• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Napoli, shembja e rrugës ‘gëlltit’ dy automjete

21/02/2024
in Botë
Napoli, shembja e rrugës ‘gëlltit’ dy automjete

Agimi i ditës së mërkurë në Napoli thuajse nisi me një tragjedi. Dy makina, njëra e parkuar dhe tjetra në lëvizje ‘u gëlltitën’ nga rruga që u shemb papritur. Pasagjerët e automjetit fatmirësisht nuk pësuan dëme serioze.

Ata u shpëtuan nga dy ushtarë të cilët ishin gjatë shërbimit të Sigurisë Rrugore. Ushtarët hynë brenda gropës dhe hapën dyert e makinës që të nxirrnin personat e bllokuar që më pas u ngjitën lart.

Sipas informacioneve, çarja e rrugës ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit. Pasagjerët e automjetit në lëvizje pësuan vetëm dëme të vogla dhe u trembën.

“Jemi për mrekulli, mund të kishte shkuar shumë më keq. Jemi gjallë falë gatishmërisë së ushtarëve”, është shprehur Giulio Delle Donne, një prej dy të rinjve që ndodhej në makinë. Ai dhe shoku i tij po ktheheshin nga një festë.

Papritur makina u fundos, “pas më pak se një sekonde ra një pemë dhe u ça një tub uji”, shton ai. “Toka u shemb nën këmbët tona. U ça tubi, mund të ishim bllokuar nga uji. Erdhën tre ushtarë dhe një këmbësor”.

Ushtarët nxorën një prej djemve nga dera e pasagjerit ndërsa tjetrin nga e pasmja. “Ia hodhëm me disa gërvishtje. Falë shpejtësisë së ushtarëve jemi gjallë”.

Zona tashmë është rrethuar. Zyra e Prokurorit po merret me hetimet paraprake për të hedhur dritë mbi shkaqet e shembjes.

Zjarrfikësit dhe Mbrojtja Civile do të kryejnë kontrolle në ndërtesat e zonës ku ka ndodhur shembja e rrugës. Gjithashtu do të sigurohen që rruga të mund të qëndrojë e hapur për të lejuar kalimin e automjeteve nga njëra anë e saj.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!