• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Njoha shumë gazetarë, disa ishin miq të vërtetë si ti”, ish-ambasadori Arvizu mesazh prekës për Zhejin

24/08/2025
in Kronikë
“Njoha shumë gazetarë, disa ishin miq të vërtetë si ti”, ish-ambasadori Arvizu mesazh prekës për Zhejin

Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të gazetarit Artur Zheji.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Arvizu shpreh dhimbjen për humbjen e një figure që, sipas tij, kishte aftësinë e rrallë për të dëgjuar me vëmendje dhe për të kuptuar thellë zhvillimet në shoqëri.

Mesazhi i plotë:

I dashur Artur! Së pari, i jam mirënjohës mikut tonë të përbashkët që më dha një zë në këtë moment të ndjeshëm, pasi nuk mund të jem në Shqipëri për t’u ndarë me ty personalisht.

Gjatë këtyre dy ditëve ditëve të fundit kam parë qindra madje mijëra lamtumira të përzemërta nga njerëz që të kanë njohur dhe dashur. Atyre me siguri do t’u mungosh. Ka pasur kaq shumë mesazhe prekëse, shpesh të përmbledhura në një fjalë të vetme: Ngushëllime. RIP. Lamtumirë.

Edhe unë ndiej trishtim. Kanë kaluar disa vite që kur u takuam për herë të fundit, bashkë me disa miq të dashur shqiptarë. Të tre ju ishit/jeni gazetarë profesionistë. Njerëz të mirë.

Më mungon Gazeta Mapo. E di që ti arrite shumë gjëra të tjera në jetën dhe karrierën tënde, por ajo ishte një gazetë e mirë—që ia vlen të kujtohet.

Gjatë katër viteve kur isha mysafir në vendin tuaj, takova kaq shumë shqiptarë të jashtëzakonshëm. Me disa prej tyre vazhdoj të jem ende në kontakt, edhe pas më shumë se dhjetë vitesh që u largova. Miqësitë që fitova dhe kujtimet që mora me vete do të zgjasin gjithë jetën.

Gjatë atyre viteve njoha shumë gazetarë dhe politikanë. Disa ishin miq të vërtetë, si ti. Shumë të tjerë ishin “të ashtuquajtur miq”, secili me agjendën e vet. Kjo është diçka që ndodh shpesh.

Në politikë, ashtu si në diplomaci, shpesh është e vështirë të shmangësh cinizmin. Ti gjete kohë për të më ndihmuar të kuptoja disa të vërteta të ftohta e të ashpra mbi jetën dhe politikën shqiptare se si luhet loja. Sigurisht që bëra disa gabime, por ti u përpoqe të më bëje të kuptoja gjërat që më duheshin për ta kryer punën time më mirë.

Ajo që vlerësova më shumë ishte se ti me të vërtetë dëgjoje. Bëje përpjekje të sinqerta për të kuptuar pse unë po përpiqesha të thosha ose të bëja diçka, dhe e bëje këtë pa gjykim. Për këtë, jam thellësisht mirënjohës.

Nuk do ta harroj kurrë atë takim të fundit, kur të përshëndeta duke të thënë: “Zheji i Madh!” Qeshëm të dy dhe ti e kuptove menjëherë se çfarë kisha parasysh. Herën tjetër kur të vizitoj vendin e takimit tonë të fundit, do të mendoj për ty. Deri atëherë, paqe dhe bekime për të gjithë ne.

Më të lexuarat

  • Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nxitje dhune dhe bllokim rrugësh / Policia identifikon organizatorët e protestës nga punonjësit e OJF-ve tek bankierët, priten veprime të forta ligjore dhe dhjetëra shoqërime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kokainë, prona të tjetërsuara dhe 500 milionë euro të sekuestruara, Klodiana Lala tregon si nisi hetimi për dosjen ‘Aruba’!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në takim, njëri me inicialet E.R”, Artan Hoxha zbulon detaje nga “samiti” në Aruba: Çfarë më tha Artur Shehu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Misteri i liderit protestës: kush mund të jetë prapa saj?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ASHK e Goxhobellit, e kthyer në “bunker”. Kreu i KLSH: Nuk lejon auditimin, të ndërhyjë Parlamenti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestat, reagon kompania që do ndërtojë në Sazan: Destinacion i klasit botëror, por vendimi u takon shqiptarëve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Duam qeveri teknike “, Berisha: Nuk i bashkohem protestës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbardhen detajet e paktit: Irani lëshime për programin bërthamor, SHBA mban trupat në rajon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U arrestua në Belgjikë për vrasjen e Naim Zyberit, ja si duket sot Gerd Gjenerali, u fut në spital me armën e fshehur në një buqetë me lule

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!