• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Opinion
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Mitsotakis pranon martesat të së njëjtit seks, revoltohet kisha greke

11/01/2024
in Botë
Mitsotakis pranon martesat të së njëjtit seks, revoltohet kisha greke
Shpërndaje me miqtë

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis mesa duket po përballet me një nga sfidat e tij më të mëdha, pas premtimit për legalizimin e martesës së të njëjtit seks duke ndezur kështu debat të ashpër në vendin e krishterë ortodoks. Mitsotakis pranoi se përmes aftësisë së tij bindëse do të çojë përpara këtë reformë, ndërsa po kundërshtohet nga opozita.

“Unë dhe të gjithë ata që besojnë në këtë legjislacion, duhet të bindim deputetët tanë dhe më pas ata që mund të kenë ende qëndrim negativ. Ajo që do të ligjësojmë është barazia në martesë, që nënkupton eliminimin e çdo diskriminimi bazuar në orientimin seksual. Nuk është diçka rrënjësisht e ndryshme nga ajo që vlen në vendet e tjera evropiane”, deklaroi kryeministri në fillim të vitit 2024, në një intervistë, citon The Guardian.

Ndërhyrja në këtë reformë nga lideri grek, pas mandatit të dytë, tregoi se sa e ndjeshme mbetet çështja e të drejtave të homoseksualëve në Greqi. Në një shoqëri që konsiderohet si një nga shoqëritë më konservatore të Evropës, Mitsotakis, jo vetëm po përballet me mosmiratimin e kësaj reforme, por edhe me rezistencën e fortë nga kisha ortodokse. Klerikët kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se miratimi i martesës së të njëjtit seks do të ishte hapi i parë drejt komunitetit LGBTQ+ që merr të drejtat prindërore, deri në shpërbërjen e shoqërisë greke.

“Fëmijët nuk janë as kafshë shtëpiake, as aksesorë. Asnjë modernizim social nuk mund të zëvendësojë nevojën e natyrshme të fëmijëve për baba dhe nënë”, deklaroi kisha. Po ashtu e ka konsideruar homoseksualitetin një abuzim me trupin dhe një mëkat të madh. Ndërkohë kryeministri grek është kundërpërgjigjur:

“Ne nuk do ta ndryshojmë ligjin për prindërimin. Çiftet e të njëjtit seks ashtu si njerëzit e drejtë mund të vazhdojnë të birësojnë fëmijë. Ideja e grave që shndërrohen në makineri për prodhimin e fëmijëve sipas kërkesës, kjo nuk do të ndodhë”.

Mitsotakis ka pranuar gjithashtu se martesa e së të njëjtit seks duhet kohë për t’u pranuar si propozim, apo edhe kur legjislacioni të kalojë në parlament. Aktualisht më pak se 100 nga 158 deputetët e partisë së tij ka të ngjarë të mbështesin projektligjin. Një sondazh i kryer këtë javë, tregoi se 49% e të anketuarve kundërshtojnë martesën të të njëjtit seks, me 35% pro.

Stay Connected

  • 11.8k Followers

Popular Post

  • Vanesa “harron” të fejuarin, puthje e përqafime me Indrin (VIDEO)

    Vanesa “harron” të fejuarin, puthje e përqafime me Indrin (VIDEO)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • IDF: Kemi marrë urdhër për të vrarë të gjithë Hezbollahun në Libanin jugor

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Reuters: Hakera rusë hynë në mbi 170 email-e të zyrtarëve në Ukrainë dhe vendet e Ballkanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Çfarë i bëra kësaj vajze?”/ Mateo Borri zbulon momentin më të vështirë në Big Brother

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zjarri tek “Arlis”, inxhinieri flet për sabotazh: Vetëm kaliumi mund ta djegë fasadën! Ka shenja se….

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!