AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

by Alb Times
08/11/2026
in Opinion
6
0
Një përmbledhje satistikore e opinioneve të elektoratit në Shqipëri

Foto: Opinion

6
SHARES
309
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Nga sondazhet që kam drejtuar në muajt e fundit (në terren ose përmes shpërndarjes së linkut të pyetësorit me SMS të rastësishme), më ka rezultuar se pothuaj gjysma e shqiptarëve brenda vendit nuk janë gati të votojnë as për PS-në e udhëhequr me vendosmëri nga Rama dhe as për PD-në e udhëhequr me vendosmëri nga Berisha. Ndërkaq, për partitë e vogla, të udhëhequra me vendosmëri nga Shehaj, Qori, apo Lapaj, përkrahja në rang kombëtar është tepër e vogël për të sfiduar atë të dy partive kryesore.

Dhe në një situatë të tillë, mendja të shkon te Nikol Pashinyani i Armenisë apo Péter Magyari i Hungarisë, si edhe te Lista Studentore e Serbisë.

Në vitin 2018, 42-vjeçari Nikol Pashinyan ishte kryetar i një partie të vogël armene me vetëm 4 deputetë në parlament. Por ai filloi një lëvizje paqësore popullore (të njohur si ‘Revolucioni i Kadifenjtë’), që i mbushi përditë rrugët e Jerevanit plot me protestues (të cilët nuk largoheshin nga rrugët as ditën e as natën). Eventualisht, parlamenti e zgjodhi atë kryeministër të përkohshëm në vend të gjithëpushtetshmit Serzh Sargsyan. Dhe qysh atëherë, Pashinyani i ka fituar zgjedhjet pralamentare tri herë rresht.

Në fillim të vitit 2024, 42-vjeçari Péter Magyar ishte anëtar i rëndësishëm i Partisë Fidez në Hungari, të udhëhequr nga i gjithëpushtetshmi Viktor Orbán. Por pas një skandali të madh, ku u përfshi edhe ish-bashkortja e tij, Magyari iu bashkua partisë së vogël jashtëparlamentare Tisza. Nën udhëheqjen e Magyarit, Tisza u rendit e dyta në zgjedhjet për Parlamentin Evropian të vitit 2024, dhe fitoi një shumicë të cilësuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2026. Duke larguar kështu nga pushteti kryeministrin 4-mandatësh, Viktor Orbán.

Lista studentore në Serbi lindi nga protestat pas tragjedisë së stacionit të trenit të Novi Sadit, dhe u shndërrua në një alternativë zgjedhore kundër Vuçiqit të gjithëpushtetshëm. Në zgjedhjet e 25 tetorit 2026, ajo fitoi 140 nga 250 mandatet, duke siguruar shumicën parlamentare. “Studentore” ishte vetëm mënyra e përzgjedhjes dhe mbështetja, por jo vetë lista e kandidatëve. Studentët përzgjodhën përmes asambleve të tyre profesorë, mjekë, artistë dhe figura të tjera publike, teksa vetë nuk kandiduan. Lista u kryesua nga profesori i kardiologjisë Ilija Srdanović. Ndërkaq, partitë kryesore opozitare e mbështetën ‘Listën Studentore’, pa paraqitur lista të tyre të veçanta.

Në kushtet aktuale, në Shqipëri nuk kemi ndonjë udhëheqës të ngjashëm me Pashinyanin e Armenisë dhe Magyarin e Hungarisë, apo ndonjë organizim të ngjashëm studentor me atë të Serbisë. Dhe fatkeqësisht, në horizontin shqiptar nuk ka gjasa të feksë së afërmi ndonjë dritë!

Konkretisht, nga dy sondazhe rigoroze që kam drejtuar këtë vit në terren, më ka rezultuar se mbi 70% e të anketuarve janë të prirur për të paguar rryshfete. Ndërkaq, mbi 62% e të anketuarve kanë deklaruar se njerëz të rethit të tyre familjar-shoqëror, në fakt, kanë paguar rryshfete. Në një ferrishte të tillë është vështirë të çelin së afërmi trëndafilë …

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

08/11/2026

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

08/11/2026

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

08/11/2026

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

08/11/2026

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

08/11/2026

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

08/11/2026

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

08/11/2026

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

08/11/2026

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

08/11/2026

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

08/11/2026

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

08/11/2026

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

08/11/2026

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

08/11/2026

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

08/11/2026

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

08/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”
  • Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.