AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Nuk e kuptoj, çfarë kërkojnë studentët?

by Alb Times
08/11/2026
in Opinion
6
0
Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

Foto: Politika

6
SHARES
312
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Artur Ajazi

Prej 6 muajsh e ca, studentët janë ngritur në protestë. Dakord. Protesta është e shëndetshme në demokraci. Eshtë e ligjshme, e pranueshme, pasi vendos disa gjëra atje ku duhet.

Por edhe pse i kam lexuar dhe dëgjuar studentët (dhe jo vandalët të kuptohemi) dhe kërkesat e tyre, sinqerisht nuk e kuptoj sërish çfarë duan realisht ata ? Kur bën protestë, ke një synim, program, dhe mendon dhe beson se, do të arrish atje ku duhet. Studentët kanë muaj që mblidhen tek Ministria e Arsimit. Mblidhen bashkë me ata, edhe huliganët me kapuçë të zinj, dhe godasin muret, dritaret dhe godinën. Asnjë kërkesë.

Asnjë fjalë për thelbin e protestës. Pastaj zhvendosen tek Kryeministria, pastaj i bien rreth e rrotull qendrës së Tiranës, pastaj kërkojnë “Rama jepe dorëheqjen”, pastaj thonë “Rama në burg, Berisha në burg”, pastaj largohen, dhe ikin andej nga kanë ardhur. Dhe kështu mblidhen çdo ditë, edhe pse masa e tyre sa vjen dhe pakësohet. Mblidheni rradaken o studentë. Kërkoni largimin e ministres së Arsimit, kërkoni largimin e kryeministrit, apo keni kërkesa të tjera? Personalisht nuk kam kuptuar asnjëherë as daljet e tyre në sheshin “Skënderbej”, dhe marshimin drejt kryeministrisë.

Një protestë nis dhe vazhdon, duke përçuar kërkesa dhe zëra të qartë, hartohen lista me kërkesa, hartohen peticione, dhe dorëzohen atje ku kanë vendin. Kryeministri u shtrin dorën, zbret dhe shtron tryezën e rrumbullakët, ju fton të vini atje, të bëni debate, dialog, për të arritur tek finalja, plotësimi ose jo, i kërkesave. Pastaj vazhdojeni sërish protestën. Por duke mos u ulur, dhe duke mos u takuar me “kreun e punës”, me kryeministrin, duke mos arritur asgjë me 170 ditët e protestës tuaj, sinqerisht dyshoj se, një “dorë e padukshme” po ju përdor hapur fare. Ju kërkoni “Rama në burg, Berisha në burg”.

Por ato janë punët e drejtësisë. Ju kërkoni “Rama largohu”, dhe sërish ju them se, ajo realizohet me votë. Ndaj them se, nuk e kuptoj çfarë kërkoni. Ngrihen në Gjermani, Spanjë, Belgjikë, Francë, e gjetkë, por kanë kërkesa të qarta, “duam rritjen e pagave, uljen e çmimeve të karburantit dhe ushqimeve”, apo dhe “rritjen e pagave dhe pensioneve”.

Dhe për këto kërkesa ata bëjnë protesta, bëjnë tubime, dhe arrijnë atje ku duhet. Kurse nga ju, prej 6 muajsh dëgjojmë vetëm togfjalëshin “Rama ne burg, Berisha në burg, Rama jepe dorëheqjen”. Kaq. Po pse kjo është protesta juaj në 2026 ? U ngritën në 1990 studentet, por kërkuan ndryshimin e sistemit, dhe pluralizmin. Dhe ja arritën, sepse shkuan në debate dhe dialog me kreun komunist Ramiz Alia. Kurse ju, në 2026, nuk pranoni as dialog, as debate, as bisedime, por mjaftoheni me “ultimatume dhe kërcënime”.

Jo, kjo nuk është rruga e duhur për të fituar ju të nderuar studentë, objektivat e duhura. Pastaj, një protestë pa drejtues, pa një grup iniciator, të cilët ti shohë dhe ti njohë populli, nuk ka si arrin atje ku duhet. Kjo është dialektike, dhe dialektika lidhet me arsyetimin, kontradiktat dhe zhvillimin e mendimit të nderuar studentë.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

08/11/2026

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

08/11/2026

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

08/11/2026

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

08/11/2026

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

08/11/2026

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

08/11/2026

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

08/11/2026

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

08/11/2026

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

08/11/2026

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

08/11/2026

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

08/11/2026

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

08/11/2026

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

08/11/2026

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

08/11/2026

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

08/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”
  • Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.