Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është kthyer për pak minuta në një ‘arenë lufte’.
Protestuesit me maska u janë kundërpërgjigjur efektivëve të policisë, duke u hedhur mbrapsht gazin lotsjellës.
Ndërkohë, tensionet në protestë kanë vijuar edhe në rrugë të tjera të Tiranës, ku një grup protestuesish të maskuar i kanë bllokuar ato me koshat e mbeturinave, ndërsa dëgjohen të brohorasin njëzëri.
Burimi: Kronikë
