AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Ne nuk do sulmojmë prokurorë apo gjykatës”, Spiropali përgjigjet për hetimet e SPAK: Nuk ka të paprekshëm në Shqipëri

by SHT Media
10/11/2025
in Politikë
6
0
“Ne nuk do sulmojmë prokurorë apo gjykatës”, Spiropali përgjigjet për hetimet e SPAK: Nuk ka të paprekshëm në Shqipëri
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja Elisa Spiropali, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, deklaroi se mazhoranca nuk do të komentojë çështje konkrete në hetim dhe nuk do të sulmojë organet e drejtësisë. 

“Për asnjë rast, nuk do na gjeni neve, dhe për asnjë arsye të sulmojmë prokurorë apo gjykatës, të komentojmë mbi çështje të posaçme, apo mbi çështje të drejtësisë. 

Kjo është një gjë që na ka ndarë që kur kemi ndërmarrë reformën në drejtësi, qe kur kemi vendosur që pushteti politik duhet t’i heqë kthetrat nga pushteti i drejtësisë dhe kur kemi marrë vendimin historik si shumicë për ta luftuar pandëshkueshmërinë kudo ku ajo shfaqet, në të gjitha nivelet. 

Dhe sot mund të themi me plot gojën që në Shqipëri nuk ka të paprekshëm. Dhe ky është ndryshimi i madh mes nesh dhe nje politike të vjetër që vazhdon që me akuza penale në drejtim të kundërshtarëve të bëjë politikën e ditës. Ne nuk e bëjmë këtë. Secili mban përgjegjësi para ligjit, të gjithë, secili mban përgjegjësi para fytyrës se vet dhe para elektoratit të vetë”, theksoi ajo. 

Ndërkohë duke iu përgjigjur deputetit Agron Shehaj për hetimet e zyrtarëve nga SPAK, Spiropali tha se pyetjeve për çështje të caktuara që janë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës apo Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, nuk është “ky vendi për t’i diskutuar dhe nuk do dëgjoni prej nesh t’i diskutojmë”. 

“Përveç asaj që thuhet e zeza në të bardhë në progres raportin e Komisionit Europian: Që nëse ka një arsye pse sot Shqipëria është vend pararojë në Ballkan sa i takon integrimit, është që ka ndarë mendjen të bëjë një reformë drejtësie e cila edhe pse me kosto të larta politike, se ka shkaktuar kjo reformë edhe braktisjen e kuvendit, edhe braktisjen e zgjedhjeve lokale në disa episode, edhe agravimin e gjuhës politike, por ne jemi te vetëdijshëm që lufta kundër pandëshkueshmërisë, drejtësia dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritete aboslute, të cilat nuk mund t’i përcaktoni ju në tavolina, kush është fajtori dhe kush i pafajshëm. 

Këto nuk i gjykoni ju, i gjykon gjykata, të cilët i kemi lënë të lirë të bëjnë punët e tyre dhe nuk do gjeni askënd prej nesh t’i komentojë dhe pastaj sa i takon përgjegjësive, ato janë individuale dhe ato që ju i quajtët përgjegjësi politike, të jeni i sigurt që ne i kemi mbajtur përgjithmonë dhe jemi ballëlartë para opinionit publik dhe qytetarëve tanë që na e kane dëshmuar në ndoshta 12 pale zgjedhje”, tha Spiropali. 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Alarmante, 269 të mitur u shoqëruan në Polici”- Fëmijët në protestë, Demo: U përdorën nga organizatorët në vijën e parë të dhunës!

30/10/2026

Protestat e dhunshme në Tiranë, ministri Demo bën bilancin dhe paralajmëron: 347 të lënduar, 200 janë policë, 7 efektivë nën hetim! Nëse do ketë dhunë…

30/10/2026

EMRI/ Dënohet shqiptari që përdhunoi vajzën 17-vjeçare në tualetin e një pub-i në Angli! Ja sa burgim do vuajë

30/10/2026

“Nuk e japim dorëheqjen”- Vrasja e Arlinda Zekajt, ministrat Gërvalla dhe Svelça nuk dorëzohen: Na lejoni të bëjmë punën tonë!

30/10/2026

Dy protestat e së shtunës në Tiranë, Ambasada Amerikane apel qytetarëve të saj: Shmangni zonat pranë institucioneve qeveritare!

30/10/2026

Trump shpërthen ndaj gazetarit të Reuters: “Je i neveritshëm, për kë punon” (VIDEO)

30/10/2026

Xi Jinping zhvillon bisedime me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier

30/10/2026

Kreu i Dhomës, Maks Haxhia e konfirmon: Mbyllet bojkoti i avokatëve, jemi përballë një vendimi Gjykate!

30/10/2026

Paralajmërohen protesta në dhjetëra qytete gjermane për ditën e nesërme!

30/10/2026

Barra fiskale 2025: Shqipëri vs. Mali i Zi

30/10/2026

Begaj dekreton datën e zgjedhjeve vendore 2027 pas konsultimeve me partitë, do votohet më 9 maj! (DOKUMENTI)

30/10/2026

“Nuk i lejoj…!”- Meloni i mbyll derën politikanit të ekstremit të djathtë: Do t’u kërkoj italianëve që të qeverisim pa shantazhe!

30/10/2026

Ndërpritet Bojkoti i Avokatëve në GJKKO! Dhoma e Avokatisë vendos zbatimin e vendimit të Gjykatës Administrative

30/10/2026

“Jemi të shqetësuar”- Veliaj në paraburgim, zyrtari europian: Të garantohet proces i rregullt ligjor!

30/10/2026

“Duhet reflektim”- Dule: Ish-aleatët e Ramës kanë dalë në protestë! Moment kritik për Shqipërinë

30/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Alarmante, 269 të mitur u shoqëruan në Polici”- Fëmijët në protestë, Demo: U përdorën nga organizatorët në vijën e parë të dhunës!
  • Protestat e dhunshme në Tiranë, ministri Demo bën bilancin dhe paralajmëron: 347 të lënduar, 200 janë policë, 7 efektivë nën hetim! Nëse do ketë dhunë…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.