• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Nuk ka ndonjë gjë të keqe që Berisha është non-grata”, Çollaku bëhet gati t’i bashkohet protestës së nesërme

10/07/2024
in Politikë
“Nuk ka ndonjë gjë të keqe që Berisha është non-grata”, Çollaku bëhet gati t’i bashkohet protestës së nesërme

Në ‘Repolitix’ foli në lidhje Skype mbrëmjen e sotme deputeti opozitar Kreshnik Çollaku. I larguar nga grupimim Basha pasi vulën e mori Sali Berisha, Çollaku tregon se nesër do të jetë pjesë e protestës.

‘Po patjetër do jem në protestë. Është një grup që vijon ekziston. Nuk ekziston si strukturë, por si realitet politik është një grup që ekziston, si një organizim strukturor njerëzor. Ka një realitet të ri juridik. Gjykata ka njohur të drejtën e përfaqësimi atij që deri dje ishte Komisioni i Rithemelimit, me zotin Berisha. Sot është kryetar i PD. Drejtuesit legjitimi janë ata pas vendimit të Apelit. Kam pranuar verdiktin e gjykatës që imponon një situatë të re politike. Do të jem në protestë sepse mendoj se çdo protestë që thërret opozita duhet të bëjë bashkë çdo kënd.’

Sipas tij, çdo demokrat duhet të bashkohet në protestë kur bëhet fjala për kundërshti ndaj kryeministrit Rama.

‘Pika që na bën bashkë edhe ata që kërkojnë lirimin e Berishës dhe ata që duan të rriten rrogat. Pika e përbashkët reagim kundër qeverisë Rama e zhytur në korrupsion e inkriminuar në palcë. Mendoj se vetëm skandali tek onkologjiku do kishte vlejtur për protestë kombëtare. Bashkë na bën beteja kundër Edi Ramës dhe për këtë betejë do jem në shesh. Çdo kush mendon se Rama duhet të largohet duhet të jetë në shesh.’

Për Çollakun nuk ka më vijë të kuqe me Berishën sa i përket non gratës.

‘Vijën e kuqe e zhbëri vendimi i Apelit. Për mua është non ngrata Berisha dhe është peshë e rëndë për veprimtarinë e opozitës. Por vijën e kuqe e rrëzoi Apeli. Rrëzoi vendimin e kongresit të 18 dhjetorit. Këtë statut e ka rrëzuar në 11 qershor. Në statutin e njohur nuk ka detyrim sanksionues ndaj personave non grata. Kapaciteti Berishës për të luftuar me peshën e non gratën mbi shpinë është akti i tij personal. Nëse e pengon objektivi për mua është ardhja në pushtet e PD-së. Nuk është më vendim kolegjial. Vendimi i apelit e rrëzoi këtë vendim. Nuk kemi çfarë ti bëjmë më tej.’

Në protestën nesër përveç deputetit Çollaku do të ketë dhe deputetë të tjerë sipas tij që më parë kanë qenë kundër Berishës, apo me Bashën.

‘Nuk mund të them emra, por do ketë deputetët të tjerë dhe pjesë të strukturës sonë. Ardhja në protestë konfirmon një gjë të përbashkët edhe me Berishën, bashkë për të rrëzuar Edi Ramën. Pastaj kushdo ka të drejtë të mendojë ndryshe edhe lidhur me SPAK.’

Çollaku rithekson se nuk del nga Partia Demokratike pasi është themelues si student në dhjetor ‘90.

‘Nuk kam tagër të flas me emra të të tjerëve. Shqetësimi është që unë nuk kam vënë vija të kuqe. Kam refuzuar çdo lloj zgjidhje duke dalë nga PD, me fraksion duke mbajtur idenë apo bindjen tonë. Çdo formulë është e pranueshme. Refuzoj të dal nga Partia Demokratike. Mandatin im është i demokratëve dhe do respektohet deri në fund të mandatit tim. Jam i hapur për çdo lloj opsioni.’

/a.r

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!