• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Ora e fundit e botës po troket”, Rusia: Avionët F-16 në Ukrainë do të çojnë në luftë bërthamore

22/02/2024
in Botë
“Ora e fundit e botës po troket”, Rusia: Avionët F-16 në Ukrainë do të çojnë në luftë bërthamore

Rusia vlerëson se rreziku për një luftë bërthamore është shumë i lartë. Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurisë të Federatës, Dmitry Medvedev, kërcënon perëndimin duke thënë se dërgimi i avionëve të luftës F-16 në Ukrainë do të çojë në konflikt nuklear.

Miku i ngushtë i presidentit Vladimir Putin, ka përmendur shpeshherë paralajmërime të tilla, duke vënë theksin tek ajo që e konsideron reagim të furishëm të ushtrisë ruse.

Medvedev sjell në vëmendje skenarin e shpërthimit aksidental të një lufte bërthamore, i cili sipas tij, nuk duhet hedhur poshtë.

“Nëse një nga këta avionë niset nga një vend i NATO-s për një mision në Ukrainë, çfarë do të sillte konkretisht? Një sulm drejt Rusisë. Nuk duhet ta përshkruaj se çfarë do të ndodhte më pas”, deklaroi Dmitry Medvedev, Zv.president i Këshillit të Sigurisë së Rusisë.

Medvedev tha se përplasja e Rusisë me SHBA-në dhe aleatët e saj nuk ishte në një fazë që do t’i detyronte njerëzit të fshiheshin në një strehë bërthamore, por e përshkroi situatën si më keq se kriza e raketave Kubane e vitit 1962.

“Ora e fundit të botës “po troket” dhe është “përshpejtuar në mënyrë të konsiderueshme”, shtoi ai.

Ora e fundit e botës, që tregon sa afër jemi drejt një katastrofe globale, është aktualisht vetëm 90 sekonda nga mesnata. Medvedev foli për konfliktin në Ukrainë duke bërë me dije se ushtria ruse do të vazhdojë të luftojë deri sa të arrijë në Kiev, pasi sipas tij, ai qytet ka rrënjë ruse.

Gjithashtu, pretendoi se Ukraina përbën kërcënim ekzistencial për vendin e tij, ndërsa theksoi se Ushtria e Putinit nuk do të ndalet vetëm në kryeqytet. Sipas tij, edhe Odesa është një qytet rus që do të kthehet “në shtëpi”. Në terren, Moska pretendon se ka pushtuar dhe fshatin Pobjeda.

Por presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se Avdiivka është fitorja e vetme për Putinin në 9 muajt e fundit. Synimi i ushtrisë së tij është që të fortifikojë pozicionet aktuale dhe të mos bëjë më lëshime.

Ndërkohë, ministria franceze e mbrojtjes akuzon Rusinë, duke bërë me dije se ushtria e Putinit ka kërcënuar me rrëzimin e avionëve të Parisit në Detin e Zi. Mjetet fluturuese janë angazhuar në aksione patrullimi të hapësirës ajrore ndërkombëtare.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!