AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Nuk ta sjellim më”, i zhdukur prej një jave, si e rrëmbyen gjyshërit 3-vjeçarin nga nëna

by SHT Media
20/04/2024
in Kronikë
6
0
“Nuk ta sjellim më”, i zhdukur prej një jave, si e rrëmbyen gjyshërit 3-vjeçarin nga nëna
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ka marrë fund frika e nënës për 3-vjeçarin e zhdukur disa ditë më parë.  Mësohet se gjyshja e ka dorëzuar të miturin në prokurori dhe tashmë ai është bashkuar me të ëmën.

Edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar, duke publikuar një foto të 3-vjeçarit në krahët e nënës së tij.

“Amari i vogël 3 vjeçar sapo mbërriti në krahët e nënës së tij. Ndërsa i takon drejtësisë të vendosë, edhe dashuria e gjyshërve nuk do të mungojë për Amar. Kjo është një nga ato situata për të cilat, nuk gjenden dot fjalët. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Durrës”, shkruan Balla krah fotos.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Durrës ka vijuar punën kërkimore dhe hetimore, për gjetjen e 3-vjeçarit dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, për të cilën deri tani janë arrestuar shtetasit R. Gj. (gjyshi) dhe A. S. (vëllai i gjyshes), të dyshuar si bashkëpuntorë për rrëmbimin e 3-vjeçarit.

Në këtë kuadër janë kryer një tërësi veprimesh hetimore dhe kontrolle të shumta në Durrës, Has, Kukës dhe Tiranë.

Si rezultat i presionit policor, kërkimeve të shumta dhe negociatave, sot është vetëdorëzuar shtetasja B. Gj., së bashku me nipin e saj 3-vjeçar, të cilin e mori nëna e tij, në gjendje të mirë shëndetësore.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Kujtojmë që një ditë më parë gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” për gjyshin dhe bashkëpunëtorin e tij pas marrjes dhe fshehjes së fëmijës.

Si u zhduk 3-vjeçari

Fëmija kishte shkuar në fundjavë tek gjyshërit Rexhep dhe Bahrie Gjuni në Kukës, të cilët janë prindërit e të atit të fëmijës që ka humbur jetën një vit më parë në aksident automobilistik. Denoncimi për këtë ngjarje u bë nga e ëma e fëmijës, e cila ka thënë në policinë e Durrësit se si çdo javë gjyshërit e merrnin nipin dhe e kthenin, por këtë herë jo.

Dyshohet se gjyshja e fëmijës 3-vjecar u ndihmua nga vëllai tjetër i saj, shtetasi Flamur Selaj, 43 vjeç.

Çfarë deklaroi nëna e 3-vjeçarit

Ille Gjuni, nëna e fëmijës u shpreh për mediat se kishte frikë se gjyshërit e kishin dërguar nipin jashtë vendit. Ajo ka pohuar se mënjëherë pas vdekjes së bashkëshortit, prindërit e tij kanë dashur ta mbanin djalin.

“U bënë sot 4 ditë. Ma kanë marrë që të shtunën në mëngjes dhe s’ma kanë sjellë. Ata duan që të ma marrin çunin, që në fillim donin të marrenin. Kam ikur me zor. Por ata thoshin “të rrijë me ne”. Vjehrri dhe vjehrra. Vinin çdo fundjavë, ia lija unë disa orë. E morën të shtunën në mëngjes dhe s’e sollën më. I mora në telefon dhe më thanë “nuk ta sjellim më.” Kërkon ta marrë ai, nuk tregon se ku është fëmija. Thotë që “nuk e di ku është”, por gënjen”, tha nëna e fëmijës disa ditë më parë për mediat.

Gjyshi “kyçi” gojën para policisë

Ndërkohë, gjyshi i të miturit refuzoi të fliste pasi u arrestua nga policia.

“Nusja na kërcënoi se nuk do ta shikonim më nipin pasi do largoheshin së bashku më të jashtë shtetit. Prandaj edhe ne vepruam në këtë mënyrë. E kemi dritën e syve, nuk jetojmë dot pa të”. Kështu është shprehur para oficerëve të policisë Rexhep Gjura.

Nga frika se nuk do ta shikonim me nipin, u organizuam ta merrnim dhe ta mbanim vete. Kemi marrë parasysh gjithçka. Nuk tregoj ku ndodhet djali. Me bëni çfarë të doni”, ka deklaruar Rexhep Gjuni para oficerëve të policisë.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re
  • Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.