• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Ndahet nga jeta Vittorio Emanuele i Savojës, djali i mbretit të fundit të Italisë

03/02/2024
in Botë
Ndahet nga jeta Vittorio Emanuele i Savojës, djali i mbretit të fundit të Italisë

Është ndarë nga jeta në Gjenevë Vittorio Emanuele i Savojës, i biri i Umberto II, mbretit të fundit të Italisë, dhe Maria Josè.

Më 12 shkurt do të bënte 87 vjeç. Lajmi u bë i ditur përmes një postimi nga “Shtëpia Mbretërore e Savojës”, ku thuhet: Lartmadhëria e tij, Vittorio Emanuele, Duka I Savoias dhe princi I Napolit u nda nga jeta mëngjesin e 3 shkurtit pranë familjes së tij në Gjenevë.

Vittorio Emanuele u caktua të pasonte të atin, Umberto II në fron por pas referendumit të vitit 1946, i cili sanksionoi fitoren e Republikës, jetoi në mërgim deri më 15 mars 2003. Në këtë vit u anulua dispozita XIII që ndalonte kthimin e pasardhësve meshkuj në Itali dhe Vittorio Emanuele u kthye në atdheun e tij pas 57 vjetësh. Ai ishte larguar tashmë nga Roma tre vjet para referendumit, së bashku me nënën e tij Maria Josè.

Martesa me ish kampione botërore të skive Marina Doria pa pëlqimin e të atit shkaktoi një konflit brenda në familje. Në 2006 u përfshi në një hetim dhe u arretsua me akuzën e lidhjes kriminale me qëllim në korrupsionin dhe falsifikimin dhe shfrytëzimin e prostitucionit. Një muaj pas ‘arrestit në shtëpi’ u lirua pasi faktet nuk qëndronin duke marrë shpërblim 40 mijë euro për gjashtë ditët e kaluara në burg para se të vendosej në arrest shtëpiak.

Në 1978 Vittorio Emanuele u hetua lidhur me vdekjen e një 19 vjeçari gjerman Dirk Hamer i cili u plagos rëndë batën e 17 – 18 gushtit të atij viti, ndërsa ishte duke fjetur në një varkë të miqve pranë ishullit Cavallo në Korsika.  Pas një debati për varkën princi e qëlloi me pushkë në këmbë. I riu humbi jetën pas disa operacionesh. I gjykuar nga Gjykata e Assizes të Parisit, Vittorio Emanuele u lirua nga akuza për vrasje nga pakujdesia.

Por në vitin 2006 erdhi kthesa e bujshme. Në një përgjim mjedisor të urdhëruar nga Prokuroria në qelinë e burgut të Potenzës, ku princi ishte i mbyllur për hetimet lidhur me një kazino, Vittorio Emanuele u përgjua teksa i tregonte  shokut të qelisë se ishte ai që qëlloi dhe 19 vjeçarin. Ndër të tjera mburrej se avokatët kishin arritur të mashtronte gjyqtarin francez, i cili tashmë ishte i pafajshëm, Vittorio Emanuele nuk mund të ndiqej më penalisht për krimin./m.j

Më të lexuarat

  • Lexoi ultimatumin e protestuesve, kush është Dritan Goxhaj? Nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë

    Lexoi ultimatumin e protestuesve, kush është Dritan Goxhaj? Nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Horror në Hungari, policia po heton një rast kanibalizmi në një spital në Budapest

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump ironizon Starmerin: Nuk kishim të bënim me Winston Churchill-in

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mafia që pushtoi Botën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vala e të nxehtit përfshin edhe Britaninë: Skocia dhe Irlanda e Veriut shënojnë temperaturat më të larta të vitit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vjen PD-ja, bëhesh me PD-në. Vjen PS-ja, kthehesh andej”, debat i ashpër Mziu-Sejdarasi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është protestuesja Eva Pango që akuzohet për heqjen e flamurit izraelit, mohon përfshirjen, policia vijon hetimet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përplasje për Aeroportin e Vlorës, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit: Nuk ka nevojë për forcë për të punuar, ka nevojë për kontratë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ka ndërhyrë Irani në protestë? Visho Ajazi: Duhen informuar shërbimet e inteligjencës, përndryshe mbeten thashetheme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Oktapodi” i tenderave të IT-së fut duart në OSHEE, kunati i Ermal Beqirit përlan 810 mijë euro me një dorë për një shërbim filtiv

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!