AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Operacioni “Ndal Putinin”, blindat britanike nisen drejt Gjermanisë për stërvitjen me 90.000 ushtarë

by SHT Media
14/02/2024
in Botë
6
0
Operacioni “Ndal Putinin”, blindat britanike nisen drejt Gjermanisë për stërvitjen me 90.000 ushtarë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Minjtë e shkretëtirës”, pjesë e trupave elitë të Britanisë së Madhe, të cilët e fituan pseudonimin e tyre gjatë luftimeve me nazistët në Afrikën e Veriut, janë nisur drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në stërvitjen ku do të angazhohen mbi 90.000 ushtarë të NATO-s.

Pothuajse 600 automjete të blinduara dhe armë të tjera artilerie u paketuan në anijet e ankoruara në doket ushtarake të Marchwood pranë Southampton dhe do t’i bashkohen stërvitjes “Steadfast Defender”, gjatë së cilës do të simulohet ndalimi i një pushtimi të mundshëm rus.

Stërvitja pesë-mujore e NATO-s është stërvitja më e madhe në Evropë që nga fundi i Luftës së Ftohtë dhe është ideuar për t’u përgatitur për Luftën e III Botërore, me kundërshtare kryesore Rusinë e Vladimir Putin.

Rreth 1,500 trupa nga Brigada e 7-të e do të fluturojnë drejt Gjermanisë nga Britania për të pritur automjetet ushtarake përpara se të udhëtojnë për në Poloni, ku do të përgatiten për një skenar lufte gjithëpërfshirës.

Në total, rreth 16,000 forca të armatosura britanike do të marrin pjesë në stërvitjet “Steadfast Defender”, ku do të angazhohen avionët e RAF, disa anije luftarake dhe nëndetëse të Marinës Mbretërore.

Shfaqja e forcës pason pretendimet e shumëkontestuara të Donald Trump, i cili tha se do të inkurajojë Moskën për të sulmuar aleatët e NATO-s që nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen kolektive.

Në rast lufte me Rusinë, portet si Southampton mund të jenë në shënjestër. Baz Slator, ndihmës përgjegjës kryesor në Qendrën e Montimit të Detit në Marchwood, tha: “Ne mund të punojmë brenda dhe rreth zjarreve të armikut, në një port të kontestuar ose në një plazh. Ne e bëmë këtë në Irak. E bëmë në Falklands dhe po stërvitemi për ta bërë çdo vit. Është rutinë për ne.”

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”
  • 5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.