli edhe një herë po shfaq mentalitetin pushtues”, tha ministria në një deklaratë duke shprehur mbështetjen për integritetin territorial të Sirisë.

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz

Izraeli thotë se hyri në zonën e patrulluar nga Kombet e Bashkuara për arsye sigurie.

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, paralajmëroi se nuk do ta lejojë një entitet terrorist ekstremist islamik që të kërcënojë kufijtë dhe qytetarët e tij. Deklaratat e tij erdhën pasi ushtria pranoi se trupat e saj po operojnë përtej zonës së çmilitarizuar në Lartësitë e Golanit.

Katz konfirmoi se ushtria po operon ditët e fundit në Siri për të dëmtuar dhe shkatërruar kapacitetet strategjike që i shikon si kërcënim.

“Kushdo që ndjek rrugën e Assad-it do të përfundoi si ai”, tha Katz duke paralajmëruar udhëheqësit e rebelëve në Siri.

Ai shtoi se ushtria izraelite është udhëzuar që të krijojë një “zonë mbrojtjeje sterile” në jug të Sirisë “pa praninë e përhershme të Izraelit”.

Katz u shpreh se kjo bëhet për të mbrojtur banorët e Lartësive të Golanit si dhe të qytetarëve izraelitë.

Lartësitë e Golanit janë një rrafshnaltë në jugperëndim të Sirisë që zgjatet drejt verilindjes së Izraelit. Në vitin 1967 në kohën e luftës në Lindjen e Mesme, Izraeli mori rreth 1200 kilometra katrorë të Lartësive të Golanit, nga ku e kishte sulmuar Siria.

Izraeli aneksoi zonën në vitin 1981, në një lëvizje e cila nuk është njohur nga shumica e komunitetit ndërkombëtar. Administrata Trump e theu këtë rregull të politikës amerikane dhe në 2019 e njohu sovranitetin izraelit mbi Lartësitë e Golanit.

Siria thotë se kjo tokë i ka takuar asaj dhe është betuar që do ta marrë territorin. Ndërkohë Izraeli thotë se kjo zonë është e rëndësishme për sigurinë dhe do të qëndrojë gjithmonë në duart e tij.

Rreth 20 mijë hebrenj jetojnë në Lartësitë e Golanit, ku ndodhen gjithashtu edhe baza ushtarake. Këtë vendbanime konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, pavarësisht se Izraeli i kundërshton këto.

Më të lexuarat

  • Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!