AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Ndryshimet ligjore dhe domosdoshmëria për një qasje të re!

by SHT Media
17/02/2026
in Opinion
6
0
Ndryshimet ligjore dhe domosdoshmëria për një qasje të re!
6
SHARES
302
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Arbër Hitaj

​Jemi në vitin e 10-të të krijimit të drejtësisë së re. Kjo përfshin organin më të fortë të saj, SPAK-un, për të vijuar me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe GJKKO-në. Në sytë e publikut, SPAK-u mbetet kryesori, por në realitet shtylla e këtij sistemi është GJKKO-ja dhe jo organi i akuzës. Megjithatë, te drejtësia e re nuk janë vetëm elementet e mësipërme, janë edhe prokuroritë e gjykatat e tjera që ndodhen në një situatë katastrofale.

Ato përballen me një stok dosjesh që i kalon 200 mijë dhe me një mesatare prej 12 vitesh për të zgjidhur një proces gjyqësor, ndërkohë që para reformës mesatarja nuk kalonte 1 vit në të gjitha shkallët.

​Në këtë situatë lind domosdoshmëria që mazhoranca të kërkojë dhe punoj, për korrigjime dhe ndërhyrje të plota për përmirësimin e eficencës së sistemit, dhe jo mbrojtjen prej tij.

Që të quhet interes kombëtar, ndryshimet e lidhura me pezullimin e zyrtarëve duhet të bëhen si një domosdoshmëri për drejtësi në kohë. Kjo do të thotë se ndërhyrja duhet të bëhet përtej nenit për pezullimin, nëse mbetet vetëm aty, është një element gjysmak që nuk ndikon fare në jetën e qytetarëve. Madje, tregon efektin e kundërt, atë të frikës sidomos nga Partia Socialiste!

​Mazhoranca është në momentin e duhur për një qasje të re edhe ndaj të gjithë të akuzuarve nga drejtësia në radhët e saj. Kjo do të thotë se, në momentin që ndaj tyre fillon procesi gjyqësor, nuk duhet t’u ofrohet më koperturë politike. Vendi nuk ka nevojë për një parti që në krye të dikastereve të ndryshme të ketë drejtues që përballen në mënyrë direkte me drejtësinë.

Nëse ky anormalitet vijon, do të sillte ndikim negativ në imazhin e vendit, aq më tepër në këtë situatë kritike të negociatave me BE-në. Prandaj, ky është pikërisht momenti për një ndryshim qasjeje nga Partia Socialiste përballë drejtësisë dhe opinionit publik.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

19/10/2026

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

19/10/2026

Profesorë apo aktivistë politikë?

19/10/2026

“Largoni fëmijët nga dhuna ekstreme!”, Karamuço: Turp ta nisin jetën me një vepër penale

19/10/2026

Bilanci i 8 ditë proteste: 310 të lënduar, mes tyre 191 punonjës policie dhe 88 protestues

19/10/2026

Papa Leo i kërkon Zelenskyyt të bashkëpunojë me Rusinë për ndihmën për Oleshky

19/10/2026

Makthi i Albin Kurtit nga tabela në Morinë

19/10/2026

“Distancohuni nga dhuna, po përdoren minorenët!”, Evis Kushi thirrje studentëve dhe prindërve

19/10/2026

Shkon në katër numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

19/10/2026

Rama miraton shpërblimin prej 269 mijë lekësh të reja për 2,750 policët që përballen me protestuesit

19/10/2026

Deklarata e ndërkombëtarëve për situatën në Shqipëri, Alibeaj: Po na thonë që disa gjëra zgjidhini vetë

19/10/2026

Dhuna që prodhon vetëm spekatatorë dhe një spektakël me aktorë të marrë hua

19/10/2026

Trump nënshkruan një urdhër që synon nxitjen e kërkimeve për shëndetin e grave

19/10/2026

Protestuesit u strehuan te Katedralja, reagon Kisha Ortodokse: Respektoni vendet e shenjta, nuk janë hapësira konflikti!

19/10/2026

PD, akuza nënkryetares së Gjykatës: Ka urdhëruar të mos u jepet avokatëve lista e protestuesve të arrestuar

19/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!
  • A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.