Ministria e Shëndetësisë ka bërë një përditësim për personat e lënduar gjatë protestës së ditës së sotme deri në këto momente.
Sipas përditësimit të orës 18:45, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 11 të lënduar.
11 të lënduar, 6 protestues, (mes tyre 3 të mitur), 3 efektivë dhe 2 kalimtarë janë paraqitur në SUT.
Aktualisht në urgjencën Spitalit Universitar të Traumës ndodhen:
– 2 protestues, gjendje e mirë shëndetësore, duke u ekzaminuar.
-1 efektiv policie, gjendje e mirë shëndetësore
Burimi: Kronikë
