• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Në mars 2025 përfundon faza e parë e projektit, ky do të jetë kampusi i ri i Akademisë së Forcave të Armatosura

14/09/2024
in Politikë
Në mars 2025 përfundon faza e parë e projektit, ky do të jetë kampusi i ri i Akademisë së Forcave të Armatosura

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, inspektoi punimet për ndërtimin e Kampusit të Akademisë së Forcave të Armatosura (AFA), një nga projektet më të rëndësishme të planifikuara nga Ministria e Mbrojtjes, që bazohet në modelin e akademisë prestigjioze amerikane West Point.

I shoqëruar edhe nga komandanti i AFA gjeneral brigade Bardhyl Nuredinaj, ministri Vengu u njoh me ecurinë e projektit, që është një tjetër investim që i shërben modernizimit të FA.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, kontrata parashikon që deri në mars 2025 të përfundojë faza e parë e projektit, që përfshin godinën e re të Fakultetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë si dhe mensën për studentët. Deri më tani janë realizuar 50% e punimeve. Ministri Vengu tha se: “Më pas do të vijohet me financimin e fazës së dytë, për të përballuar kapacitetet në rritje, në mënyrë që sezonin e ardhshëm kampusi të jetë në gjendje pune. Synimi është që kjo të jetë një akademi autonome, sipas modelit të West Point”.

Ministri i Mbrojtjes vuri theksin në krijimin e një akademie lider në arsim, që do t’u shërbejë jo vetëm Forcave të Armatosura, por edhe institucioneve të tjera: “Do të zgjerohet gama e programeve që ofron Akademia e Forcave të Armatosura, e cila vitet e fundit edhe në përputhje me planin e objektivave të Forcave të Armatosura ka forcuar programet që kanë të bëjnë me teknologjinë, me të ardhmen e FA, në mënyrë që ne jo vetëm të forcojmë kapacitet tona, por të sigurojmë edhe një mënyrë të qëndrueshme për të formuar profesionalisht të ardhmen e forcave tona”, – u shpreh ministri Vengu.

Nga ana e tij, komandanti i AFA gjeneral brigade Bardhyl Nuredinaj, nënvizoi faktin se kjo akademi do të shërbejë edhe për student nga Kosova, Maqedonia e Veriut, por edhe vende të tjera të rajonit, ndërsa synimi është shkëmbimi i studentëve edhe me akademi të njohura, me të cilat Shqipëria ka bashkëpunime si në Itali, Greqi apo në Turqi.

Këtë vit, sipas gjeneral brigade Bardhyl Nuredinaj, parashikohet hapja e dy programeve të reja në nivelin master, “Inteligjencë artificiale” dhe “Marrëdhënie Ndërkombëtare”.

Kampusi i ri i Akademisë së Forcave të Armatosura po ndërtohet në një sipërfaqe 9,1 hektarë. Në projekt, veç godinave të akademisë janë edhe ndërtimi i godinave akomoduese për studentët, terrenet sportive, kinoklub, qendër shëndetësore, palestër, poligon qitje, etj. Në bashkëpunim me SHBA, në këto mjedise do të jetë edhe Qendra e Simulimit, e cila do të sigurojë trajnimin e forcave në një mjedis të përshtatshëm dhe me kosto më të ulët, krahasuar më stërvitjet në terren.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!