• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Nga Zelensky te Trump, ja personalitetet që do të marrin pjesë në ceremoninë e rihapjes së “Notre-Dame de Paris”

06/12/2024
in Botë
Nga Zelensky te Trump, ja personalitetet që do të marrin pjesë në ceremoninë e rihapjes së “Notre-Dame de Paris”

Përveç presidentit të sapo zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, të paktën 40 krerë shtetesh do të marrin pjesë në rihapjen e Notre-Dame de Paris të shtunën, e cila u restaurua pasi u përfshi nga zjarri shkatërrues në vitin 2019.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të jetë në Paris dhe do të pritet në Pallatin Elysee nga presidenti Emmanuel Macron i cili do të takohet edhe me Trump.

Disa liderë evropianë kanë konfirmuar gjithashtu pjesëmarrjen e tyre: Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, presidenti italian Sergio Mattarella, presidenti polak Andrej Duda, presidenti kroat Zoran Milanovic, presidenti bullgar Rumen Radev, presidenti estonez Alar Karis, presidenti finlandez Alexander Stubb, presidenti lituanez Gitanas Nauseda. Greqia do të përfaqësohet nga Presidentja e Republikës Katerina Sakellaropoulou.



Në listë përfshihen edhe emrat e kryeministrit armen Nikol Pashinyan, presidentes gjeorgjiane Salome Zurabishvili, kryeministrit serb Milos Vucevic, presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrit holandez Dick Schoof. Ndërkohë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen nuk do të marrë pjesë.

Në ceremoni nuk do të mungojnë as pjesëtarët e familjeve të ndryshme mbretërore evropiane. Prezent do jenë çifti mbretëror belg, Philippe dhe Mathilde, dhe Princi Albert i Monakos. Princi Ëilliam, trashëgimtari i fronit britanik, do të përfaqësojë vendin e tij, por gruaja e tij Kate nuk do ta shoqërojë atë.

Gjithashtu pritet të marrin pjesë edhe disa liderë të shteteve afrikane: Presidenti kongolez Denis Sassou Nguesso, Presidenti i Republikës Demokratike të Kongos Félix Tshisekedi, Brice Oligarchy Ngouma i Gabonit dhe Faure Gnassingbé i Togos.

Presidenti amerikan Joe Biden do të përfaqësohet nga gruaja e tij, Zonja e Parë Jill Biden.

E gjithë ceremonia për rihapjen e Notre Dame do të mbahet brenda katedrales, pasi meteorologët parashikojnë kushte të këqija të motit. “Kushtet e këqija të motit të parashikuara nga Météo France për ditën e shtunë, na detyruan të riorganizojmë ceremoninë”, shpjeguan presidenca franceze dhe Dioqeza e Parisit në një deklaratë përbashkët.

/S.T

Më të lexuarat

  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Adriatik Kupi i Petrelës: Metamorfoza e ‘zarit’ të Adrian Çelës së OSHEE që u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!